42. Prit per mua!

57 11 2
                                    

Shperthimi i pare qe ndodhi ishte jashte pallatit ne te cilin ndodheshin Alhena dhe Megami. Shumica e zombive u eleminuan, duke i dhene atyre nje mundesi per tu largur prej aty. Te dy vrapuan drejt nje rruge me me pak zombi dhe ndersa njeri vriste zombit, tjetri kontrollonte makinat, derisa me ne fund gjeten dy makina qe kishin karburant.

"Um, Alhena, nxito pak! Zombit jane terhequr prej zhurmes dhe po vijne me shume ne kete drejtim." U ankua Megami, ndersa perpiqej ti vriste zombit me nje thike, por e kishte te veshtire. I pelqenin me shume armet, por i kishin mbaruar plumbat.

"Po perpiqem te ndez nje makine pa patur nje çeles dhe njeren dore nuk mund ta perdor. Keshtu qe nuk mund te nxitoj edhe nese dua. Thjesht vazhdo ti eleminosh ata qe vijne drejt nesh!"

"Eshte e lehte ta thuash...por keta duken te gjithe te terbuar. Duhet te jene teper te uritur, duke qene se ky qytet ska me njerez...perveç nesh."

Pas pak minutash, te dyja makinat u ndezen. "Futu ne njeren prej tyre dhe shko drejt bankes. Per te eleminuar zombit atje, perdor lendet plasese qe krijuam, por bej kujdes mos lendohesh vete." Tha ajo dhe e shtyu Megamin drejt nje makine, duke u mar vete me zombit qe vinin drejt tyre. Ai mbylli deren menjehere, po po hezitonte te nisej.

"A je e sigurte qe shpethimi nuk do i lendoje personat brenda?" E pyeti ai edhe njehere per siguri.

"Jo, ne banke ekziston nje vend i izoluar dhe i sigurte, ata do te jene mire. Pak minuta pas shperthimit, shko dhe nxirri prej aty. Ti e di çfare rruge te ndjekesh per te dale nga ky qytet. Mjaft fole dhe nisu!"

"Po ti...a do jesh mire vetem?" I beri nje pyetje te fundit dhe u be gati te largohej. Nuk donte ta linte Alhenan vetem sepse ishte edhe e plagosur, por ajo kisjte insistuar qe ata te ndaheshin.

"Mos u shqeteso, do ju bashkohem shume shpejt. Bej kujdes, Meg!" Ai pohoi me koke dhe u nis menjehere. Alhena vrau te gjithe zombit qe i dilin para dhe filloi te thynte xhamat e çdo makine qe shikonte, ne menyre qe alarmi i makinave te ndizej dhe keshtu i konfuzoi zombit. Asnje zombi nuk e ndoqi Megamin, ndersa ajo shkoi drejt makines tjeter dhe u nis menjehere.

I kishte dhene Megamit disa perzierje lendesh plasese, por shumicen e kishte ne çanten e saj. Ndersa ai shkoi te nxirrte te tjeret prej bankes, Alhena beri xhiro rrotull qytetit me makine ndersa shkaktonte shperthime te shumta, duke bere numrin e zombive ne kete qytet te ulej vazhdimit. E beri kete gje sepse e dinte se zombi i fundit i evoluar ne kete qytet ishte shume i fuqishem, madje kishte edhe inteligjence te larte. Donte vetem ta provokonte qe ai te shfaqej dhe ia arriti qellimit. Pas shume shperthimeve ne pjese te ndryshme te qytetit, zombit as nuk guxuan ti afroheshin me. Ajo u ul mbi makine dhe priti vetem 20 sekonda.

"Me ne fund. Me bere te pres shume, ti krijese e shemtuar." Foli ajo sapo pa nje zombi qe u shfaq, jo shume larg prej saj. Syte e tij ishin ngjyre e bardhe dhe te mjegullt, lekura kishte ngjyre gri te zbehte, ecte ne menyre te paqendrueshme dhe kishte nje arome te padurueshme. Alhena u vrenjt ne fytyre kur kuptoi se aftesia e kontrollit te mendjes nuk funksiononte mbi kete zombi. Çfare aftesie mund te kishte ai valle?

Kishte nje shishe te vogel qelqi ne dore dhe e hodhi drejt tij, sigurisht qe zombi as nuk kishte frike, prandaj nuk levizi, shishja u thye duke krijuar nje shperthim te vogel, por zombi nuk ishte demtuar aspak, trupi i tij ishte i rrethuar prej rrymes elektrike.

Alhena ngeli me gojen hapur per pak çaste, teper e shokuar per te reaguar. Kjo ishte nje nga aftesite me te rrezikshme dhe te fuqishme. Nuk do te ishte e lehte te eleminonte kete zombi, duke qene se aftesia e saj e vetme nuk funksionte kunder tij.

"Dreq!" Filloi te shante neper dhembe dhe mbajti çanten me kujdes prane vetes. Ishte ide e mire te krijonte kaq shume lende plasese, tani donte ta puthte veten ne balle, sepse pa to nuk do te mund te mbijetonte.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now