Katsumi kishte qendruar gjate gjithe nates zgjuar dhe kur shikonte jashte dritares per te kontrolluar si ishte situata jashte shtepise, vinte re shpesh nje drite ne horizont. Qendroi gjate duke pare ne ate drejtim, por nuk po e kuptonte cili idiot do bente drite gjate nates ne nje qytet plot zombi dhe perse...
Qe kur ishte ndeshur me ate zombin e evoluar, ajo zhurme e çuditshme i perseritej ne mendje. Arriti te fliste me personin qe po perpiqej te futej ne mendjen e saj dhe po mendonte se kishte mundesi qe aftesia e tij te ishte kontrolli i mendjes, por ky njeri ishte shume here me i fuqishem se zombi me te cilin ajo u perball me pare.
"Hedeon Zaytsev eshte nje emer rus, por ai tha se ndodhet ne Turqi. Nuk mbaj mend te kem takuar nje person me kete emer...as ne jeten e meparshme." Pershperiti ajo e po vazhdonte te veshtronte driten.
Ai arriti te futej ne mendjen e saj edhe perse ishte shume larg prej ketu, por diçka e tille nuk eshte e mundur. Katsumi kishte njohur disa persona me nje aftesi te tille ne jeten e saj te meparshme dhe sado te fuqishem qe ishin, askush nuk mund ta bente kete gje...vetem nese keta dy persona ishin takuar me pare ose nje lidhje midis tyre ekziston.
"Nje lidhje!" Tha ajo plot habi papritur. Lidhja mes tyre ishte zhurma qe ajo degjonte. Ajo trokitje e lehte me nje ritem konstant...Por, çfare kuptimi kishte? A e kishte degjuar diku me pare?
"Kuptim...zhurma qe degjoj ka nje kuptim. Eshte nje mesazh!" I ra ballit me dore kur e kuptoi kete gje sepse iu deshen disa ore te tera ta kuptonte. Mendja e saj ishte ende pak konfuze prej aftesise se atij zombit dhe vetem tani dukej sikur mendimet e saj qartesuan pak.
"Dreq...çfare kuptimi ka? Tre here, jo! Tre numra? Tre shkronja? Nuk di as çfare te mendoj! A eshte ndonje sinjal?" Ishte duke menduar per zhurmen, ndersa shikonte driten dhe papritur dukej e shokuar. "Perse nuk e kuptova me pare? Drita eshte nje mesazh!" Pershperiti ajo dhe e vendosi te gjithe vemendjen e mundshme te drita. Kur po e veshtronte me me kujdes vuri re drita fikej e ndizej sipas nje ritmi te caktuar. Dukej si nje sinjal. Nje mesazh!
Vazhdoi ta veshtronte me kujdes dhe vetem pas pak minutash arriti te kuptonte se ishte nje mesazh ne kodin Morse.
"N-D-I-H-M-E." E kuptonte se po kerkonin per ndihme, por ishte ide idiote te perdornin driten per te dhene kete mesazh. Drita dukej sikur vinte prej nje ndertese shume te larte dhe nese ata persona ndodhen ne ate ndertese, me siguri kane ngecur brenda dhe e gjitha ndertesa eshte rrethuar me zombi.
Dielli lindi shume shpejt dhe duke qene se as nuk i kishte mbyllur syte per nje sekonde te vetme, Katsumi ishte teper e lodhur, por e dinte qe duhej te largoheshin qe ketu dhe te gjenin nje menyre per te shpetuar njerezit brenda asaj ndertese. Me siguri Vesna ishte mes tyre dhe ajo ishte arsyeja kryesore perse ata ndodheshin aty.
Megami dhe Bellamy zbriten shkallet rreth gjysme ore me vone, per te pare Katsumin qe qendronte ulur, me syte mbi dritaren dhe duke goditur tavolinen lehte me nje gisht.
"Miremengjes, Katsumi!" Foli Bel me ze pak te larte, duke u perpjekur ta trembte.
"Shhh. Cfare mendon se po ben? Zombit jane kudo ne kete qytet!" Meg u inatos dhe filloi ta qortonte menjehere, ndersa Katsumi nuk reagoi aspak.
"Me fal! Doja vetem ta trembja pak, ajo duket kaq e merzitur-"
"Megami." Degjuan ata zerin e Katsumit papritur dhe pushuan se foluri menjehere. Ai po priste qe ajo te vazhdonte. "Me duket se e di ku ndodhet motra jote."
"Vertete?" E pyeti ai menjehere. Ishte i habitur, por edhe i lumtur.
"Gjate gjithe nates arrita te shikoja nje drite te ndizej e fikej vazhdimisht, ishte nje mesazh ne kodin Morse. vetem nje fjale: NDIHME! Vinte prej nderteses me te larte te qytetit kam pershtypjen, duke qene se arrita ta shikoja qe ketu. Por, me siguri ata kane ngecur brenda dhe ndertesa eshte e rrethuar me zombi. Nuk mund te shkojme atje pa asnje plan, prandaj hani mengjesin si fillim dhe me thoni nese keni ndonje ide se si te shpetojme pesonat qe kane nevoje per ndihme."
VOUS LISEZ
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...