55. Ti je personi me i rendesishem ne bote ne keto çaste.

59 11 6
                                    

"Çfare eshte duke bere e çmendura?" Pyeti Gwen kur pa Alhenan te ndizte njerin prej kompjuterave.

"Po perpiqet te kontaktoj Misan." U pergjigj Megami dhe te gjithe kokat e tyre u kthyen drejt tij plot kuriozitet. "Misa eshte vajza me floket e kuqe ne ate videon qe u transmetua ne te gjithe boten me pare." Shtoi ai duke i bere te gjithe te kthenin vemendjen te Alhena serish. Kur ajo kishte pare kete vajze, e kishte humbur komplet arsyen, por tani dukej kaq e qete.

Ajo u ul para kompjuterit dhe rregulloi floket me duar, pastaj vuri nje buzeqeshje ne fytyre dhe filloi te fliste.

"Misa Boyan Kaiser. Nuk e kam idene ku mund te ndodhesh, por nese ke ndjekur udhezimet e vellait tim, me siguri je ne nje vend te sigurte. Doja vetem te te thoja: Faleminderit dhe Me fal. Dhe mjaft u ankove qe je e vetme. Lydmila eshte gjithnje prane teje. Do te shihemi serish shume shpejt...ose kurre. Oh, meqe po e trasmetoj kete video ne te gjithe boten, po ju jap te gjitheve nje lajm te bukur. Bota ka per tu shkaterruar pas dy ditesh. Shihemi ne ferr!"

"Vertete mendon se dikush do e besoj?" Pyeti Sila duke e pare me dyshim.

"Pas ketij apokalipsi, njerezit besojne shume gjera qe me pare dukeshin te pamundura." Komentoi Halona papritur.

"Do vetem ti trembesh apo jo?" U degjua nje ze tjeter qe prej distances.

"Ke te drejte." Alhena, e cila nuk i kishte kushtuar vemendje te tjereve deri tani, reagoi menjehere dhe u kthye drejt deres per te pare Hedeon qe qendronte mbeshtetur aty.

Dimitri dhe Elif ishin larguar pak me pare per te bere nje bisede mes tyre, ndersa te tjeret ende po diskutonin gjithçka qe degjuan me pare.

"Le te bejme nje bisede te vogel bashke. Privatesisht." Kerkoi Alhena ndersa e shikonte ne sy. Ai pohoi me koke dhe doli prej dhomes, duke e pritur prane daljes. Ajo e ndoqi dhe u futen te dy ne dhomen tjeter, duke u siguruar te mbyllnin deren.

"Dimitri?" Pyeti ajo.

"Elif eshte teper e shqetesuar, thjesht po e ekzaminon dhe po i bene disa analiza gjakut te tij." Shpjegoi ai.

"Perse mendon se kane ndryshuar ngjarjet?" Ndryshoi ajo temen papritur. "Apokalipsi nuk supozohej te ishte keshtu." Po e shikonte plot vemendje, duke pritur pergjigjen e tij.

"Ne çdo apokalips dukej te kishin ndodhur situata te ngjashme. Por, qe nga apokalipsi i pari deri te ky i fundit, shume gjera kane ndryshuar." Shtoi Hedeon, ndersa u ul mbi nje tavoline qe gjendej rrotull.

"Apokalipsi i pare ishte me i ngadalte e me i pergjakur. Gjithsesi, disa gjera jane fikse, e disa jo. Apokalipsi eshte nje ngjarje e fiksuar ne kohe. Do te ndodhi pavaresisht gjithçkaje." Tha ajo e u mbeshtet te dera.

"Si e dallon nje ngjarje te fiksuar?" E pyeti ai.

"Nuk e di, por Dimitri me siguri mundet ta dalloje. Kjo eshte menyra se si ai e shikon boten. Permes kujtimeve te tija qe ai ndau me mua, kuptova se çdo sekonde qe mban syte hapur, ai mund te shikonte çfare do te ndodhte, çfare kishte ndodhur, çfare mund te kishte ndodhur, çfare nuk duhet te ndodhte kurre. Kjo eshte pasoja e te pasurit aftesine per te kontrolluar kohen. Ai ka syte qe mund te shikojne gjithçka, por nuk mund te beje asgje per te ndryshuar historine. E vetmja gje qe ai mund te bej eshte te kthej kohen pas, serish e serish." Filloi te tregonte ajo, duke analizuar te gjithe informacionet e kujtimet qe kishte mar keto oret e fundit.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now