25. 'Ultimus spes'.

65 9 2
                                    

Nuk donte te terhiqte zombit drejt tyre, prandaj zgjati pak koken per te pare ate qe po shikonte Bellamy dhe u habit. Ajo priste te shikonte ndonje zombi ose ndonje grup prej tyre, duke qene se Bellamy po tregohej shume i kujdesshem, por ajo qe pa ishte Megami, komplet i zhveshur. Dukej sikur po lahej ne lume, por perse Bellamy po fshihej prej tij valle? Oh!

Ajo beri nje buzeqeshje djallezore kur e kuptoi situaten dhe vendosi armen ne brez, pastaj shkoi me kujdes drejt Bellamy, i vendosi menjehere nje dore mbi goje dhe vendosi buzet afer veshit te tij, ne menyre qe mos te trembte Megamin e gjore.

"Shhh." Bellamy u tremb ne momentin qe ajo e preku, ne fillim mendoi se nje zombi dhe filloi te levizte kembet e duart plot force, por Alhena ishte teper e forte e nuk arriti te largohej prej saj. Vetem kur degjoi zerin e saj u lehtesua pak dhe kuptoi se ishte njeri, por nuk arriti te dallonte kush ishte qe ne fillim.

"A po e shijon pamjen?" Vetem kur degjoi keto fjale, e kuptoi se ishte zeri i Alhenas, por tani ishte pak me i frikesuar se me pare. E kishte pare se si Alhena vriste zombit me pare dhe ishte tmerruar. Por, perse donte ta vriste ate te gjorin? Ai nuk mbante mend te kishte bere ndonje gabim ndaj saj apo ta kishte ofenduar!

"Do te te leshoj, por mos bej zhurme, ne rregull? Nuk duam te terheqim zombi drejt nesh apo te trembim djaloshin seksi." Ai pohoi me koke dhe kur ajo e leshoi, Bellamy u kthye pas per ta pare plot inat.

"Çfare ben ti ketu? Dhe perse me trembe?" E pyeti ai menjehere, por me ze teper te ulet. Syte i kishte plot lote, por i fshiu me mengen e bluzes. Alhena e kishte trembur vertete shume. Per pak kishte menduar se do vdiste, ose do behej ushqim per nje zombi.

"Por une u perpoqa mos te te trembja, te betohem." Tha ajo me nje buzeqeshje te pafajshme. Ai vazhdoi ta shikonte me inat. "A nuk do me thuash perse ishe fshehur dhe po shikoje vjedhurazi djaloshin e gjore?"

"E perse te intereson ty?" E pyeti ai, por faqet iu skuqen prej turpit.

"Mua nuk me intereson, por nuk e di si do reagonte Megami kur te kuptonte se shoku i tij po e veshtronte me nje epsh te pashuar." Tha Alhena me nje buzeqeshje djallezore ne fytyre, duke e lene djalin te shokuar per disa çaste, pastaj disa lote filluan ti binin neper faqe prej inatit.

"Ti...ti...je shume e keqe! Perse do e beje diçka te tille?" Thoshte ai ndersa po fshinte me force lotet qe i binin.

"Perse po qan? Nuk kam bere ende asgje."

"Çfare do prej meje atehere?" E pyeti ai, ndersa e shikonte me inat.

"Dua ta bindesh te dashurin tend te mos shkoj ne Onesti e te vini te dy me ne."

"Ai nuk eshte i dashuri im!" Ngriti ai zerin papritur dhe u skuq i gjithi ne fytyre.

"Nese e ngre zerin me shume, ai nuk do te jete me as shoku yt, shpirt!" Pershperiti Alhena, duke e bere te trembej pak nga keto fjale. Per pak çaste e kishte harruar se Megami nuk ishte shume larg prej tyre.

"Te urrej!!" Foli ai serish, por kur pa se Alhena po shikonte pas tij, drejt vendit ku Megami ishte komplet i zhveshur, iu afrua menjehere asaj dhe i vendosi doren para syve, duke e bere Alhenan te qeshte me te.

"A nuk lejohet ta shikoj te dashurin tend?" E pyeti ajo me tallje.

"Mjaft e the ate! Dhe mos e shiko!"

"Oh, ne rregull, isha duke pare pemen gjithsesi. Pra, si thua, a do vini me ne? Do kesh kohe per te me urryer me shume ne te ardhmen."

"A do te na rrembesh me dhune?" E pyeti ai i shokuar. Ajo po insistonte kaq shume sa Bellamy nuk dinte çte mendonte.

Ajo rrotulloi syte dhe pershperiti. "Perse duhet te merem une me dy adoleshente te eksituar?"

"Hej, kujdes kur flet-"

"Ose çfare? Do i thuash babit tend?" Filloi te tallej ajo serish. Dukej sikur po argetohej, ndersa Bellamy i gjore po vuante.

"Uff, me ler te qete!"

"Mire, mos qaj. Me degjo, Onesti eshte qytet i zombive tashme. Kur ne po shkonim drejt atij vendi, komunikuam me disa persona ne radio. Ata na thane te mos i afrohemi qytetit, sepse eshte i gjithe plot zombi. Nuk ka asnje rruge shpetimi prej aty dhe ata e dinin kete gje, prandaj as nuk kerkuan per ndihme. E di qe keni derguar disa miq atje, por me siguri jane te vdekur. Edhe ky fshat nuk eshte me i sigurte. Nese qendroni ketu ose nese shkoni drejt Onesti, ne te dyja rastet...keni per te vdekur!" Shpjegoi ajo me nje shprehje teper serioze ne fytyre, duke e bere djalin te trembej pak.

"Ne rregull, le te themi se e besoj faktin qe Onesti eshte plot zombi. Por, me thuaj arsyen perse fshati eshte i rrezikshem. Dhe perse do ishim me te sigurte me ty?" Po e shikonte Alhenan plot dyshim, ndersa ajo po mendonte si mund te fitonte besimin e tij.

"Vesna kishte nje aftesi te jashtezakonshme apo jo?" E pyeti ajo papritur.

"Si e di ti?" Tani ai po fillonte te frikesohej vertete prej saj.

"S'ka rendesi. Por, kjo do te thote se ti e di qe njerezit me aftesi te tille ekzistojne. Ata quhen njerez te evoluar dhe kane plot aftesi te ndryshme, por ashtu si njerezit, edhe zombit evolohen. Ata kane nje aftesi te veçante qe i ben me te fuqishem e me te frikshem. Nje zombi i tille eshte ne kete fshat dhe po kontrollon te gjithe tufen e zombi."

"Dhe perse duhet te te besoj ty?" Bellamy po e shikonte plot mosbesim. E besonte faktin qe njerezit e evoluar ekzistonin, por tani edhe zombit?

"Sepse ti ke besim te Kenzo Iwasaki." Dy fjalet e fundit e bene te hapte gojen prej habise e te bente disa hapa pas.

Alhena e dinte se duke folur nuk kishte per ta bere kurre ta besonte, prandaj vendosi ti thoshte se kush ishte ajo ne te vertete. Babai i Bellamy ishte pjese e planit per te shpetuar njerezimin dhe ajo ishte e sigurte se Bellamy dinte diçka per kete gje. Ndoshta jo gjithçka si ajo dhe Aurelius, por te pakten e dinte se nje plan i tille ekzistonte. Shpresa e fundit e njerezimit!

"Si e di ti ate emer?" Pershperiti ai i frikesuar.

"Je nje djale i zgjuar, Bel. Une quhem Alhena Iwasaki. Beje vete lidhjen." Tha ajo duke rrotulluar syte.

"Ti je...motra e tij? Jo, nuk je. Edhe perse me duket sikur te kam pare diku me pare...Jo, motra e tij quhet Katsumi. E mbaj mend kete gje shume mire! Ai me fliste gjithnje per te." Pershperiste ai duke i ngulur syte asaj. Po e shikonte plot vemendje tani.

"Une jam Katsumi." Tha ajo duke e pare ne sy.

"Ti sapo the se emri yt eshte Alhena." U ankua ai. Tani nuk dinte çfare te besonte.

"Ah, dreq. Katsumi eshte emri im i dyte. Alhena Katsumi Mikhailov Iwasaki, gjate! Emrat e prinderve te mi jane Takeshi Iwasaki dhe Savina Mikhailov. Emri i plote i vellait tim eshte Aurelius Kenzo Mikhailov Iwasaki. A me beson tani?" Alhena dukej pak e acaruar, ndersa ai ishte i shokuar. Tani i duhej ta besonte edhe nese nuk donte.

"Po, po, te besoj. Por, çfare dreqin ben ti ketu? Kenzo me tha se ti jetoje ne Turqi."

"Nuk supozohej te isha ketu, po as ti. Asnje nga ne nuk eshte ne pozicionet e veta dhe plani nuk ka filluar ende."

"Çfare je duke thene?" E pyeti ai duke e pare plot frike.

"Thjesht do te te them dy fjale qe do te te bejne te bindesh e te vish me mua. ULTIMUS SPES."

"Oh...ohh dreq." Filloi te shante ai dhe vendosi duart ne koke, duke e pare Alhenan i shokuar.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now