52. Si mund te te harroja une ty?

73 9 2
                                    

Ne ate laborator plot njerez te evoluar e tashme te rrethuar me zombi, po degjoheshin vazhdimisht ulerimat e Alhenas. Ajo vazhdonte te bertiste, ndersa dridhej e gjitha dhe dukej sikur po perjetonte kaq shume dhimbje, sa te tjeret nuk po duronin dot me ta shikonin ne ate gjendje.

"Hej, mjaft! Çfare eshte duke i bere vellai jot Alhenas?" Vesna shkoi drejt Hedeon dhe e kapi prej bluzes, gati ta gjuante me nje grusht ne fytyre, por ai thjesht ngriti duart ne shenje dorezimi. Nuk kishte ndermend te luftonte me askend ne ato çaste.

"Me beso, ai nuk do e lendonte Katsumin nese do te kishte nje zgjidhje tjeter."

"Hedeon, eshte e padurueshme! Duket qarte qe ajo po perjeton shume dhimbje. Te lutem beje vellain tend te ndaloje!" Foli Keison pas Vesnas, ndersa vendosi veten mes atyre te dyve, duke ndaluar Vesnan te sulmonte Hedeon.

"Nuk mundem. U perpoqa ti mbaja larg ata te dy per aq sa mundesha. Tani nuk mund ta ndaloj Dimitrin edhe nese dua. Ai eshte shume me i fuqishem se mua."

"Atehere le ta sulmojme se bashku?" Sugjeroi Gwen pas pak. Edhe perse nuk e pelqente aq shume Alhenan, as ajo nuk po duronte ta shikonte dot ne ate gjendje.

"Budallenj! A nuk e doni me jeten?" Foli Elif papritur, duke hedhur nje shikim plot inat drejt tyre.

"Mos guxoni ta sulmoni. Po ju paralajmeroj, nuk e perballoni dot as nje pikez te vogel te fuqise se tij te vertete." I informoi Hedeon, duke i bere te gjithe te dridheshin prej frikes. Nese Alhena i bente te ndjenin frike kur aktivizonte aftesine e saj Devour, atehere vete prezenca e Dimitrit ne ate dhome ishte mjaftueshem ti bente te uleshin ne gjunje prej terrorit.

"Mos shikoni ne syte e Dimitrit. Nuk do i pelqeni pasojat." Foli Elif pas vellait te saj.

Te tjeret u binden dhe mbanin shikimin vetem mbi Alhenan, e cila ndodhej ne gjunje perballe Dimitrit dhe po bertiste e qante ne te njejten kohe, ndersa Dimitri i kishte kapur fytyren e saj me dy duar, duke e detyruar ta shikonte ne sy vazhdimisht.

Pa kuptuar as vete, ajo kishte aktivizuar aftesine e saj per te mbrojtur veten, por kunder Dimitrit, nuk funksiononte dhe humbi komplet kontrollin mbi te.

Elif, e cila sapo i paralajmeroi te tjeret, ktheu shikimin mbi vellain e saj dhe u habit kur pa ate shprehje aq te trishtuar e te dhimbshme ne fytyren e tij. Dukej sikur ai po vuante me shume se Katsumi ne ato momente.

Duke qene se Katsumi nuk e mbante mend serish, Dimitri u detyrua te perdorte aftesine e tij mbi te. Nuk pranonte te largohej prej kesaj bote nese ajo nuk kujtohej se kush ai ishte. Edhe perse i dhimbte shpirti kur e shihte Alhenan te vuante aq shume, ai ishte teper egoist. Donte te realizonte deshiren e tij te fundit me çdo kusht.

"Arghhhhh!! Ndalo! Mjaft! Te lutem...ndalo." Me lot ne sy, Alhena po i lutej te ndalonte. Nuk donte te kujtohej! Nuk donte te perjetonte serish ato kujtime. Ishin te tmerrshme! Gjithçka ishte kaq e dhimbshme.

Dimitri po dridhej i gjithi nderkohe. Nuk kishte perjetuar gje me te tmerrshme se sa te shikonte personin qe dashuronte te shkaterrohej komplet para syve te tij.

"Mjaft, dreqin! Mjaft!" Bertiti serish dhe me ne fund arriti te shkepuste kontaktin me syte e tij. Trupi i saj ra i lodhur menjehere ne krahet e tij. Dridhej e gjitha e vazhdonte te qante, ndersa Dimitri e perqafonte, por nga shprehja ne fytyren e tij, nuk dukej aq mire. Pasi kishte perdorur aftesine e tij mbi Alhenan, ishte pak i lodhur dhe i pafuqishem per momentin.

"Dimitri..." Degjoi nje pershperime pas pak, qe e beri te habitej e te ngelej pa fjale per disa çaste. E kishte degjuar shume here emrin e tij prej gojes se saj, por kurre nuk e kishte degjuar zerin e saj te dridhej ndersa vazhdonte te thoshte emrin e tij, plot emocione.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now