58. Gjithçka duhet te kete nje fund.

50 11 5
                                    

"Katsumi, me shiko ne sy. Te lutem, a mund te me shikosh ne sy?"

Nese nuk mundej ti ndryshonte mendjen, atehere do te perdorte aftesine e tij dhe do te kthente kohen edhe njehere pas. Dimitri ishte i vendosur te ndalonte kete marrezi.

Nuk e dinte çfare kishin ndermend te benin keta te dy, por kishte nje parandjenje te keqe dhe mund te ndjente rrezik ne ato çaste, por jo prej Hedeon. Ishte e qarte se Hedeon po perpiqej shume te mos e lendonte, thjesht ta mbante te zene per disa çaste qe ai te mos reagonte.

Rreziku qe ndjente po vinte prej personit qe ndodhej perballe tij e po e shikonte plot dashuri e trishtim. Çdo gje i thoshte ta ndalonte Katsumin ne ato çaste.

I duhej vetem nje çast. Mjafton qe Hedeon ta linte te qete per nje sekond dhe ai do te ishte serish ne kontroll te situates. Dhe ai moment erdhi se shpejti.

"Si te duash ti, dashuri." Alhena nuk kishte frike ta shikonte ne sy dhe pranoi menjehere. Megjithese kishte ulur koken kur ai i kerkoi ta shikonte ne sy, ajo ishte gati ta bente gjithsesi.

Ishte Hedeon ai qe nuk e permbajti dot veten dhe bertiti. "Mos e bej."

Ne ate moment paniku, ne vetem nje milisekonde qe Hedeon u shperqendrua, Dimitri u largua prej kontrollit te tij te mendjes, madje e sulmoi mbrapsht, duke e bere Hedeon te bente disa hapa pas e ti dilte gjak prej gojes.

Nuk e lendoi shume, ai donte vetem qe Hedeon te mos e ndalonte dot ndersa ai kthente kohen pas per nje here te fundit.

E vetmja arsye perse i kerkoi Katsumit ta shikonte ne sy ishte te shperqendronte Hedeon, plus donte te shikonte fytyren e saj per nje here te fundit. E dinte qarte se çfare do te humbiste nese kthente kohen pas kete here. Jo vetem aftesine e tij, por edhe shikimin...Gjithsesi, ishte i vendosur ta bente.

Dimitri ishte duke menduar se kishte kontroll mbi situaten ne ato momente, por vetem kur Katsumi ngriti koken dhe pa syte e saj ne ngjyre gjaku e kuptoi se sa gabim ishte. Ajo kishte qene ne kontroll qe ne fillim!

Madje kishte perdorur Hedeon kunder tij, kishte parashikuar se ai do te sulmonte vellain e tij vetem per te pasur nje mundesi qe te perdorte aftesine e tij.

Nuk dinte si te ndihej ne ato çaste. Duhej te ishte i inatosur, por nuk mundej te zemerohej me te. Ne fakt, ndihej krenar dhe pak i lumtur.

Me ne fund, Katsumi qe ai donte ishte perballe tij. Kjo ishte femra me te cilen ai kishte rene ne dashuri, nje person komplet i pashpirt, por kur behej fjale per dike qe ajo vertete do, ndryshon komplet.

Dhe nese dikush prek personat e saj te dashur, ajo kthehet ne nje perbindesh te frikshem dhe ne nje makth per te tjeret. Dhe kjo femer kaq e veçante ishte e tija.

Ishte i lumtur per kete fakt, por edhe pak i irrituar. Sa do qe ti lutej, ajo nuk do ta lejonte kurre ta perdorte aftesine e tij edhe njehere. Ajo nuk do ta lejonte te lendonte veten edhe njehere. Arrinte ta shikonte qarte vendosmerine ne syte e saj.

Ai u dorezua sapo pa ata sy te pergjakur. Duhej ta kishte ditur se Katsumi nuk do e kishte lene ta kthente kohen pas kete here.

Ne ato çaste, ne syte e tij reflektohej i gjithe trishtimi i kesaj bote. Ata sy lutes po e kercenonin dhe adhuronin ne te njejten kohe, duke e bere Alhenan te buzeqeshte.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now