Agata po ndihej pak ne faj. E kishte degjuar qarte Alhenan kur i tha te mos e aktivizonte aftesine e saj, por ndjeu rrezik dhe e beri pa kuptuar as vete se si. Trupi i saj u be i tejdukshem, por Kiba dhe Mila nuk e vune re ne fillim. Kur disa persona i drejtuan armet, Agata u tremb, pastaj u kujtua se ata nuk mund ta shikonin. Kishte qene aty gjate gjithe kohes, duke pare Kiban dhe Milan te shkonin drejt Alhenas, por nuk dinte çfare te bente. Ishte e frikesuar.
Megjithate, i ndoqi miqte e saj jashte kishes dhe nuk po kuptonte asgje çfare po thoshin, por e dinte qe duhej ti ndihmonte. Prandaj u largua menjehere prej aty, per te shkuar drejt makines se tyre. Aty kishin plot arme, por kuptoi se makina ishte afer dhe dikush mund ta vinte re. Hoqi dore prej kesaj ideje dhe u fut brenda ne kishe, duke kerkuar per ndonje arme. Kisha ishte bosh, sepse te gjithe ishin jashte, por ajo vuri re dhomen e priftit dhe donte te shkonte aty, por ndaloi kur degjoi zera.
"Ate, nuk po e gjejme dot vajzen tjeter. Ndoshta eshte larguar qe ketu. Perse nuk vazhdojme me ceremonine?"
"Jo, na duhet edhe ajo vajze. Duhet te dergojme 5 persona ne parajse sot. Zoti eshte duke pritur per ta."
"Atehere thjesht shtojme nje person tjeter, Ate."
"E kush do te donte te behej i pavdekshem?"
"Une, Ate."
"Jo, ti na duhesh ende mes te gjalleve. Detyra jote mes te gjalleve nuk ka mbaruar ende."
"Atehere, nje nga personat qe erdhi dje donte ti sherbente kishes. Eshte nje djale i ri. Ndoshta Zoti do pranoj ti fale atij nje jete te pafundme dhe ta bej te ec mes te pavdekshmeve."
"Ke te drejte. Beni gati gjithçka atehere dhe vazhdoni kerkoni per vajzen. Ajo nuk mund te kete shkuar larg."
"Sigurisht, Ate."
Agata nuk po kuptonte asgje, por arriti te shikonte nje buzeqeshje te çmendur ne fytyren e priftit dhe nuk i pelqeu aspak. Kur ai doli prej kishes, ajo shkoi me nxitim drejt dhomes se tij dhe buzeqeshi sapo pa kutite plot me arme. Kapi nje pushke snajper, tre pistoleta te ndryshme dhe u largua prej aty menjehere.
Ne anen tjeter, ata te katert po bisedonin ende me njeri tjetrin, nderkohe qe prisnin priftin te kthehej.
"Si ka mundesi qe prifti eshte kaq i fuqishem? Aftesia e tij eshte vertete te jashtezakonshme." Komentoi Kiba.
"Nje aftesi e tille eshte vertete e tmerrshme kur i perket personave qe dine ta perdorin. Ai nuk eshte i fuqishem, ai eshte thjesht nje psikopat qe as nuk di ta perdor aftesine e tij." Tha Alhena, duke e bere pak konfuz. "Çdokush e ka te veshtire ta kontrolloj aftesine e tij ne fillim. Vetem me kalimin e kohes dhe prej eksperiences mund ta kuptosh aftesine me shume, duke e perdorur me mire dhe ne maksimum. Vetem atehere mund te quhesh i fuqishem. Prifti nuk eshte i fuqishem, por vetem pak me fat. Me siguri ai mund ti rishkruaj memorien vetem 5 ose 10 personave dhe mund ta beje kete vetem sepse ata duan te besojne ne genjeshtrat e tij. Nese ai provon ti rishkruaj memorien atyre duke i thene se njebrireshat ekzistojne, askush nuk do e besonte dhe aftesia e tij do ishte e padobishme." Shpjegoi ajo duke i bere te tre te kuptonin me mire situaten.
"Pra, njerezit e bejne te forte?" Pyeti Darko papritur.
"Me sakte, besimi i tyre." U pergjigj ajo. "Jane aq te deshperuar, sa besojne fjalet e nje psikopati. Vetem sepse nuk duan te besojne se gjithçka qe po ndodh eshte e vertete."
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...