"Hej, do e braktisim kete makinen ketu sepse nuk ka per te duruar me gjate." I informoi Alhena sapo iu afrua makines se tyre. Vesna dhe Megami ishin ende pak konfuze dhe kur pane pak me pare Alhenan te rrezonte pertoke gjashte persona te evoluar njekohesisht, ishin mese te shokuar.
"Nese e braktisim makinen, a do udhetojme ne kembe?" E pyeti Megami me pabesi.
"Sigurisht qe jo. Keta budallenj-ehem-njerezit e evoluar u treguan zemergjere dhe thane se do te na japin nje prej makinave te tyre te blinduara." I informoi ajo me nje buzeqeshje ne fytyre, duke i shokuar me shume.
"Alhena...mos ndoshta i kercenove?" E pyeti Megami me pabesi.
"Mos fol marrezira! Une thjesht i kerkova te na jepnin nje makine dhe ata nuk kundershtuan. Ky nuk eshte nje kercenim! Pastaj, çfare ju bene te mendoni se une mund te kercenoj 12 njerez te evoluar?"
"Hm...fakti qe ti rrezove pertoke gjysmat prej tyre ne te njejten kohe?" Tha Megami me nje ze te ulet, sikur as vete nuk e besonte ate qe tha.
"Ata thjesht po pretendonin! Si mund une te luftoj aq shume persona njekohesisht-"
"Mjaft u talle! Te gjithe pame rrymen elektrike qe goditi te gjashte ata persona. Ajo eshte aftesia qe ti more prej zombit te evoluar ne Onesti. A mendon se jemi te verber apo çfare?"
"Oh, jo. Mos u merzit, Vesna. Ata nuk duan te na bejne keq gjithsesi. Thjesht do na shoqerojne deri me destinacionin e radhes. Per me teper, eshte me mire te udhetojme me ta. Edhe perse nuk duken aq te forte, secili prej tyre ka aftesi te dobishme dhe s'do kemi nevoje as te levizim nje gisht per te luftuar me zombit gjate rruges." Tha ajo me nje ton arrogant, duke i lene pa fjale vella e moter per disa çaste.
"S'duken te forte? Cila pjese e skuadres se tyre te jep kete pershtypje, e dashur?" Vesna ishte e para qe reagoi dhe po e shikonte Alhenan plot irritim.
"Pra, ti po i konsideron ata si roje?" Pyeti Megami me vone, me pabesi. Sido qe i shikonin ata persona perballe, nuk dukeshin aspak te dobet.
"Ejani. Nxitoni. Dielli do perendoje pas pak. Duhet te largohemi e te gjejme nje strehe per naten sa me pare."
Diten tjeter, ata ndaluan ne qytetin e radhes, ku takuan Halonan dhe Keison, bashke me skuadrat e tyre. Tashme po udhetonin si nje grup i madh, ishin rreth 23 persona, por jo vetem qe udhetimi nuk u veshtiresua, por po shkonin drejt destinacionit te tyre me shpejt se sa e kishin imagjinuar.
Duke qene se ky grup ishte plot me njerez te evoluar, Alhena dhe miqte e saj kishin shijuar disa dite ne qetesi. Megami ishte ende ne gjendje shoku, nuk fliste shume dhe qendronte shpesh ne vetmi, dhe Vesna nuk dinte si mund ta ndihmonte. E shikonte vellain e saj te perkeqesohej perdite dhe ndihej kaq e shqetesuar.
"Hej, çfare problemi ka djaloshi? Nga te gjithe ne, aftesia e tij eshte me e dobeta. Perse nuk fillon te trajnohet, por qan pa pushim çdo dite?" Pyeti Keison, duke iu afruar Vesnas, e cila po qendronte mbeshtetur te njera makine, ndersa veshtronte vellain e saj. Megami qendronte brenda nje makine me koken mbeshtetur te xhami, dukej sikur po flinte, por lotet ne faqet e tij binin vazhdimisht.
Ata kishin ndaluar prane nje supermarketi per tu furnizuar me ushqime, por vetem dy skuadra ishin futur brenda, duke lene te tjeret te prisnin jashte.
"Humbi nje mik pak dite me pare." U pergjigj Vesna.
"Nuk eshte i vetmi. Te gjithe kemi humbur plot njerez te dashur kur apokalipsi filloi. Nese fillonin te qanim per secilin prej tyre, nuk do ndalonim me."
"Ai vdiq duke i shpetuar jeten vellait tim." Shpjegoi. Vesna.
Keison dhe Halona ishin ndryshe nga Sila dhe Gwen. Ata nuk e provokuan aspak Alhenan kur u takuan, madje filluan te bisedonin me te sikur njiheshin me pare. Keison ishte shume llafazan, ndersa Halona duhej te informonte Hedeon per gjithçka, prandaj donte te dinte çfare kishte ndodhur. Ne fillim, Gwen dhe Sila u treguan indiferente ndaj Alhenas dhe miqeve te saj, por sapo Keison dhe Halona iu bashkuan grupit te tyre, situata ndryshoi.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...