Të gjitha kujtimet e viteve të shkollës së mesme, momentet me shoqërinë, ndeshjet sportive dhe shoqet që kishte njohur i rrëshqitën në mendjen e saj. Kjo mbrëmje do të ishte një moment i paharrueshëm, ku do të festonte përfundimin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri në rrugën e jetës së saj.
Gjithçka ishte gati. Ajo ndodhej në makinën e Benit dhe ishte e lumtur që në këtë natë do të ishte me të.
"O Benushh ndalo se do më bësh disa foto"
"Këtu moj?"-pyet i cuditur ai.
"Po pse çfarë ka?"
"Nuk ka gjë jo."-ai ndalon makinën dhe dalim jashtë.
"Më thuaj, çfarë poze të marr?"-e pyes unë nderkohë ai më sheh me një shikim sikur të më thoshte 'Seriozisht e ke ti?'
"Të duket gjë sikur marr vesh nga këto unë?"
Unë shfryej dhe dal paa makinës duke marrë një pozë që më erdhi në mendje tani. Ai shkrep foton dhe ul telefonin.
"Opp opp çfarë bën ti? Me një foto mendon se do shpëtosh?"-qesh unë.
"Do bëhemi vonë o Rai"
"Mbyllee po bë foto"
Ai shkrepte fotot ndersa unë vazhdoja të merrja poza.
"Mir mjaft me kaq tani"-shkoj drejt tij dhe shoh fotot. Te disa kisha dalë keq por shumicat ishin të bukura. -"Oo sa super"-e puth në faqe dhe futem në makinë duke e lënë atë të surprizuar, arrij ta dalloj buzëqeshjen e tij teksa u fut brenda.
Gjatë rrugës bëj disa foto me të. Mbërrijmë në lokalin ku do të bëhej mbrëmja matures dhe Beni del jashtë për të më hapur derën, më zgjat dorën dhe unë ia kap. Duke hyrë në lokal, muzika dhe dritat e ndezura e përshkuan atmosferën festive të mbrëmjes. Ndjeva zemrën të rrihte me ritmin e muzikës dhe energjinë e shokëve/shoqeve të mi që ishin të mbledhur aty. Një vështrim i shkurtër dhe arrita të shikoja fytyrat e të gjithëve të lumtur e duke qeshur me shakatë e tyre.
U ulem në vendet tona dhe pasi filloi një muzikë dolëm të gjithë të kërcenim së bashku. Në një moment sytë më shkuan te Arjani kisha kohë pa e parë dhe kuptova që nuk kam asnjë ndjenjë kur e shoh tani. Në vend që të ndihesha e mbytur nga kujtimet dhe ndjenjat e vjetra, i përqendroj sytë te e tashmja, te Beni, i cili ishte pranë meje ulur në karrige dhe po më shihte.
"Oo bukuri"-dëgjoj zërin e Aleksit dhe qesh, kthehem nga ai.
"Hë mo paske ardhur ti?"
"Mungoj nëpër festa unë?"-qeshim dhe vazhdojmë të kërcejmë.
Pas pak shkoj dhe ulem pranë Benit.
"U lodhe?"-më pyet sapo më sheh.
"Poo"-përgjigjem duke pirë pak ujë.
Daniela vjen drejtë meje me buzëqeshje në fytyrë.
"Sa e bukur o Zot!"
"Edhe ti nuk mbetesh pas."
"Sa shkoni bashkë! I dashuri?"-pyet ajo. Tani u kujtova që nuk ia kisha prezantuar Benin.
"Hahaha, jemi shokë."
Ajo zgjat dorën drejt Benit duke e takuar.
Raina shkon të marrë pak verë dhe pastaj shkoi të kërcente përseri. Kishte pirë disa gota dhe tani dukej se ishte dehur. Afrohet pranë Benit duke i pëshpëritur në vesh që do shkonte në tualet dhe largohet duke bërë disa lëvizje qesharake.
Pasi doli nga tualeti u ballafaqos me një fytyrë të njohur.
"Nuk po të kujtohem yllo?"-buzëqesh djallëzisht ai.-"Erioni."
"Ah ti, debili."
"Hahahahhaha"-bën një të qeshur fallso ai dhe e mbështet në mur.-"Sa aromë të mirë mban yllo."
"Ka mundësi të largohesh?"
"Po sikur të them jo?"
Sapo do të prekte buzët e saj përfundoi i shtrirë në dysheme.
"Kush dreqin je ti?"-dëgjon zërin e Benit.
Erioni ngrihet dhe shikon me nerva Benin.
"Ti kush je?"
"Unë jam i dashuri saj, tani ti kush dreqin je??"
"Ou yllo nuk më ke thënë që ke të dashur?"-ai hedh shikimin nga Raina duke buzëqeshur djallëzisht.
"Nga e njeh Rainën ti?"-pyet kurioz Beni pasi ai e ka ndjekur në cdo hap dhe nuk ia kishte idenë kush ishte personi përballë tij.
"Ah nuk të ka thënë e dashura? Kemi pirë kafe një ditë."
Beni kthehet nga Raina i habitur. Ajo thjeshte e sheh dhe kafshon buzën duke ulur sytë poshtë.
"Po si e lë të dashurën kështu mër burr, del në lokale me cunat e botes"-buzëqesh në cep të buzës Erioni duke i hedhur benzinë nervave të tij.
"Shk***at"
I gjuan me grusht duke e rrezuar përseri në dysheme. Erioni ngrihet dhe i gjuan në bark dhe pastaj në fytyrë por që Beni iu shmang. I kap krahun dhe e godet në bark e shtyn dhe bie në dysheme. Pastaj kap Rainën nga dora dhe para se të dilnin dëgjon atë të thotë 'buzët e saja janë të mrekullueshme'
I acaruar në kulm e tërheq drejtë daljes dhe shkojnë pranë makinës.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️