37. Çfare lloj perbindeshi qenka ajo femer?!

54 10 2
                                    

Nuk e kishte provuar ndonjehere te kontrollonte mendjen e zombive, por e provoi pa menduar me gjate. Mbylli  syte dhe aktivizoi aftesine e saj Devour. Kur i hapi serish, ata ishin ngjyre e kuqe si gjaku. Ai shikim i saj pershkoi mendjen e te dy zombive, duke i bere te binin ne gjunje menjehere.

Alhenas nuk i kishte pelqyer kurre aftesia e kontrollit te mendjes, por kete here ishte e detyruar ta perdorte. Edhe perse zombit ishin teknikisht te vdekur, nje pjese e vogel e trurit te tyre ishte ende gjalle dhe kjo ishte ajo qe i bente zombi. Permes asaj pjese te vogel te trurit, Alhena arriti te gjente disa kujtimeve te personave qe ata kishin qene me pare.

"Isha gjithnje kurioze te dija si do te reagonte nje zombi nese perjetonin edhe njehere momentin kur u kthyen ne te tille. Ishte kaq e lehte...duhet ta kisha bere kete gje me pare!" Tha ajo me nje buzeqeshje djallezore, ndersa i shikonte te vuanin e te ulerisnin.

Te dy zombit e evoluar filluan te bertisnin prej dhimbjes kur iu kujtua çasti qe u kthyen ne keto krijesa te shemtuara. Njeri prej tyre nguli thonjte ne fytin e tij, por kjo gje nuk e vrau.

"Ah, jo! Me ler te te tregoj une si vritet nje zombi." Ajo shkoi me shpejtesi drejt tyre dhe thiken qe kishte ne njeren dore e kaloi permes fytit te zombit qe po perpiqej te largohej prej aty.

"Do ishte bukur te shikoja nje zombi te kryente vetevrasje, por me ler te te ndihmoj." Iu drejtua zombit tjeter, i cili kishe ngulur thonjte ne fytin e tij, por jo mjaftueshem per ta keputur koken prej trupit. Nuk priti me gjate dhe e eleminoi edhe tjetrin brenda disa sekondash. Ne fund, u rrethua prej zombive qe ndodheshin rrotull, te cilet filluan te nxitonin drejt saj si te terbuar kur lideri i tyre u eleminua.

"Mu hiqni sysh, ju insekte!" Bertiti ajo papritur dhe ndersa prej njerit krahe po i dilte gjak, me tjetrin shtrengoi fort thiken dhe filloi te vraponte drejt nje makine. U hodh siper saj dhe filloi te ecte siper makinave, duke shmangur keshtu shume zombi dhe u hodh prej makines se fundit, per te vrapuar drejt nje rruge qe kishte shume pak zombi. Ata qe i dilnin para i eleminonte me njeren dore, por ishte nje tufe e tere qe po e ndiqte nga pas dhe po humbiste shume gjak. Nuk e dinte per sa kohe mund te vraponte. I duhej te gjente nje vend te sigurt per tani dhe te mjekonte plagen.

"ALHENA!" Degjoi emrin e saj papritur dhe ktheu koken per te pare Megamin qe po qendronte ne hapesiren mes dy pallateve. Ajo vrapoi drejt tij pa menduar me gjate. I kishte thene te mos levizte prej vendit te sigurt qe kishte gjetur me pare, por ai kishte ardhur per ta ndihmuar gjithsesi. Aty ndodheshin disa shkalle qe te çonin ne tarracen e pallatit. Megami po e veshtronte plot shqetesim.

"Mjaft me pe mua. Ngjitu!" Bertiti ajo dhe ktheu koken per te pare tufen me zombin qe u futen mes pallateve. Megami u ngjit menjehere, por kthente shpesh koken pas per te pare Alhenan. Ajo filloi te ngjitej pas tij, por ishte me e ngadalte, sepse i duhej te ngjitej me nje dore.

"Nxito!" Bertiti Meg, i cili po shikonte nje zombi qe ishte gati te kapte kemben e saj. Alhena nuk po ngjitej dot me lart, por e gjuajti ate zombin me shqelm ne fytyre, duke e bere te binte pas. Megjithate, shume te tjere rrethuan shkallet, por fatmiresisht, zombit nuk mund te ngjiteshin askund.

Alhena vazhdoi te ngjitej ngadale, por humbja e gjakut po i bente mendjen te trullosej, ndihej shume e lodhur, ndonjehere i dukej sikur nuk po merte dot fryme. Zemra po i rrihte shpejt dhe koka po i dhimbte shume. Nuk po perqendrohej dot te gjeja e vetme qe duhej te bente ne ato momente, te ngjitej.

"Alhena, nuk me dukesh mire. Po humbet shume gjak. Te lutem qendro zgjuar." Megami kishte frike se mos i binte te fiket ne ato momente dhe nese kjo gje ndodhte, trupi i saj do binte pikerisht mbi tufen me zombi qe ndodhej poshte tyre.

"Jam mire. Thjesht, vazhdo te ngjitesh." U pergjigj ajo me veshtiresi. Sa here qe mbyllte syte, donte vetem te relaksohej e te flinte per pak, por zeri i Megami e kthente serish ne realitet.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now