40. Jam e gjitha e jotja.

75 10 2
                                    

Tre dite kaluan shume ngadale, sidomos per Alhenan dhe Megamin, te cilet kontrolluan çdo kat dhe apartament te atij pallati per te eleminuar zombit dhe per te gjetur ndonje ushqim. Megami mendoi se do ishte e veshtire te eleminon çdo zombi ne ate ndertese, por kur pa Alhenan te luftonte kunder pese zombive vetem me njerin krahe, nuk ishte vetem i shokuar, por edhe i entuziasmuar. Kur ajo ishte plagosur, ai nuk kishte me shpresa per te dale nga ky qytet gjalle, por kishte qene gabim te mendonte se Alhena do te ishte e padobishme pasi u lendua.

Ata kishin kontaktuar me Bellamin dhe Vesnan vetem dy here deri tani dhe kishin mesuar se situata ne anen e tyre nuk ishte me mire. I kishin mbaruar pothuajse te gjitha ushqimet dhe armet dhe nese guxonin te dilnin prej bankes, do beheshin ushqim i zombive menjehere.

"Al, gjithçka ne rregull?" Pyeti Megami, i cili po kontrollonte kuzhinen e nje apartamenti, ndersa ajo mbylli deren e dhomes se gjumit, pasi vrau çiftin zombi qe jetonin aty.

"Jemi me fat qe shumica e njerezive qe jetonin ne kete pallat kane menduar te largohen prej ketu qe ne fillim te apokalipsit. Nuk e di nese do mund te perballonim me shume zombi. Ka pothuajse pese zombi ne çdo kat, por edhe keta po me japin nje dhimbje koke." Komentoi ajo.

Po shikonte veten plot neveri. Kishin dite te tera pa bere nje dush, rrobat e saj ishin lyer me gjak ne shume vende dhe njerin krah as nuk mund ta perdorte. E kishte ngulur shume thelle thiken ne krahe, duke krijuar nje plage te madhe, te cilen e kishte qepur dhe mjekuar disa here, por ende dhimbte si dreqi. E kishte lidhur krahun me nje rrobe rreth qafes, ne menyre te mos e bezdiste kur luftonte me zombit, por serish nuk po sherohej aq shpejt sa ajo do te donte.

"A je gati te largohemi prej ketij qyteti?" E pyeti Meg papritur.

"Mendoj se po. Dua te flas me Vesnan si fillim. Me jep radion." Ai u bind, edhe perse iu duk e çuditshme qe Alhena donte te fliste me motren e tij. Ato nuk e njihnin njera-tjetren dhe as ne radio nuk kishin komunikuar me pare.

[Nese dikush me degjon, pergjigjuni.] Foli ajo sapo ndezi radion dhe vetem pak minuta me vone, u degjua zeri i Bellamy.

[Katsumi, a je me mire? A eshte Megami me ty?] Foli ai i entuziasmuar sapo degjoi zerin e saj ne radio.

Brenda bankes, te gjithe qendronin pothuajse gjithnje bashke. Bellamit nuk i pelqenin aspak te tjeret, plus e shikonin gjithnje me inat. Jarah dhe Vesna ishin te vetmet qe i flisnin dhe kujdeshin per te. Edhe perse Vesna i thoshte se duhej te qendronte larg Jarah, atij i pelqente te bisedonte me te, nuk i dukej nje vajze e keqe.

"Me ke po komunikon?" E pyeti Jarah papritur, e cila ishte ngritur ne kembe dhe shkoi menjehere drejt tij per ti mar radion prej duarve.

"Me miqte e mi." U pergjigj ai, pa u menduar me gjate.

"Ti the se miqte e tu quhen Megami dhe Alhena. Kush eshte Katsumi?" Pyeti ajo serish, duke e bere Bellamin te frikesohej pak.

"Hej, çfare problemi ke ti?" Nderhyri Vesna papritur, e cila po e degjonte kete bisede, por nuk po e duronte dot me sjelljen e Jarah, prandaj i doli perballe, duke vendosur Bellamin pas vetes.

"Po i beja thjesht nje pyetje."

"Dhe ai nuk do te pergjigjet." Ia ktheu Vesna, me nje buzeqeshje arrogante ne fytyre. Nese donte, mund ta vriste kete femer duke levizur vetem nje gisht, por si fillim donte te dinte perse ndodhej mes tyre dhe çfare kerkonte.

"Dua thjesht te di nese ai njeh nje vajze te quajtur Katsumi Iwasaki."

"Bel, a njeh ndonje person me kete emer?" E pyeti Vesna, duke qene se sapo kuptoi se kjo vajza Katsumi qenka e rendesishme per Jarah.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now