74. Te premtoj.

21 4 0
                                    

"Hedeon, perse po na ben te nxitojme kaq shume?" U ankua Keison.

Hedeon, Mila, Halona dhe Keison ishin duke komunikuar me njeri-tjetrin nepermjet videokameres.

"Alhena me tha se duhet te perfundojme gjithçka sa me pare." U pergjigj ai.

"Per çfare arsye? Apokalipsi ka per te ndodhur pas 3 vjetesh. Kemi mjaftueshem kohe." Vazhdoi Keison.

"Ky eshte thjesht nje parashikim i joni. Por, shume gjera kane ndryshuar ne kete apokalips, ne krahasim me heret e tjera. Prandaj, duhet te tregohemi me te kujdesshem. Pastaj, Alhena ka infiltruar projektin Genesis. Nese ajo thot se duhet te nxitojme, atehere me siguri ka nje arsye te forte."

"ARK1 nuk ka perfunduar ende, por do te bejme te pamunduren te mbarojme punimet sa me shpejt." Tha Mila.

"ARK2 ka perfunduar me sukses. Besoj se eshte koha te dergojme grupin e pare te njerezve ne hapesire, apo jo Hedeon?" Pyeti Halona.

"Po. Megjithate, na duhet nje shperqendrim ne menyre qe plani yne te funksionoj. Volkan po meret me kete gje. Ne momentin qe ai te jap sinjalin, braktisni bazen dhe dergoni ARK2 ne hapesire."

"Ne rregull, boss."

Sapo mbledhja e tyre perfundoi, Elif trokiti dhe u fut ne zyren e tij. Ajo dukej e shqetesuar.

"Çfare ka?" E pyeti Hedeon.

"Misa..."

"Çfare? Nuk pranon ti mar ilaçet perseri?" Ai menjehere u vrenjt ne fytyre.

"Jo! Po i mer rregullisht! Nuk eshte kjo çeshtja. Por...doktoret sapo me thane se donin te flisnin me ty, duke qene se ti je kujdestari i Misas tani."

"Ne rregull."

Ai pranoi menjehere dhe shkoi drejt dhomes se Misas. Sapo hyri, iu desh te bente dy hapa pas sepse dikush iu hodh ne qafe.

"Hedeon!" Tha ajo plot entuziazem dhe e puthi ne faqe, duke habitur Elif dhe te gjithe doktoret dhe infermeret rrotull tyre.

Hedeon vendosi krahun rreth belit te saj qe te mos binte. Pastaj, sikur asgje te mos kishte ndodhur, u kthye drejt doktoreve. "Cili eshte problemi?"

"Zoteri..."

"Ata duan thjesht te te thone se nuk ka asnje kure per semundjen time, por kane frike te ta thone. Prandaj po e them une." U pergjigje Misa ndersa ata po hezitonin.

Diçka qe askush nuk e priste, ndodhi me pas. Hedeon u inatos dhe po shikonte doktoret plot inat. "Çfare dreqin keni bere gjate ketyre tre viteve?" Bertiti ai.

Edhe Elif u tremb pak. Ndersa Misa po e shikonte plot argetim. Si ka mundesi qe nuk e bezdiste fakti qe te te tjeret e kuptuan 'lidhjen' e tyre? Dhe perse po reagon sikur eshte ai qe do te vdes?

"Zoteri, me ler te te shpjegoj se gjetja e nje kure eshte nje proces shume i gjate dhe i veshtire-"

"Mjaft. Jashte!" Iu drejtua te gjitheve dhe ata u larguan menjehere. Ai vendosi Misan ne shtrat dhe u ul prane saj. Pastaj nxori celularin prej xhepit dhe telefonoi dike.

"Te thash te me telefonosh vetem neqoftese diçka e rendesishme ka ndodhur." U degjua zeri i Alhenas.

"Askush nuk mund te gjeje nje kure per semundjen e Misas. Nese ke ndonje ide, me thuaj."

"Une dhe babai im jemi ende duke punuar mbi kete problem."

"Alhena!" Bertiti ai papritur. "Nuk ka me kohe!" Shtoi dhe i hodhi nje veshtrim Misas, e cila ende po e shikonte me nje buzeqeshje.

"Po perpiqem, Hedeon." Tha ajo.

"Perpjekjet e tua nuk jane te mjaftueshme!" Iu kthye ai plot inat.

"Me jep edhe pak kohe-"

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now