45. Eshte i gjithe faji im!

85 10 4
                                    

Vesna dhe Alhena ishin duke u larguar prej qytetit, kur papritur makina ndaloi dhe Vesna, e cila kishte qendruar me syte mbyllur deri tani, gati per te fjetur, per pak perplasi koken te xhami.

"Hej, perse ndalove?" Pyeti ajo Alhenan, por nuk mori nje pergjigje, duke e bere te kthente koken dhe te shikonte nje shprehje te shokuar ne fytyren e saj.

Vesna as nuk kishte kohe te pyeste perseri, sepse ajo hapi deren me nxitim dhe filloi te vraponte. Kur pa drejtimin ne te cilin Alhena po shkonte, ajo vuri re se nje makine kishte ndaluar pak me larg tyre, duke bllokuar rrugen dhe ishte rrethuar prej nje grupi zombish.

Pa menduar me gjate, doli edhe ajo prej makines dhe vrapoi pas Alhenas. Te dyja bashkepunuan dhe i eleminuan shumicen e zombive brenda pak minutash.

Vesna nuk e kishte kuptuar mire se çfare po ndodhte, por e dinte se kjo makine i perkiste vellait te saj dhe menjehere eleminoi rrezikun. Ndersa Alhena, e cila kishte perjetuar shume here kete apokalips, e dinte se gjendja ishte teper serioze.

Pak me larg tyre, nje zombi i evoluar ishte vrare dhe prane tij ndodhej trupi i pajete i Jarah. Ne fillim ajo ishte e shokuar kur pa se ishin rrethuar prej nje grupi kaq te madh zombish, por tani po ndjente pak frike. A ishte Bellamy dhe Megami ende gjalle? Ajo i kishte premtuar babait te Bel qe do e mbronte...

I injoroi keto mendime dhe vazhdoi te eleminonte zombit, por nuk po e kuptonte perse po shtoheshin. Çfare po i terhiqte ketu valle? Dhe nga doli zombi tjeter i evoluar? Apo mos ndoshta ka evoluar pak momente me pare? Kjo ishte mundesia me e madhe, ndryshe Jarah nuk mund ta kishte vrare.

"Vesna, futu ne makine." Bertiti Alhena papritur dhe pa pritur me gjate, Vesna u bind.

Alhena po kthente zombit ne hi me ane te aftesise se saj te re, duke i dhene kohe Vesnas te hapte deren dhe te futej ne makine. Alhena u fut pas saj dhe mbylli deren menjehere.

Makina ishte e madhe, mbante brenda rreth 7 persona, por ajo u vrenjt ne fytyre kur pa se vetem 5 veta ishin ne makine dhe Bellami nuk dukej askund. Megami qendronte ne vendin e shoferit, por dukej sikur ishte nje statuje. Nuk levizte dhe nuk reagonte.

Ne ato momente, ajo kishte nje parandjenje te keqe dhe nuk pyeti me gjate. U kthye menjehere drejt Vesnas, nuk i la kohe as asaj te reagonte e filloi te jepte urdhera.

"Leviz Megamin dhe vendose ne vendin e pasagjerit. Mos i fol dhe mos e detyro te flas. Thjesht ulu ne vendin e shoferit dhe nis makinen." Çuditerisht, Vesna nuk kundershtoi dhe u bind menjehere. As vete nuk e kuptonte perse reagonte keshtu ndaj Alhenas, por i dukej sikur ishte nje instikt.

Nderkohe, Alhena ktheu syte te ata pak te mbijetuar qe ndosheshin ne makine dhe i veshtroi plot me neveri. I urrente njerezit e dobet, aq te dobet sa ne vend qe te ndihmonin te tjeret, kujdeseshin vetem per veten dhe fshiheshin, ose perqafonin njeri tjetrin dhe luteshin te mos vdisnin. Duke menduar se keta njerez ishin ende gjalle dhe Bel nuk ishte me...

Gjuajti me plot fuqi deren, me njeren kembe, duke e bere te hapej dhe kur pa se Vesna ishte ulur ne vendin e shoferit, kapi personin qe kishte me afer dhe e shtyu jashte makines. Zombit e rrethuan menjehere e filluan te ushqeheshin me te.

Kur degjuan ulerimat e tij, te gjithe personat brenda makines reaguan ne menyra te ndryshme. Vesna ishte pak e shokuar, por vazhdoi te drejtonte makinen, as nuk guxoi te kundershtonte. Mendoi se ai person ishte kafshuar, ndryshe Alhena buk kishte arsye per ta hedhur te gjalle te nje tufe plot zombi. Megjithese, kjo menyre ishte kaq gjakftohte.

Megami dukej sikur ishte ne boten e tij, ne fytyren e tij nuk kishte asnje emocion, thjesht nje shprehje konfuze, sikur nuk arrinte dot te kuptonte çfare po ndodhte rreth tij, por kur degjoi ato ulerima, trupi i tij filloi te dridhej prej frikes.

Personat e tjere rrotull ishin te tmerruar. U perpoqen te qendronin sa me larg Alhenas por nuk kishin ku te shkonin. E shikonin plot tmerr, por as nuk guxonin te flisnin.

Ajo nuk e shpjegoi veten, vazhdoi te kontrollonte elektricitetin e te eleminonte zombit rreth makines, ne menyre qe Vesna te largonte makinen prej aty, por deren e makines nuk e mbylli. Pas pak çastesh, kapi nje tjeter person qe ndodhej ne makine dhe e hodhi serish te zombit, duke i bere ata te shperqendroheshin e te mos i ndiqnin.

Kete here, Vesna kishte ngelur pa fjale, sepse e kuptoi se Alhena po i perdorte njerezit e tjere per te shperqendruar zombit ne menyre qe ata te largoheshin prej aty, por kjo ishte kaq e pameshirshme!

"Hej, çfare problemi ke ti?"

"A je e çmendur?"

Te tjeret filluan te bertisnin e te shikonin Alhenan plot inat dhe frike, sepse e dinin qe tashme ishte radha e tyre. Por, kur ajo i hodhi nje shikim vrases, atyre i ngecen fjalet ne fyt.

Sapo ajo kapi nje person tjeter, ai filloi te rezistonte, por Alhena nuk kishte nerva te merej me te dhe perdori aftesine e saj, duke e paralizuar trupin e tij dhe e shtyu jashte makines. Vazhdoi ta bente kete gje derisa te gjithe njerezit qe ndodheshin ne makine u bene ushqim per zombit.

Vesna dhe Megami kishin ngelur te shokuar, por as nuk kishin kohe te reagonin, sepse Alhena kishte mbyllur deren e makines, ndersa Vesna po rriste shpejtesine. Grupi plot zombi u shperqendruan dhe tashme qe kishin ushqim mes tyre, as nuk u perpoqen ti ndiqnin me.

"Perse?" Pershperiti Vesna pas pak. Edhe perse ishin largur pak prej zombive, ajo ende arrinte te degjonte ulerimat e atyre njerezve te gjore. I kishte mbrojtur per kaq shume dite, i njihte te gjithe, por papritur Alhena i vrau te gjithe para syve te saj dhe ajo as nuk mund te bente diçka per ta ndaluar. Mendoi se Alhena ishte nje vajze e guximshme, por kurre nuk e kishte menduar se ajo ishte kaq...çnjerezore.

"Jane te padobishem. Heret ose vone, do te na vrisnin edhe ne, ashtu si vrane Jarah dhe Bellamy." Sapo ajo tha kete gje, Megami filloi te dridhej i gjithi dhe menjehere plasi ne te qara, duke e trembur motren e tij. Ajo e shikonte e shokuar, sa harroi edhe qe drejtonte makinen per nje moment.

"Ki vemendjen te rruga, Vesna!" U degjua zeri i Alhenas perseri. Edhe perse donte te ngushellonte vellain e saj, tani nuk mund te bente asgje, keshtu qe ktheu vemendjen te rruga.

"Megami, çfare ndodhi?" Pyeti Alhena pas pak. Megami u tremb kur ndjeu nje dore ne shpatullen e tij, pastaj ktheu koken pas per te pare Alhenan qe po e shikonte plot vemendje.

"Une-nuk...e di-" Nuk fliste dot me shume, sepse qante pa pushim. Por, çuditerisht Alhena nuk e detyroi. Qendruan ne qetesi dhe lejuan Megamin te qante per minuta te tera e priten derisa ai u qetesua.

"Eshte faji im...Eshte i gjithe faji im!" Pershperiti ai, duke i habitur te dyja vajzat. Ato priten me gjate, por Megami refuzoi te fliste. Vazhdonte te thoshte se ishte faji i tij, por nuk po i tregonte atyre se çfare ndodhi.

Ne fund, Alhena nuk duroi dot me gjate dhe i kapi nofullat, duke e kthyer fytyren e tij drejt vetes. Aktivizoi aftesine e saj Devour dhe kur Megami pa syte e saj te kuq, iu duk sikur penetruan mendjen e tij. Ishte nje ndjenje e çuditshme dhe e frikshme. Donte te rezistonte, por Alhena ishte teper e fuqishme. Ajo u fut ne mendjen e tij dhe e detyroi te perjetonte edhe njehere tmerrin qe kishte ndodhur vetem pak çaste me pare.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now