43. A po me lexon mendjen?!

89 11 2
                                    

⚡️Bullgari, Sliven⚡️

Ishte nje mengjes i qete ne kete qytet. Halona bashke me skuadren e saj prej 6 vetash ishin gati te udhetonin serish, per te mberritur sa me pare ne Onesti. Megjithate, ne momentin qe do futeshin ne makine, vune re se toka po dridhej.

"Lider, eshte nje termet. Duhet te gjejme nje vend te sigurte-"

"Jo." E nderpreu Halona shokun e saj te skuadres. "Nuk eshte nje termet. Eshte nje shpertim." Dhe ktheu syte ne horizon.

"Nje shperthim? Ne ate drejtim? Por, ne jemi duke shkuar aty..." Foli dikush tjeter i tmerruar.

"Hm...nxitoni, le te nisemi. Duhet te mberrijme ne Onesti sa me shpejt." Halona kishte nje shprehje serioze ne fytyre dhe askush nuk guxoi ta kundershtonte. U binden dhe u nisen menjehere.

"Duhet te lajmeroj, Hedeon. Personi qe ai po kerkon eshte ne rrezik." Pershperiti ajo pas pak dhe aktivizoi aftesine e saj, telepatine, per te komunikuar me te.

⚡️Bullgari, Varna⚡️

Ketu, ato lekundje te tokes ndiheshin me shume. Keison dhe skuadra e tij ishin duke eleminuar nje grup me zombi qe i kishin bllokuar rrugen dhe kur kuptuan se ishte nje termet, te gjithe u kthyen drejt liderit te tyre per nje urdher.

"Perse me shikoni mua? Eleminoni zombit sa me shpejt. Nuk kam ndermend te qendroj gjithe diten ketu." Tha ai me nje ton arrogant.

"Por, lider...eshte nje termet. Mund te jemi ne rrezik-"

"Nuk eshte nje termet, budallenj. Dhe kane per t'ju vrare zombit para se t'ju vras termeti." Foli Keison serish, kete here ktheu ujin ne nje shtize akulli dhe levizi njeren dore, duke e bere shtizen te ngulen ne koken e nje zombi. Aftesia e tij ishte kontrolli i ujit dhe e perdorte ne menyre te shkelqyer. Me ndihmen e Hedeon, te gjithe personat e evoluar i kishin zhvilluar aftesite e tyre ne maksimum vetem brenda disa diteve.

"Me siguri Halona e ka lajmeruar Hedeon. Nuk kam perse te shqetesohem." Pershperiti ai, duke ngritur koken per te hedhur syte ne horizon, ne ate drejtim ndodhej qyteti Onesti, destinacioni i te gjithe skuadrave qe Hedeon kishte derguar per te gjetur nje femer te evoluar.

⚡️Rumani, Brasov⚡️

Sila ishte lideri i skuadres nr.2 dhe aftesia e saj ishte kontrolli i tokes. Ajo ishte e para qe ndjeu lekundjet e tokes dhe e dinte me mire se çdokush tjeter se ky nuk ishte nje termet, dhe jo nje shperthim, por shume te tilla, dhe te gjithe lekundjet e tokes vinin prej nje drejtimi, Onesti.

"Le te shpresojme qe objektivi yne te jete ende gjalle, ndryshe ky mision do te ishte i kote." Komentoi ajo me nje ze te ulet. Pjesetaret e skuadres se saj nuk ishin te frikesuar prej ketij termeti, sepse e dinin aftesine e liderit te tyre dhe i besonin asaj. Nese lideri nuk jepte ndonje urdher, ata mund thjesht te vazhdonin rrugen drejt destinacionit te tyre.

⚡️Rumani, Focsani⚡️

"Oh zot, u tremba per vdekje. Çfare dreqin ishte ajo zhurme?" Gwen u zgjua menjehere prej gjumit te embel qe po bente ne makine.

"Ka disa minuta qe toka tronditet. Ne fillim menduam se ishte termet, por filluam te degjonim zhurma te shumta dhe po shikojme tym ne horizon. Ne ate drejtim eshte qyteti Onesti, lider." E informoi dikush menjehere.

"Oh, pra jane thjesht disa shperthime." Komentoi ajo dhe mbylli syte serish. Pjesetaret e skuadres se saj kishin ngelur me gojen hapur, e dinin qe lideri i tyre ishte shume pertace, por kur edhe shperthimet nuk i benin pershtypje....

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now