1. Fillimi i fundit.

171 21 27
                                    

Hapi syte vetem per ta gjetur veten shtrire mbi dicka te bute. Kishte vite qe nuk kishte fjetur kaq mire...prit, si mund te flinte kaq mire ne nje bote plot me zombie?

U ngrit menjehere ne kembe dhe po shikonte rrotull e hutuar. A ishte kjo nje enderr valle? Mbylli syte sikur nuk mund e besonte se ishte ne nje dhome kaq te paster...

Ajo duhej te kishte vdekur prej shperthimit pak me pare. Perse...ishte ende gjalle?

Papritur degjoi hapa dhe po kontrollonte rrotull per thiken, por nuk ndodhej askund. Mendoi se nje zombi po i afrohej dhe gjate panikut, grushtoi pasqyren qe ndodhej prane saj dhe mori nje pjese te vogel te saj, duke e perdorur si arme. Ne momentin qe krijesa shtyu deren dhe hyri ne dhome, ajo i vendosi copen e pasqyres ne fyt, por ndaloi menjehere kur pa fytyren e mikes se saj. Agata ishte e tmerruar dhe celulari qe po mbante ne duar kishte perfunduar ne toke.

Alhena u largua prej saj, por ende po e shikonte me dyshim...E mbante mend shume mire qe Agata kishte vdekur 10 vite me pare. Perse tani ndodhej para saj?

"Alhena? Me trembe..." Pershperiti ajo dhe filloi te bente disa hapa pas. Alhena u cudit me shume kur degjoi zerin e saj. Ne fillim mendoi se ishte nje zombi qe dukej si ajo, por kur filloi te fliste...

"Agata?" Pershperiti me nje ze te thyer...Copa e xhamit i ra prej dores dhe shkoi me nxitim drejt shoqes se saj per ta perqafuar.

"Me fal, mendova se ishte dikush tjeter." Tha kur kuptoi se Agata po hezitonte dhe dukej ende e frikesuar.

"Huh...kush tjeter mund te ishte pervec meje? Me trembe shume, idiote. A ke ndonje ish te dashur qe te ngacmon ende dhe ste le te qete? Ti e di qe mund te me thuash gjithcka...Apo mos ndoshta pe ndonje makth?" E pyeti Agata dhe ajo buzeqeshi. I kishte munguar shoqja e saj e ngushte. Ishte gati te qante ne ato momente, por i mbajti lotet. Si fillim, i duhej te kuptonte se cfare dreqin po ndodhte. U largua pak prej Agatas dhe shkoi drejt pasqyres. Megjithese ishte e thyer, arriti te shikonte fytyren e saj ne nje pjese te saj dhe u habit. Dukej pak me e vogel ne moshe...

"Agata..." Pershperiti, ndersa shoqja po e shikonte e shqetesuar.

"Me thuaj..."

"Sa eshte data sot?" Agata shikonte plot dyshim, por u pergjigj, edhe perse ishte konfuze.

"21 Prill."

"Viti?" Pyeti ajo, duke e bere me konfuze.

"Eh? A po tallesh me mua, Alhena?"

"Me thuaj vitin." Tha ajo, pak e acaruar. "...te lutem." Shtoi dhe beri nje buzeqeshje te shtirur drejt saj.

"Eshte viti 2048, sigurisht. Vertete nuk e di? Apo mos ndoshta-"

"Oh, dreq. 21 Prill 2048 eshte dita e pare e Apok-" Filloi te pershperiste, por ndaloi se foluri menjehere kur u kujtua se Agata ishte ende aty.

A ishte kjo nje enderr valle? Nuk arrinte ta besonte, por gjithçka dukej reale. I dukej sikur ishte me e vogel ne moshe dhe data ishte 21 Prill 2048, dita e pare e apokalipsit. E mbante mend mire kete dite. Ishte larguar me nxitim prej aty dhe e kishte lene Agatan te vetme, vetem per te zbuluar me vone se ajo ishte kthyer ne nje zombie. Ishte nje nga shume gjerat per te cilat ishte penduar... nuk kishte arritur te shpetonte miken e saj.

Por a ishte kthyer vertete pas ne kohe? A ishte kthyer 10 vite me pare, vetem pak ore para fillimit te apokalipsit? E perse duhej ta besonte kete? Mund te ishte thjesht nje enderr...Ajo kishte deshiruar nje shans te dyte te rregullonte gabimet e saj edhe ne momentin e fundit para se te vdiste...por kurre nuk kishte menduar se mund te behej realitet.

"Agata...a jam reale? Dua te them...ti nuk je nje enderr apo jo? Jemi te dyja ketu dhe data eshte-"

"A i ke pire ilacet sot ti? Apo mos ndoshta ke goditur koken diku?" Iu kthye ajo, tashme pak e acaruar. Alhena beri disa hapa drejt saj dhe i vendosi duart ne shpatulla.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now