Alhena u zgjua vetem gjysme ore me vone duke e bere Megamin te qetesohej me ne fund.
"A ndihesh mire? Ke shume dhimbje?" E pyeti ai sapo ajo hapi syte.
"Ugh, ndihem kaq e dobet." Tha ajo me ze te ulet, ndersa po shikonte rrotull, por nuk po levizte.
"Jemi ne tarracen e nje ndertese te larte. Zombit jane ende aty poshte dhe kane rrethuar ndertesen. Nuk e kam idene se mund te dalim prej ketu, por per tani jemi te sigurte." E informoi Meg.
Ajo qendroi shtrire edhe per pak minuta, pastaj provoi te ngritej ne kembe dhe Megami shkoi menjehere prane saj per ta ndihmuar.
"Qendro ulur me mire. Je ende e dobet." Iu lut ai, por ajo e injoroi.
"Duhet te kontrollojme te gjithe ndertesen, nesa ka zombi brenda ose ushqime. Kam pershtypjen se do qendrojme ketu per ca kohe."
"Ke te drejte. Do qendrojme ketu derisa ti te behesh me mire. Vesna dhe Bellamy jane te sigurte, keshtu qe nuk kemi perse shqetesohemi per ta. Eshte nje dere qe te çon ne katin poshte, por nuk e hapa sepse nuk e di nese ka zombi pas asaj dere. Ti qendro ketu, do shkoj une-"
"As mos guxo ta perfundosh ate fjali. Nuk ke per te shkuar askund pa mua." E nderpreu ajo dhe kishte nje shprehje teper serioze ne fytyre. Megamit as nuk i shkoi ne mendje ta kundershtonte. Nese me pare Alhena i dukej pak e frikshme, tani as nuk e shikonte dot ne sy, sepse ai shikim i saji e tmerronte. Qe kur vrau ata dy zombit e evoluar, i dukej pak ndryshe. I dukej me e tmerrshme se ç'kishte qene me pare.
"Çfare po mendon?" E pyeti ajo, ndersa Megami e leshoi dhe ajo filloi te bente vete disa hapa rrotull.
"Ke nje aure me te frikshme se me pare rreth teje...Nuk di si te ta shpjegoj, por ndjej sikur duhet te te qendroj larg. Dhe çdo here qe te afrohem, me duket sikur jam ne rrezik. E di qe tingellon si nje budallek kur e them-"
"Nuk eshte hera e pare qe e kam degjuar kete." Tha ajo me nje buzeqeshje te vogel ne fytyre. Duke qene se aftesia e saj Devour arrinte te grabiste çdo aftesi tjeter, njerezit e evoluar ndjenin gjithnje nje frike te papershkrueshme prej saj. Dhe shume miq te saj i kishin thene te njejten gje si Megami e me vone e kishin kuptuar perse ndiheshin ne ate menyre.
"Vertete?"
"Tani jam e sigurte. Nese ti arrin te ndjesh rrezik prej meje, do te thote se je nje njeri i evoluar." Tha ajo pas pak, duke e bere Megamin te ngelte pa fjale per disa çaste.
"Çfare..."
"Aftesia ime i ben te gjithe njerezit e evoluar te kene frike prej meje. Shumica nuk e kuptojne arsyen perse, disa edhe me kane pyetur: Perse ndjej kaq shume frike prej teje? A do ta dish pergjigjen?"
"Uh, nuk jam i sigurt nese dua...Por, jam shume kurioz tani. Nuk e dija qe edhe ti ishe nje njeri i evoluar."
"As une nuk e dija derisa disa çaste me pare. Aftesia ime quhet Devour, eshte e veçante dhe ndoshta me e frikshme se çdo aftesi tjeter ne kete planet. Une mund te mar aftesite e njerezve te tjere te evoluar e ti bej ato te mijat." Megami ngeli serish i shokuar pas atij informacioni qe sapo mori. "Te duket e pabesueshme, apo jo? Ne fakt, as vete nuk e di nese eshte nje bekim ose mallkim."
"Nje aftesi e tille ekziston?" Pyeti ai, plot mosbesim.
"Sigurisht. Ekzistojne shume aftesi qe as nuk te shkojne ne mendje. Vellai im ka nje aftesi teper te veçante gjithashtu, Duplicate. Arrin te kopjoje çdo aftesi qe shikon, por fatkeqsisht ka gjithnje nje limit."
"Wow..." Megami ishte mese i shokuar, por ajo vazhdoi te fliste.
"Do me besoje sikur te thoja se dikush ka aftesine te kthej kohen pas?"
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...