Ne ato momente, te gjithe ishin aq te shokuar, sa as nuk reagonin dot. Çuditerisht, ishte Megami ai qe reagoi i pari dhe vrapoi drejt Alhenas.
Ai e kishte pare Alhenan ne kete gjendje njehere me pare ne Onesti, kur zombi i evoluar i kontrolloi mendjen per disa çaste. Dhe nuk donte ta shikonte perseri ashtu. Ajo shprehje ne fytyren e saj ishte kaq...zemerthyese.
Atehere ishte Bellamy ai qe ishte perpjekur ta qetesonte Alhenan. Tani, ai ishte i vetmi qe mund ta bente, sepse askush tjeter nuk e dinte se sa te rendesishem ishin Misa, Agata, Kiba dhe Darko per te. Sidomos vellai i saj...
Bellamy i kishte thene se vella e moter kishin nje marredhenie te mire dhe Alhena e donte shume vellain e saj. Dhe ajo sapo mari vesh se çdo person te cilin ajo e kishte perzemer kishte vdekur...
"Alhena! Alhena, me shiko mua." Zeri i tij po dridhej, ndersa shikonte syte e saj kaq te pajete dhe ato lote qe binin vazhdimisht neper faqet e saj. Nuk i perpeliste aspak syte, por thjesht shikonte drejt ekranit, sikur po priste te shikonte Misan edhe njehere. Ai doli menjehere perballe saj dhe i bllokoi pamjen e ekranit.
"Alhena, me shiko mua. Kush jam une?" Çfaredo qe ai te thoshte, ajo nuk reagonte gjithsesi. Me siguri as nuk e kishte idene se ai ndodhej para saj.
"Katsumi!" Bertiti emrin e saj te vertete dhe me ne fund ajo reagoi. E pa ne sy, me nje shikim kaq te trishte dhe mizor, Megami nuk po e perballonte dot ta shikonte ne ate gjendje.
Gjate gjithe kohes qe kishin udhetuar bashke, ata gjithnje kishin menduar se Alhena ishte teper e forte, sa asgje nuk mund ta bente te qante. Ajo i bente njerezit prane saj ta besonin menjehere me ate buzeqeshje te shkujdesur qe shfaqte gjithnje. Dukej kaq e lumtur, sikur apokalipsi nuk kishte ndodhur aspak. Ajo sillej ne nje menyre qe i bente te tjeret te ndiheshin te sigurte, por...sa shume ka vuajtur perbrenda valle?
Ai vendosi doren ne qafen e saj dhe shtyu koken e saj drejt kraharorit te vet, duke e perqafuar fort, sikur te kishte frike se Alhena do zhdukej ato momente.
"Une jam ende ketu, Katsumi! Misa eshte ende gjalle! Nuk ke humbur gjithçka! Nuk je e vetme." Ai vazhdoi te thoshte ç'te mundej per ta bere te ndihej sadopak mire.
Ajo qendroi pa levizur per disa çaste, pastaj e perqafoi dhe nguli thonjte ne shpinen e tij, ndersa shtrengonte dhembet. Po ndjente nje trishtim dhe nje zhgenjim aq te madh, sa nuk dinte si ta shprehte veten ne ato momente. Po mendonte...sikur te vriste çdo gje qe ndodhej rrotull, a do e bente kjo te ndihej me mire?
Por, kur ndjeu krahet e Megamit rreth vetes, u kujtua se keta persona ishin miqte e saj. Nuk mundej! Çfare mund te bente atehere? Si te shprehte kete dhimbje qe po ndjente ne kraharor dhe po i bllokonte fytin? Donte te bertiste, por kafshoi buzen aq fort, sa filloi te dilte gjak. Çfare duhej te bente tani?
Te gjithe ata persona qe i kishte perzemer, Boyan, Kiba, Agata, Darko...nuk ishin me. Misa ishte diku larg, duke vuajtur e vetme. Ishte faji i saj! Perse i la Misas kaq shume pergjegjesi? Ajo kishte te drejte ta urrente! Si u tregua kaq mizore ndaj saj? Misa nuk mundej ta perballonte kete gje...as ajo vete nuk mundej me.
Dhe Aurelius...çfare i kishte ndodhur vellait te saj? Ne çdo apokalips te meparshem, para se çdo gje te shkonte ne ferr, ajo gjithnje merte nje mesazh te fundit prej tij. Ishte gjithnje i njejti mesazh. "Ultimus Spes deshtoi". Prandaj reagoi aq keq me pare. E dinte se çfare kuptimi kishte ajo shprehje. Vellai i saj...nuk ishte me.
"Qaj." Degjoi nje pershperime papritur. Dhe sikur ajo fjale te ishte nje urdher, ajo plasi ne te qara menjehere. Filloi te qante me ze e te bertiste, me ne fund arriti te shprehte ate dhimbje qe po ndjente, ndersa ato ulerima i bene te tjeret rrotull te ndjenin sikur zemrat e tyre po thyheshin.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...