65. A do te jesh e dashura ime?

56 8 2
                                    

Katsumi u largua prej Bullgarise per ti dhene me shume kohe Misas te mendonte per mundesine qe i kishte dhene. Boyan nuk mund ta shoqeronte, duke qene se i duhej te kujdesej per vajzat e tij, por tani ishin gjithnje ne kontakt me njeri-tjetrin dhe Katsumi kishte ndermend ti bente nje surprize nese gjerat shkonin sipas planit te saj.

Ne ato momente sapo kishte mberritur ne Rumani, me sakte ne qytetin Onesti dhe ishte vrenjtur ne fytyre, duke qene se e mbante mend shume qarte se çfare kishte ndodhur ne kete qytet apokalipsin e kaluar. Tani ishte e sigurte qe ky qytet i perkiste komplet Genesis, duke qene se e gjithe popullsia ishte kthyer ne zombi vetem ne ditet e para te apokalipsit.

Ajo ishte afer shtepise se Vesnas dhe ishte pak nervoze ne ato momente. Megjithate, e vuri re se nje person po e ndiqte dhe sapo ai person u perpoq ti kapte doren, ajo u kthye menjehere drejt tij, i kapi doren, duke ia perdredhur dhe ishte gati t'ia thyente, por kur pa ate fytyre te njohur, ndaloi menjehere dhe beri disa hapa pas.

"Me fal, mendova se doje te me sulmoje." Katsumi ishte ne panik, sepse sapo kishte sulmuar miken e saj. Dhe nuk donte qe gjerat te shkonin keq qe ne takimin e pare. Po sikur ajo ta urrente? Kjo do i veshtiresonte gjerat me shume...

"Dreq, çfare force paske! Me pelqen nje femer e forte! A do te jesh e dashura ime?" Kur degjoi Vesnan ta komplimentonte e ti fliste ne ate menyre, per nje moment mendoi se ajo kishte kujtimet e jeteve te kaluara. Ishte pak e hutuar, por arriti te qetesohej shume shpejt.

"Me vjen keq, por kam nje te dashur. Nuk ma ben zemra ta tradhetoj." Ajo vendosi njeren dore ne zemer, e dukej sikur ishte ne dhimbje, por Vesna e dinte se po tallej. "Pra, po me ndiqje sepse re ne dashuri me shikim te pare me mua?" E pyeti Katsumi dhe i shkeli syrin, duke e bere Vesnan te buzeqeshte.

"E kush nuk mund te bjer ne dashuri me shikim te pare me nje femer kaq te forte e te bukur?" Ia ktheu ajo, ndaloi per pak çaste e dukej nervoze. Ne fund, vendosi te thoshte ate qe donte, edhe perse e dinte qe kjo vajze mund te mendonte se ishte e çmendur.

"Ne fakt, po te ndiqja sepse mendova se dukesh shume familjare. Nuk di si ta shpjegoj, por sapo te pash, kisha nje ndjenje sikur njihemi dhe erdha pas teje pa e kuptuar as vete perse..."

"Oh, une jam e sigurte qe nuk jemi takuar me pare. A mos ndoshta me ke pare ne endrra?" Nga toni i zerit te saj mund te dukej sikur po tallej, por Katsumi ishte teper serioze ne ato momente.

Nuk e dinte nese Vesna mbante mend diçka prej jeteve te kaluara, prandaj donte ta konfirmonte kete gje. Megjithate, deri tani dukej sikur ajo e kishte ndjekur instiktivisht.

"Jo, thjesht...me pelqen ti! Shtepia ime eshte afer. Nese do, mund te pime diçka e te bisedojme bashke. Neqofte se je e zene, atehere me jep numrin tend dhe shihemi me vone. Nuk kam per te hequr dore kaq lehte, dua te behesh e dashura ime!" Vesna dukej qe po tallej per kete pjese, por Katsumi e shikonte qarte vendosmerine ne syte e saj. Dukej sikur Vesna nuk do te hiqte dore kaq shpejt dhe ajo i besonte shume instikteve te saj.

Ne ato momente, instikti i thoshte te mos e lejonte kete vajza te largohej prej saj. Duhej ti qendronte afer, ose do te humbiste shume. Nuk e dinte çfare mund te humbiste dhe kjo situate po e bente konfuze, por Vesna injoroi arsyen perse po ndihej keshtu dhe i kapi doren Katsumit, duke mos e lejuar te largohej. Po e shtrengonte aq forte, ndersa priste pergjigjen e saj, sikur nuk do te pranonte nje refuzim.

Nderkohe, Katsumi kishte nje buzeqeshje te vogel ne fytyre. Kuptoi se Vesna ishte pothuajse njesoj si ne apokalipsin e kaluar, e ndoqi nga pas edhe perse nuk e kuptonte perse e beri, por ajo injoroi çdo gje dhe i besoi instikteve te saj.

Pothuajse ne çdo apokalips, ajo ishte sjell ne kete menyre ne fakt. E kishte kaq te lehte ti afrohej e kembengulte te ishte mikja e saj. Edhe perse kurre nuk i ishin kthyer kujtimet, thelle brenda vetes, e dinte qe Katsumi ishte nje person teper i rendesishem per te dhe nuk largohej kurre prej saj.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now