21. Mos guxoni ti afroheni ketij qyteti!

53 8 3
                                    

Rruga ishte teper e gjate dhe kishin kaluar vetem tre ore. Misa nuk qendronte dot me shume ne trupin e Milas, prandaj ndaloi makinen dhe po qendronte per pak me syte mbyllur.

"A lodhesh kur perdor trupin e saj? Te ben me te dobet, apo ben Milan me te dobet?" E pyeti Alhena, e cila kishte dale prej makinas dhe po qendronte afer Misas, duke e veshtruar me vemendje.

"Je shume kurioze, Alhena. Ndoshta do te ta them heren tjeter." Pershperiti ajo dhe buzeqeshi pak, para se syte ti mbylleshin prej lodhjes dhe floket ti ktheheshin ngadale ne ngjyren e zeze. Alhena e mori trupin e saj ne krahe dhe e vendosi ne sediljet e pasme, duke lene Kiban te kujdesej per Milan, e cila ishte duke fjetur. Ndersa ajo shkoi drejt vendit te shoferit dhe nisi serish makinen.

"Nuk ju pyeta para se te niseshim, por besoj se kemi ende ushqime, apo jo?" Foli ajo papritur.

"Fale teje, po. Kemi ende ushqime dhe plumba. Por, ushqimet mund te zgjasin vetem pak dite e jo me shume." U pergjigj Agata.

"Duhet te ndalojme ne Onesti edhe nese nuk duam, atehere. Kur te futemi ne qytet, me kujtoni te kerkojme per ndonje supermarket."

Pasi kaluan edhe tre ore te tjera, Darko foli papritur. "Ndoshta duhej te kishim ndaluar ne nje qytet tjeter dhe ta benim udhetimin ne dy dite."

"Ke te drejte. Eshte ora 8 pasdite dhe per pak do erresohet. Duhet te gjejme nje vend per te kaluar naten sa me shpejt, por nuk jemi as afer Onesti." Komentoi Agata. Tani po fillonin vertete te frikesoheshin. Askush nuk guxonte te udhetonte naten, kur gjithcka ishte ne qetesi. Atehere zombit jane me te ndjeshem ndaj zhurmave dhe dritave.

"Eshte vetem dy ore larg. Vetem dy ore, dreq." Tha Alhena plot inat dhe gjuajti me grusht timonin. Mendoi se tete ore ishte kohe e shkurter, por harroi qe iu deshen disa ore te merrej me priftin ne mengjes dhe u nisen vone. Nata po afronte dhe atyre iu duheshin edhe dy ore me shume per te mberritur ne qytet. Dhe nese arrinin atje pasi dielli te kishte perenduar, ajo çfare i priste ishte vetem vdekja.

Ajo kafshoi buzen dhe filloi te mendonte si mund te dilnin prej kesaj situate.

"Agata, nxirr harten dhe nje radio dore prej çantes time." Ajo nuk beri pyetje dhe filloi te kerkonte brenda çantes qe mbante mes kembeve.

"Me jep mua radion." Tha Darko dhe ajo e hodhi pas, ndersa harten e hapi dhe po e shikonte me vemendje.

"Nuk kam qene mire ne gjeografi, po te paralajmeroj. Por me thuaj, çfare po kerkoj ketu?" Iu drejtua ajo Alhenas.

"Nje rruge tjeter qe eshte afer qyetit, por te çon ne ndonje qyteze ose fshat perreth. Vetem shiko me vemendje gjithçka rreth qytetit Onesti."

"Umm...Ku ndodhet Onesti edhe njehere?" Alhena ktheu shikimin drejt saj dhe kur pa se po e mbante harten mbrapsht, rrotulloi syte. Menjehere ia mori prej duarve dhe zgjati doren pas per tia dhene Darkos.

"Jepi radion te luaj me te per momentin." Tha ajo, ndersa Darko po perpiqej te mbante te qeshuren, por beri si i tha dhe i dha radion Agatas, e cila  dukej e lenduar nga fjalet e Alhenas. Darko mori harten dhe po e shikonte me vemendje.

"Ti the qe morem rrugen me te gjate per ne Onesti dhe jam i sigurte se nuk jemi ende ne rrugen kryesore qe te çon drejt qytetit, por jemi afer. Ka plot qyteza rrotull Onesti dhe ndoshta prane nesh, por serish na duhet te ndjekim ndonje rruge tjeter ose te kthehemi pas dhe kjo nuk eshte ide e mire, sepse keshtu harxhojme me shume karburant dhe nuk besoj te kete ngelur shume. Une mendoj se duhet te ndalojme pikerisht ne fshatin qe kemi para, Humulesti . Aty eshte kthesa qe do bejme per te kaluar ne rrugen kryesore qe shkon drejt Onesti gjithsesi. Si mendoni?" E pyeti ai.

Kiba dhe Mila ishin duke fjetur te dy, ai sepse nuk kishte fjetur aspak mbreme, ndersa Mila ishte e lodhur prej Misas qe i kishte zoteruar trupin per shume gjate. Agata nuk po kuptonte qarte se çfare po thoshte Darko, por e dinte qe duhej te ndalonin diku sa me shpejt te mundeshin. Alhena qendroi duke u menduar per disa çaste, pastaj foli.

"Ndalojme atje atehere. Shpresoj vetem te mos na duhet shume kohe te mberrijme."

"Humulesti mund te jete vetem dy ore larg Onesti. Ne na duhen dy ore per te shkuar ne Onesti, prandaj besoj se jemi shume afer ketij fshati." Komentoi ai, duke i bere te dyja vajzat te qetesohen pak.

"Po Kiba dhe Mila kane ndermend te flene deri neser? Perse nuk i zgjojme?" Pyeti Agata pas pak.

"Jo. Leri te flene edhe pak. Jane te dy te lodhur. Plus, nuk besoj se kemi per te fjetur shume sonte." Pershperiti ajo fjaline e fundit, por te dy e degjuan shume qarte.

"Hej, Alhena. Me duket se radioja po ben nje zhurme te çuditshme." Foli Agata serish pas disa momentesh qetesie. Darko zgjati doren dhe e mori per te shtypur nje buton e me pas degjuan nje ze femije, qe i beri te habitej te tre.

"Mami me tha njehere se pinoku ishte nje genjeshtar i madh, prandaj i rritet hunda. Une e genjeva mamin sot dhe shkova vetem drejt nje zombi per te mar nje loder prej duarve te tij, por tani do me rritet hunda. Uaahhhh, nuk dua te me zgjatet hunda. Cfare te bej? A me degjon dikush? Hej, pergjigju, te lutem." Po thoshte ai me nje ze te ulet duke qare, ndersa Alhena kishte ngelur e habitur.

"Eshte nje femije! Paska femije ende gjalle!" Komentoi Agata e gezuar, e cila nuk kuptoi asnje fjale, por dukej qarte qe ky ishte zeri i nje femije.

"Hej, vogelush. Mos qaj, nuk do te te zgjatet hunda, te premtoj. Thjesht thuaji mamit te verteten." Foli Darko ne rumanisht, duke i habitur te gjithe.

"Ti di rumanisht?" E pyeten te dyja njekohesisht.

"Mamaja ime ishte rumune." Tha ai, pastaj i foli femijes serish.

"Hej, a eshte mami jot aty? A mund te flas me nje te rritur?" E pyeti Darko vogelushin, i cili ishte frikesuar pak me pare nga zeri i tij dhe e kishte thirrur mamin tashme.

"Pershendetje. A me degjoni? A ka njeri aty? Pergjigju, te lutem." Gruaja dukej e deshperuar, me siguri ishin ne telashe. Alhena donte ti thoshte Darkos te mos pergjigjej, por ai u tregua me i shpejte dhe foli.

"Po, te degjoj qarte. A mund te pyes ku ndodheni ju?"

"Ju lutem, na ndihmoni. Kemi ngecur ne kete qytet te mallkuar. Dergoni ndihme! Kemi gra dhe femije ne kete grup. Ju lut-" Ajo filloi te bertiste si e çmendur por dikush tjeter ia mori radion dhe filloi te fliste. Ishte nje ze burri.

"Mos e degjoni ate. Ne kemi ngecur ketu tashme dhe nuk ka asnje rruge shpetimi. Nuk e di ku po shkoni ju, por MOS GUXONI TI AFROHENI KETIJ QYTETI! Onesti i perket zombive tashme. Nderroni rruge dhe largoheni prej ketu menjehere. Mos kaloni ne Onesti nese doni te jetoni per pak me gja-"

"Çfare? Nuk te degjoj! Jo! Mos! Hej, a me degjon? Pergjigju." Filloi te bertiste Darko, duke i bere Kiban dhe Milan te zgjoheshin te trembur.

"Çfare ndodhi? Çfare tha?" Pyeti Agata menjehere. E vetmja qe e kishte kuptuar biseden ishte Alhena, e cila kishte nje shprehje teper serioze ne fytyre. Ajo nuk pranoi te fliste, ndersa Darko mori fryme thelle, perpara se te pergjigjej.

"Qyteti drejt te cilit po shkojme, Onesti, eshte qyteti i zombive tashme." Tha ai, duke i habitur pak tre te tjeret.

"Alhena, çfare do bejme? A jemi duke shkuar atje?" Pyeti Mila menjehere, e cila ishte e tmerruar tashme.

"Jo, mos u shqeteso, Mila. Jemi dy ore larg prej ketij qyteti te mallkuar." Tha Agata per ta qeteuar pak.

"Po perpiqem ti kontaktoj serish, por nuk po mar asnje pergjigje." Tha Darko i irrituar.

"Ku jemi duke shkuar tani?" Pyeti Kiba pas pak.

"Per pak do ndalojme ne Humulesti, nje fshat qe ndodhet dy ore larg Onesti. Nuk besoj te kete shume njerez aty, prandaj mund te jemi te sigurte aty sonte. Duhet thjesht te gjejme nje ndertese bosh para perendimit te diellit dhe do jemi mire." U pergjigj Darko.

"Jam kurioze, sa eshte popullsia ne Onesti?" Pyeti Agata papritur.

"Duhet te jete rreth 40.000 njerez." U pergjigj Alhena kete here. Ajo ishte e vetmja qe mund te dinte gjera te tilla. Por, kjo pergjigje i beri te tjeret te  ngelnin pa fjale per disa çaste.

"Dyzet mije zombi brenda atij qyteti...dhe ne supozohet te kalojme aty?" Pyeti Kiba me pabesi.

"Jo, jo. Nuk duhet te kete kaq shume zombi. Eshte vetem dita e trete e apokalipsit, dreqin." Filloi te shante Alhena, duke rritur shpejtesine e makines ne maksimum.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now