ULTIMUS SPES ishte plani qe Savina Mikhailov kishte krijuar se bashku me nje grup shkencetaresh e njerezish qe ishin ne dijeni per projektin GENESIS. Ky plan ishte shpresa e fundit e njerezimit!
Ishte i ndare ne tre pjese. Secili nga pjesetaret e familjes Mikhailov kishin idete e tyre se si mund te shpetonin njerezimin dhe vepronin ne menyre te pavarur.
"Ti je pjese e atij plani gjithashtu?" Pyeti ai i habitur.
"Çfare di ti per Ultimus Spes?" U pergjigj ajo me nje pyetje.
"Jo shume. Babi me fliste gjithnje per kete plan, por nuk e mora asnjehere seriozisht. Para disa muajsh me tha se kisha vetem dy vite kohe te jetoja si te doja, prandaj me dha leje te udhetoja neper bote, por me tha se duhet te kthehem ne shtepi me çdo kusht pas dy vitesh. Pasi pash zombit dhe njerezit e evoluar...tani besoj gjithçka. Por, as nuk mund te shkoj ne shtepi! Kam ngecur ne kete fshat te mallkuar!" Tha ai plot inat dhe u ul ne toke, duke rrethuar veten me duar.
"Bellamy, qetesohu."
"Me fal! Thjesht ndihem kaq...budalla. Duhej te kisha besuar fjalet e babit qe ne fillim. Ai me kerkoi te mesoja sporte te ndryshme ose edhe te mesoja si te perdorja nje arme, por e refuzova gjithnje. Ai e dinte gjate gjithe kohes çfare do ndodhte...edhe ti e dije apo jo?" Ngriti koken dhe po e shikonte me lote ne sy.
"Jo. Ne dinim thjesht se fundi i botes po vinte, por nuk dinim shume per te. Prandaj deshtuam qe ne fillim. Apokalipsi nuk supozohej te fillonte tani, por dy vjet me vone. As nuk supozohej te kishte krijesa te tilla si zombit. Ne po pergatiteshim per te luftuar kunder njerezve gjate gjithe kohes, prandaj tani po perfundojme si ushqim per zombit." Tha ajo plot trishtim.
"Nuk duhet te isha larguar nga shtepia. Nuk duhej te isha larguar, dreqin! Babi kishte nje plan...nje baze sekrete. Me thoshte se duhej te shkoja atje nese diçka ndodhte, por Anglia eshte kaq larg." Djali dukej sikur ishte ne panik ndersa ajo nuk dinte çfare te bente.
"Bellamy, a mund te qetesohesh pak, te lutem?"
"Nuk mundem! Gjithçka po shkon ne ferr!" Gati bertiti ai.
"Bellamy, hej. Me shiko me sy." Ajo u ul ne gjunje dhe i kapi mjekren duke e bere te ngrinte koken e ta shikonte ne sy. "Me thuaj, çfare kuptimi ka emri i planit per te cilen babi yt te fliste gjithnje?" E pyeti ajo. Ai dukej konfuz, pastaj iu kujtua.
"Ultimus Spes do te thote Shpresa e Fundit." U pergjigj ai pas pak.
"Ky plan eshte shpresa e fundit e njerezimit. Perse po dorezohesh qe tani?"
"Por, une nuk di çfare te bej-nuk di se si mund te mbijetoje ne kete bote te tille."
Kjo ishte hera e pare qe Bellamy po i thoshte dikujt ate qe ndjente vertete. Ai perpiqej te qeshte gjate gjithe kohes, per te mos i shqetesuar te tjeret, por nuk mund ta fshihte friken qe ndjente perbrenda pergjithmone. As Megamit nuk mund ti thoshte shume gjera, prandaj plasi ne te qara sapo Alhena i tha identitetin e saj te vertete.
"Do ja dalesh mbane. Ti je nje djale i zgjuar dhe i forte. Pastaj, une sapo te thash qe do vish me mua. Une di vendndodhjen e çdo baze sekrete qe eshte ndertuar pikerisht per nje kohe te tille. Do shkojme bashke drejt nje vendi te sigurte, ne rregull? Mos qaj me tani." Alhena e shikonte duke qare dhe i vinte pak keq, por nuk dinte çte thoshte e çte bente qe ai te ndihej me mire.
"Por, nuk mund te vij me ty." Pershperiti ai papritur dhe u mbeshtet pas nje peme. Alhena ishte ende ne gjunje, por ndersa degjonte Bellamyn te fliste, kthente shpesh shikimin rrotull. Duhej te tregoheshin gjithnje te kujdesshem.
"Perse?" E pyeti ajo.
"Sepse Megami nuk ka per te nderruar mendje. Ai e do shume motren e tij dhe askush nuk mund ta bej te largohet prej saj. As une...ai nuk me degjon. U perpoqa me pare ta bindja te mos shkonte, por eshte teper i vendosur. Dhe une...nuk mund ta le te shkoj i vetem." Filloi te qante me shume, sepse e dinte qe te dy do shkonin drejt nje vdekje te sigurte dhe ai nuk mund te bente asgje per ta ndaluar.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...