Udhetimi per ne Zamosc nuk ishte shume i gjate. Vetem dy ore me vone mberriten atje dhe gjate rruges nuk u ndeshen me shume zombi. Kishin qendruar brenda ne makine dhe i kishin shtypur ata pak zombi qe i dilnin perballe. Fatmiresisht nuk kishte grupe te medhenj zombish dhe as nuk ishin lodhur. Per pak menduan se thjesht po udhetonin per qejf, por sapo mberriten ne zonat me te banuara te qytetit, u perballen serish me realitetin e hidhur.
"Nuk me pelqen aspak ky vend." Gati bertiti Kiba kur nje grup me rreth 20 zombi i bllokuan rrugen dhe iu desh te bente nje kthese te rrezikshme. "A duhet te kalojme me patjeter permes ketij qyteti?" Pyeti ai, pak i acaruar.
"Kjo eshte gjendja ne çdo qytet. Edhe ne Lublin, por une nuk ju lejova te shkonit drejt qytetit dhe u larguam menjehere drejt zonave me pak te banuara. Duhet te mesohesh me kete pamje, Kiba. E di qe duhet ti shmangim vendet me popullsi te madhe, por nuk kemi zgjidhje tjeter." Foli Alhena, e cila po i studionte me vemendje zombit, donte te dinte sa shume kishin evoluar ne dy dite, por nuk po merte dot nje pergjigje vetem duke i pare.
"E kuptova, por si do dalim prej ketu? Ai grup zombish me beri te ndryshoja rrugen." Kiba dukej teper i bezdisur prej tyre, i urrente ti shikonte neper grupe. E benin te ndjente frike e ndonjehere frika e bente te paralizohej. Nuk mund te mendonte qarte.
"Do e gjejme nje menyre edhe nese duhet te kalojme neper çdo rruge te qytetit. Thjesht vazhdo te drejtosh makinen." Alhena po kontrollonte per diçka ne çanten e saj dhe pas disa çastesh nxorri celularin.
"E provova une te telefonoja prinderit dje. Nuk funksionon." Tha Agata sapo pa Alhenan te formonte nje numer ne celularin e saj. Ajo e injoroi Agatan sepse telefonata u hap, duke e bere te buzeqeshte pak.
"Aurelius?" Tha ajo menjehere, duke pritur te degjonte zerin e tij.
"Po prisja te me kontaktoje, Al." Ajo u lehtesua kur degjoi ate ze kaq familjar.
"Si je? A eshte gjithçka ne rregull?" E pyeti ajo menjehere. Te tre te tjeret po e shikonin me habi. Perse telefoni i saj punonte?
"Sigurisht. Une jam mire, kam nje grup me persona te trajnuar per te luftuar me zombit dhe po shkojme drejt bazes me te afert. Por, jam i shqetesuar per ty. Ti nuk ishe gati per kete...te duhej me shume kohe per tu pergatitur." Ai dukej i merzitur vetem nga toni i zerit.
"Mos u shqeteso per mua. Do ta gjej nje menyre per te permbushur misionin tim." Tha ajo per ta bere te ndihej pak me mire.
"Por, te gjitha bazat jane shume larg prej teje. Do te duhet kohe te shkosh atje dhe do jesh gjithnje ne rrezik. Do te doja te vije drejt meje, por e di qe jam ende me larg se çdo baze tjeter. Ku je duke shkuar si perfundim?" E pyeti ai.
"Drejt Mauritius."
"Eshte teper larg, dreq." Komentoi ai.
"Mos u shqeteso, jam me dy miqte e mi me te mire. Dhe nje vajze te vogel qe e gjetem rruges. Por, do te jemi mire, mendoj. Me telefono nese ndodh diçka, ne rregull? Me duhet ta fik celularin per te mos konsumuar baterine, por do ta kontrolloj shpesh."
"Ne rregull. E njejta gje vlen edhe per ty. Umm...Alhena?" Tha emrin e saj, por dukej sikur po hezitonte te fliste.
"Me thuaj."
"Te dua shume, moter. Kujdesu per veten." Pershperiti. Alhena nuk mund ta shikonte, por e dinte qe ai mund te ishte gati duke qare ne keto momente.
"Edhe une, vellaçko. Bej kujdes dhe mos i beso shume te tjereve." E mbylli menjehere telefonaten, sepse e dinte qe nese e degjonte me gjate zerin e tij, do fillonte edhe ajo te qante. Kishte 10 vite pa e pare vellain e saj...kjo ishte vertete diçka qe po e torturonte. E kishte mar malli per te, donte ta takonte serish, sikur edhe nje here te vetme.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...