"Nese doje te na tmerroje, urime. Ja arrite qellimit." Pershperiti Bel, i cili kapi doren e Megamit menjehere dhe mbylli syte. Nuk donte te mendonte per ate qe Katsumi sapo i tha, por ajo heshtje po fillonte ta tmerronte ende me shume.
"Zombi i evoluar rrotull?" Pyeti Meg me zerin qe i dridhej. Donte te dinte nese supozimi i tij ishte i sakte.
"Jo, nuk jane vetem rrotull nesh. Jane te shperndare ne te gjithe qytetin. Mund te kete pese ose me shume zombi te evoluar dhe ky eshte nje problem i madh. Dhe eshte gjithashtu e pamundur. Eshte vetem dita e peste apo e gjashte. Ugh, kam humbur numerimin e diteve. Por, si kane arritur te mbijetojne disa njerez ne kete qytet deri tani? Nese supozojme se jane ende gjalle sigurisht." Pershperiste Katsumi, e cila dukej sikur po fliste me veten me shume dhe kishte filluar te endej neper dhome. Asaj dukej sikur nuk i bente pershtypje aspak situata ne te cilen ndodheshin, duke i bere djemte ta shikonin plot habi dhe dyshim.
"Megami, ke qene ne kete qytet me pare?" E pyeti ajo papritur, duke e bere te çuditej pak, por ai u pergjigj menjehere.
"Po, une dhe Vesna jemi rritur ketu. Vetem disa dite para apokalipsit shkuam te gjysherit ne fshat per vizite."
"Pra, ti e njeh mire kete qytet?" Ai pohoi me koke. "Cila eshte ndertesa me e larte e qytetit? Domethene çfare eshte saktesisht? Ndonje biznes, pallat apo-"
"Oh, eshte nje qender tregtare." E nderpreu ai. Nuk po e kuptonte perse ajo po i bente keto lloj pyetjesh, por e besonte Katsumit. Ajo ishte me e rritur dhe me me shume ekperience se ata te dy dhe e vetmja qe mund ti nxirrte gjalle nga kjo situate.
"A e di çfare lloj ndertesash ndodhen rreth saj?" Vazhdoi te pyeste ajo.
"Uh...shume dyqane, restorante, nje muze, nje hotel dhe nje banke-"
"Sa larg eshte banka nga qendra tregtare?"
"Vetem pese minuta larg nese e ben rrugen ne kembe." Katsumi dukej sikur po mendohej pak, pastaj buzeqeshi.
"Po tani çfare ke, ti femer e çmendur?" E pyeti Bellamy papritur.
"Sapo zbulova se si kane mbijetuar njerezit ne kete qytet deri tani." Tha ajo duke i habitur pak.
"Si?" Pyeti Meg menjehere.
"Po mendoja se ishin budallenj qe qendronin ne ndertesen prej te ciles vinte drita, por ka shume mundesi qe ata te mos jene atje, por te banka. Me pyesni perse." Tha ajo duke i bere te dy te rrotullonin syte.
"Perse?" E pyeti Bel, duke e pare me inat.
"Sepse bankat jane nje nga vendet me te sigurta qe mund te gjesh ne nje apokalips. Kane sistem sigurie te avancuar dhe plot kamera per mbikeqyrjen e vendit. Ata me siguri kane ngecuar ata brenda. Tani, si mendoni ju...Perse zombit spo vijne pash nesh?" I beri ajo serish nje pyetje.
"Sepse nuk jemi te shijshem?" Tha Bel, duke e bere Katsumin te rrotullonte syte.
"Sepse zombit e evoluar duan te behemi ushqimi i tyre dhe spo lene te tjeret te na hane?" Sugjeroi Meg, duke bere Katsumin ti binte ballit me koke.
"E para, çdo njeri eshte i shijshem per zombit. E dyta, nese zombit e evoluar donin te na hanin, do ishim bere ushqimi i tyre qe ne momentin qe shkelem ne kete qytet."
"Atehere perse jemi ende gjalle?" Pyeti Bellamy, i cili dukej teper konfuz.
"Zombit e evoluar mund te kene pak inteligjence dhe kur them pak, dua te them kane inteligjencen e nje femije 3 vjeçar. Nese nje femije i uritur ka perpara nje ushqim te shijshem dhe nuk e arrin dot, çfare ben ai?"
"I kerkon nje te rrituri ta mar per te?" U pergjigj Megami duke u perpjekur te kuptoj ku donte te dilte Katsumi me keto pyetje.
"Akoma nuk po kuptoni?" Tha ajo duke i pare te dy plot zhgenjim. "Zombit e evoluar jane femijet e uritur. Njerezit brenda bankes jane ushqimi i shijshem. Kush jemi ne?"
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...