9. Projekti GENESIS

93 11 10
                                    

"Eja uluni afer meje. Besoj se doni disa shpjegime apo jo?" Pasi mbuloi vazjen, Agata shkoi menjehere drejt saj. Te tre u ulen neper karrige afer njeri-tjetrit duke pritur per Alhenan te fliste.

"Hmm...nga duhet te filloj?" Dukej sikur po fliste me veten, por Kiba e nderpreu menjehere.

"Nga emri yt i vertete?" Tha ai dhe ngriti njeren vetull. Alhena e kishte thene me qellim, sepse donte qe te pakten miqte e saj te ngushte ta njihnin Alhenan e vertete. Dhe ashtu si mendoi, Kiba nuk e kishte injoruar kete detaj. Por, edhe Agata dukej pak kurioze.

"Ah, po. E mbani mend?" I pyeti ajo me nje buzeqeshje tallese.

"Alhena Mikael Saki?" Pyeti Agata duke e bere te shperthente ne te qeshura.

"Nuk e kuptoj perse prinderit e mi ma veshtiresuan jeten ne kete menyre. Emri im eshte Alhena Katsumi Mikhailov Iwasaki. Alhena Turgenev eshte thjesht nje identitet i dyte, pas te cilit fshihem. Me falni qe ju genjeva, por nuk kisha zgjedhje tjeter." Ndaloi se qeshuri dhe u kthye serioze menjehere.

"Ke nje emer tjeter por je perseri ti. Nuk ka asnje ndryshim." Kiba thjesht buzeqeshi pak, por fjalet e tij e ben te ndihej me mire.

"Faleminderit, Kiba."

"Uh, ne rregull atehere. Besoj se ke arsye e tua perse genjeve. Nuk eshte ndonje problem..." As Agata nuk reagoi keq, duke e bere Alhenan te relaksohej pak.

"Gjithsesi, Takeshi Iwasaki, a ju kujton diçka ky emer?" Pyeti ajo papritur.

"Takeshi Iwasaki? Oh, ai eshte nje nga shkencetaret me te shkelqyer ne pese vitet e fundit. Ka mar pjese ne projekte te ndryshme qe me pas u bene te famshme kudo dhe shpiku kuren per nje semundje te pasherueshme." Prinderit e Agatas ishin shkencetare dhe ajo e kishte degjuar shpesh kete emer ne shtepi, prandaj e mbante mend mire.

"Savina Mikhailov?" Pyeti Alhena serish.

"Femra me e pasur ne te gjithe boten, CEO e ATLAS, kompanise me te suksesshme dhe te famshme per teknologjine me te avancuar ne planet. Prit, Iwasaki dhe Mikhailov....Takeshi Iwasaki dhe Savina Mikhailov jane prinderit e tu?" Pyeti Kiba, duke pare drejt Alhenas me mosbesim.

"Fatkeqsisht dhe fatmiresisht po." U pergjigj ajo duke buzeqeshur hidhur.

"Çfare? Jo, nuk e besoj dot." Agata u ngrit ne kembe menjehere duke rrezuar karrigen ne toke. Shikonte Alhenan e shokuar dhe ngeli me gojen hapur per disa çaste.

"Perse nuk e beson dot? Mamaja jote eshte mike e ngushte e mamit tim, ajo eshte gjithashtu nje shkenctare qe punon ne kompanine e saj." Alhena rrotulloi syte kur pa reagimin e saj. Nuk e kuptonte perse Agata po reagonte keshtu. Prinderit e saj ishin gjithashtu shkenctare te famshem e te pasur.

"Po, por, por ti...Perse nuk me the kurre qe prinderit e tu jane dy nga personat me te suksesshem dhe te famshem ne bote?!" Bertiti ajo papritur. Agata ishte gjithashtu nje fanse e Savina Mikhailov, prandaj po reagonte ne menyre aq dramatike.

Çdo femer e adhuronte mamane e Alhenas, sepse ne moshen 25 vjecare krijoi nje nga kompanite me te suksesshme ne bote. Por, nese njerezit e dinin se femijet e Savinas ishin te dy shkencetare dhe djali kishte krijuar nje anije kozmike ne moshen 14 vjecare dhe vajza kishte zbuluar sekretin e gjumit cryogenic kur ishte vetem 16 vjeçe, a do e adhuronin me shume Savinan apo femijet e saj valle?

"Uh, cfare prisje te te thoja? Hej, une jam vajza e Takeshi Iwasaki dhe Savina Mikhailov, por kam nje mbiemer ndryshe dhe nuk jam aspak nje person i dyshimte, prandaj behu shoqja ime?" Tha Alhena duke u tallur.

"Jo, do kisha rene pa ndenja me siguri." Agata u qetesua pak dhe u ul ne karrige serish, duke i ngulur syte Alhenas kete here.

"Uh, wow. Ti me je dukur gjithnje si nje vajze e thjeshte." Komentoi Kiba pas pak. Edhe ai po e veshtronte me kujdes. Ajo po fillonte te ndihej pak e parehatshme ne ato momente.

"Une jam e thjeshte. Pastaj, jemi ne fillimin e nje apokalipsi, kujt po i intereson se prinderit e mi jane te famshem apo te pasur? Parate dhe fama nuk sherbejne me ne kete bote."

"Ke te drejte. Per çfare arsye na tregove per prinderit e tu atehere?" E pyeti Kiba, duke e bere te buzeqeshte pak.

"Ah, nuk dua t'ju genjej me gjate ju te dyve dhe kam nevoje per ndihmen tuaj. Prandaj, me lini te shpjegoj gjithçka shkurt dhe qarte. Takeshi Iwasaki dhe Savina Mikhailov jane te dy shkenctare qe moren pjese ne nje projekt te quajtur GENESIS shume vite me pare. Takeshi nuk hoqi dore kurre prej atij projekti dhe e ndoqi deri ne fund, ndersa Savina u dorezua dhe pasi hoqi dore, krijoi kompanine e saj te famshme ATLAS."

"Çfare eshte projekti GENESIS?" Pyeti Agata kete here, duke e bere buzeqeshjen e saj te zhdukej.

"Pyetje e bukur. Eshte projekti me i tmerrshem i krijuar ndonjehere nga nje grup shkenctaresh te çmendur dhe budallenj te pasur qe duan te rindertojne boten, duke e shkaterruar si fillim. Me sakte, atyre nuk i pelqen fakti se planeti eshte i mbipopulluar dhe duke qene se kane aq shume para sa madje i teprojne, mendojne se kjo bote i perket atyre dhe mund te bejne ç'te duan me te." Shpjegoi ajo, duke menduar se sa shume donte ti vriste ata persona ne ato momente.

"Alhena, me duket se ke pare shume filma horror kohet e fundit." Komentoi Agata, e cila kishte pare plot filma te tille me Alhenan kohet e fundit.

"Pikerisht, e dashur. Isha duke u pergatitur per ferrin qe po vinte. Plani i pari i projektit GENESIS eshte CRUOR IMBER, shiu i kuq qe te gjithe pame ne diten kur filloi apokalipsi. Shiu qe ktheu njerezit ne keto krijesa pa tru dhe me nje uri te pashuar. Tani, me thuaj, ende te duket sikur po pershkruaj ndonje film horror qe kam pare?" E pyeti Alhena, duke ngritur njeren vetull.

"Uh, jo. Shiu ishte real." Pershperiti ajo dhe uli koken. Nuk donte te besonte ate qe po degjonte.

"Sigurisht qe ishte real. Dhe ai ishte vetem plani i pare. Plani i dyte eshte PURGATIO, Spastrimi i te gjithe zombive dhe njerezve te ngelur ne kete bote, me ane te predhave apo bombave berthamore. Plani i trete eshte NOVUS MUNDUS, Bota e Re e krijuar prej roboteve te tyre dhe ne fund UTOPIA, vendi perfekt ku keta bastardet duan te jetojne me familjet e tyre te lumtur pergithmone." Perfundoi ajo.

"A mund te ndalosh per pak, Al? Me duket se do me bjere te fiket." Tha Agata papritur, mbylli syte dhe vendosi koken mes duarve e dukej ne mendime.

"Jo, duro edhe pak me gjate. Keta njerezit e çmendur dhe te pasur kane krijuar baza ne te cilat mund te jetojne per disa vite me radhe te sigurte dhe te izoluar prej pjeses tjeter te botes. Jane ishuj te ndryshem shume larg prej kontinenteve, te shperndare ne te gjithe oqeanet. Ata kane krijuar nje PARAJSE per veten e tyre per momentin, ndersa ne duhet te luftojme me zombit çdo dite e nate per te mbijetuar. A po me ndiqni?"

"Une e humba kur the GENESIS." Pershperiti Kiba, i cili ende po e degjonte me vemendje, por nuk donte te pranonte ate qe po degjonte.

"Ok, po ju le vetem ne mendimet tuaj per disa minuta. Qendroni vigjilente nderkohe." Tha ajo dhe u largua prej aty per ti lene pak kohe te mesoheshin me keto fakte qe ajo sapo hodhi drejt tyre.

"Po, po, sigurisht..." Pershperiti Kiba, pak i shperqendruar, por kapi shkopin e bejsbollit dhe mbajti syte drejt deres gjithe kohes. Te dy qendruan gjate ne mendime. Qetesia mbizoteroi ne dhome per shume minuta me radhe.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now