57. Mos ndoshta ka ardhur koha te vdesim?

47 11 0
                                    

"Une diçka nuk kuptova. Perse zombit po evolohen kaq shpejt valle?" Pyeti Emel.

Fokusimi te gjithe te tjereve ishte te fakti se ishin brenda nje laku te caktuar kohor dhe po jetonin vazhdimisht permes nje apokalipsi, ata as nuk e kuptonin se si Emel mund te bente pyetje kaq idiote.

Te gjithe ishin mbledhur ne nje dhome e po diskutonin ngjarjet qe kishin ndodhur diten e djeshme, ndersa prisnin per Dimitrin dhe Alhenan qe ti nderonin me prezencen e tyre.

"Une as nuk dua te mendoj me. Me duket sikur asgje nuk ka kuptim." Pershperiti Megami, pastaj perplasi koken mbi tavoline. Dukej kaq i lodhur. Keto ngjarje i kishin larguar Bellamin nga mendimet e tij per pak çaste, por po e benin me konfuz se me pare.

"Gjithçka ne rregull?" E pyeti Vesna, ndersa vendosi nje dore ne koken e tij dhe po e perkedhelte vellain e saj sikur te ishte nje femije. Ai thjesht pohoi me koke dhe i dha nje buzeqeshje.

"Eshte thjesht e pabesueshme! Si mundet nje person i vetem te kthej kohen pas?" Bertiti Keison papritur e perplasi njeren dore ne tavoline, duke trembur disa te tjere.

Dje, ai dukej sikur po arrinte ta perballonte situaten mjaft mire, por pas nje nate pa gjume per shkak te ketyre ngjarjeve shokuese, tashme e kishte kuptuar se fjalet e Hedeon dhe Alhenas ende dukeshin si perralla.

"Une dua te besoj gjithçka. Por, perseri..." Gwen mbeshteti koken ne supin e Silas dhe dukej ne mendime te thella, por me siguri ishte duke menduar çfare ushqimi do te hante me vone.

"Une nuk shoh asnje zgjidhje edhe sikur gjithçka te jete e vertete. Nese koha po pershpejtohet-" Komentoi Volkan papritur, por u nderpre menjehere kur dikush tjeter filloi te fliste.

"Nuk po pershpejtohet. Koha po mbaron." Tha Halona, plor seriozitet. Ajo dhe Volkan dukeshin personat me te qete ne ate dhome. Te dy thjesht kishin shume besim te Hedeon dhe nuk mund te mos e besonin.

"Hej, Elif u kthye. Perse nuk po e shoh Jarah rrotull? Ajo qendronte gjithnje prane teje." Komentoi Sila papritur, duke bere Elif te ndalonte hapat te dera e dhomes dhe po i shikonte plot inat.

"Mjaft i pe ashtu. Ata as nuk e kane takuar Jarah gjate rruges. Nuk mund te vendosesh fajin mbi te tjeret, kur ishe ti ajo qe e lejove te largohej." Komentoi Hedeon papritur, duke e acaruar Elif me shume.

"Um...bos? Alhena me tha se e kishte takuar Jarah ne qytetin plot zombi, Onesti. Jarah madje i kishte thene se ajo ndodhej atje ne urdherat e tua, por fatkeqsisht humbi jeten gjate perpjekjes se tyre per tu larguar prej qytetit." Shpjegoi Halona papritur, duke bere qetesine te pushtonte dhomen per disa çaste.

"Eshte faji i saj! Vete kerkoi te dilte prej nje vendi kaq te sigurte e te futej ne nje qytet zombish."

"Elif, mjaft! Kontrollo inatin tend." Iu drejtua Hedeon me nje ton te ashper, duke e bere te qendronte ne heshtje per disa çaste.

Ne fakt, Jarah dhe Elif kishin qene shoqe prej vitesh, ishte e pamundur qe Elif te mos ndjente keqardhje ne ato çaste. Ajo thjesht ishte ende e irrituar me faktin se nuk arriti ta ndalonte Jarah kur ajo u largua.

"Oh, qenkeni te gjithe ketu." U degjua nje se teper entuziast pas pak, duke i bere te gjithe te kthenin kokat drejt deres, ku qendronin Dimitri dhe Alhena.

Alhena terhoqi Dimitrin brenda ne dhome, ndersa mbante doren e tij e nuk e leshonte per asnje çast.

Vetem pak sekonda me vone, dhoma u izolua, duke bere Dimitrin te kishte menjehere nje parandjenje te keqe.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now