"Le te nisemi." Foli Katsumi pas pak minutash. Te dy djemte ishin gati dhe nuk kundershtuan.
"Kemi shume pak plumba." Komentoi Megami papritur.
"Ska problem. Kemi ende thika dhe arme te tjera te ftohta." Ia ktheu ajo dhe filloi te ecte drejt qytetit. "Di ti perdoresh apo jo?" E pyeti sa per siguri.
"Uh, ne fakt nuk kam provuar te vras ndonje zombi me arme te ftohte. Jam mesuar me pushken..." Katsumi donte ti binte murit me koke kur mendonte se kishte dy femije me vete ne mes te nje apokalipsi qe as nuk dinin te perdornin armet.
"A keni ndonje radio me vete?" I pyeti ajo dhe Bel nxorri menjehere njeren prej çantes.
"Sigurisht, por perse te duhet?" E pyeti Megami.
"Dua qe Bel te perpiqet te kontaktoj me ndonje. Ndoshta ka ende disa te mbijetuar ne kete qytet..." Ato fjale e bene Megamin te merzitej pak, por i dhane edhe shprese ne te njejten kohe. Bellamy dukej i entuziasmuar dhe filloi te fliste duke mbajtur radion prane gojes.
Ata po ecnin njeri pas tjetrit duke u perpjekur te mos benin asnje zhurme dhe po ndiqnin Alhenan, kur ajo papritur ndaloi dhe beri disa hapa pas. Menjehere vendosi doren mbi gojen e Bel qe ai te pushonte se foluri dhe i beri me shenje Megami te mos fliste.
Ne fillim menduan se kishte zombi rrotull, por asnje nuk po shfaqej, megjithate te tre ndiheshin sikur ishin ne rrezik te madh.
"A mund te me thoni çfare po ndodh? Po me dridhen kembet prej frikes." Pershperiti Bel pas pak. Ai vertete ndihej sikur duhej te vraponte sa me shpejt te mundej, por kembet nuk i bindeshin.
"Une ndihem sikur dikush na ka ngulur syte, vetem se eshte teper i rrezikshem dhe dua vetem te largohem prej ketu." Foli Meg pas tij. Alhena po i shikonte me çudi. Ata nuk supozohej te ndjenin rrezikun kaq shume, vetem nese ishin njerez te evoluar...por a ishte e mundur?
"Qendroni pa levizur dhe mos flisni." Pershperiti ajo kur ndjeu ende me shume frike se me pare. E kuptoi qe ne fillim se kjo ishte aftesia e nje zombi te evoluar, por nuk dinte nese mund ta vriste nese kishte keta te dy rrotull. Nuk po i besohej qe u ndeshen me nje zombi te evoluar sapo u futen ne kete qytet.
Megami po dridhej i gjithi, por nderkohe shtrengonte forte pushken qe kishte ne duar. Bellamy kishte kapur krahun e tij dhe donte te bertiste per ndihme, por kishte vendosur nje dore mbi goje dhe thjesht po perpiqej te qendronte ne kembe. Ndersa Alhena kishte armet neper duar dhe nderkohe po perpiqej te luftonte kunder asaj frike qe po i pushtonte mendjen.
"Katsumi, kam frike." Pershperiti Bel pas pak dhe ishte gati te qante. Edhe Meg dukej i tmerruar. Megjithate ende nuk po shikonin asnje zombi. Por, perse po ndjenin kaq frike atehere? Ishin te dy teper konfuz.
"Hej, me shikoni ne sy. A po me degjoni?" Ata po lexonin buzet e saj, por nderkohe po degjonin shume zhurma dhe dukej sikur truri do i shperthente nga gjithe keto mendime.
"Hej, hapini syte dhe me shikoni mua. Eshte thjesht nje zombi! Mos e lini te futet ne mendjen tuaj." Ajo po perpiqej te kthente ne realitet djemte, por ata rane ne gjunje dhe po mbanin koken me duar. Donte ti ndihmonte, por nuk dinte çfare te bente. E vetmja menyre per ti mbajtur ata gjalle ishte te vriste zombin.
E dinte qe nuk kishte shume shanse, por gjithsesi e la zombin te futej ne mendjen e saj, por nderkohe ra ne gjunje e po mbante koken me duar. Ishte nje dhimbje aq e tmerrshme kur dikush perpiqej te te kontrollonte mendjen. Ajo e kishte perjetuar diçka te tille me pare dhe ky zombi sapo ishte evoluar, prandaj nuk ishte aq i forte. Alhena u perqendrua ne kujtimet e saj dhe po mendonte vetem per momentet kur ndihej me keq. Frike, dhimbje, zemerim, neveri, trishtim, vetmi, inat...
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...