Te tre filluan te endeshin neper qytet per rreth dy ore. Ecnin ngadale, me kujdes dhe ne qetesi, duke u fshehur nga zombit, te cilet ne shumicen e rasteve ishin neper grupe te medhaja.
Bellamy nuk po ndihej aq mire, sepse perveç frikes qe po perjetonte, Katsumi i kishte ngulur syte qe prej nje ore me dhe nuk po e bente te ndihej mire. Kur ndaluar pas nje makine dhe u fshehen prej 12 zombive qe ndodheshin afer, ai i kapi doren Katsumit, duke i terhequr vemendjen.
"Perse me shikon ashtu? Me tremb me shume kur me ngul syte. A kam ndonje gje ne fytyre?" E pyeti ai me nje ze te ulet, por ajo nuk u pergjigj. Ne te kundert, i beri nje pyetje tjeter.
"Ne cilin drejtim mendon se duhet te shkojme?" Dukej aq serioze, sa Bellamy nuk inatosej dot, edhe perse ajo e injoroi pyetjen e tij.
"Ne te djathte. Duhet te kalojme kete rrugen dhe te shkojme drejt nderteses gri..." Bellamy vazhdoi te fliste, ndersa Katsumi i nguli syte serish. Kete here Bellamy u skuq nga inati, sepse ajo po e bente serish. "Po e ben tani serish. Perse me shikon ashtu?" E pyeti ai menjehere.
"Ti na ke drejtuar dhe duke ndjekur rrugen qe na tregon ti, nuk jemi ndeshur me asnje zombi deri tani. A nuk ju duket e çuditshme ju?" Fjalet e saj i bene te qendronin ne qetesi per disa momente.
"Jam konfuz." Foli Bel pas pak.
"Eshte ndonje lloj aftesie apo jo? Bel eshte nje njeri i evoluar?" Pyeti Meg, duke e bere Katsumin te buzeqeshte. Te pakten kishte nje person te zgjuar ne grup. Kur ajo tundi koken ne shenje pohimi, Bel donte te bertiste prej gezimit, por ende ishte konfuz.
"Une jam njeri i evoluar?" Ai dukej ende i shokuar, ndersa Meg ishte kurioz, prandaj u kthye drejt Katsumit dhe pyeti.
"Çfare lloj aftesie eshte?"
"Mua me duket se Bel arrin te gjej rruge shpetimi ne çdo situate. Eshte aftesi e çuditshme, por i pershtatet nje frikacaku si ai." U pergjigj ajo duke buzeqeshur pak.
"Hej, une nuk jam frikacak." Kundershtoi ai menjehere.
"Kjo eshte gje e mire, por a me duhet tju kujtoj se kemi rreth 12, jo 14 zombi rrotull tani dhe nese vazhdojme te flasim, do na gjejne?" Foli Meg, i cili shikonte drejt zombive plot vigjilence.
"Ke te drejte. Le te largohemi." Tha Katsumi dhe ishte e para qe levizi. Vazhduan te ndiqnin rruget qe i tregonte Bellamy dhe u ndeshen vetem me pak zombi, te cilet i eleminuan ne heshtje. Ne fund, gjeten nje shtepi private para se te perendonte dielli dhe vendosen te qendronin aty.
"A jemi vertete me te sigurt ketu se sa ne nje pallat? Zombit mund te futen prej dritareve." Komentoi Bel sapo u futen brenda dhe u ndesh me fytyrat serioze te dy miqve te tij. "Ups, me falni-"
"Shhh." E nderpreu Katsumi dhe filloi te ecte ngadale drejt dhomave. Meg i kapi doren Bel dhe e mbajti prane vetes, duke ndjekur Katsumin. Vazhduan te kontrollonin te gjitha dhomat e shtepise me radhe se bashku dhe kur me ne fund u siguruan se nuk kishte asnje zombi brenda, hodhen çantat ne dysheme dhe u ulen neper divanet e dhomes se ndenjes.
"Eshte nje shtepi e kendshme. Duket sikur te gjithe pjeetaret e familjes kane qene jashte shtepise kur shiu i kuq ndodhi. Nuk ndihem kaq mire kur mendoj se jemi brenda shtepise qe i perket disa personave te vdekur, ose zombive..." Komentoi Megami, duke e bere Katsumin te rrotullonte syte.
"Mua nuk me intereson shtepia e kujt eshte. Ai shtrati i madh ne njeren nga dhomat ne katin e dyte me pelqeu shume. Jam i sigurte qe eshte shume i rehatshem. A thua se do bejme nje gjume te kendshem sonte?" Foli Bel pas tij.
"Le te kerkojme per ndonje ushqim neper kuzhine si fillim." Te tre ishin te lodhur dhe as nuk donin te ngriheshin me prej aty, por ishin edhe te uritur, prandaj ndoqen Katsumin drejt kuzhines. Gjeten plot ushqime, shumica e te cilave ishin ende te ngrenshme. Filluan te hanin ndersa shikonin diellin te perendonte prej njeres nga dritaret. Erresira kishte pushtuar çdo gje tashme, edhe shtepine ne te cilen ata ndodheshin por asnje njeri nuk guxonte te bente zhurme apo drite gjate nates.
"A do e gjejme dot rrugen drejt asaj dhomes se rehatshme valle?" Pyeti Bel pas pak.
"Sigurisht, shkoni te dy ne ate dhome dhe flini te qete. Do bej une roje gjate gjithe nates." Tha Katsumi papritur, duke i habitur pak te dy.
"Jo, duhet te flesh edhe ti." Kundershtoi Meg menjehere, ndersa Bel ishte skuqur i gjithi ne fytyre sepse po mendonte se do flinte bashke me Megamin sonte dhe ishte teper i entuziasmuar.
"Nuk mundem te fle. Por, do te jem ne dhomen e ndenjes. Mos u shqetesoni per mua. Flini, sepse do ju duhet plot energji per te vrapuar prej zombive neser." Ata nuk kundershtuan, sepse e kishin veshtruar Katsumin gjate gjithe kohes, qe kur u ndeshen ate zombin e evoluar dhe vune re se shpesh ajo nuk arrinte te perqendrohej dot, por dukej sikur kishte humbur ne mendime. E kuptuan se ajo kishte nevoje te qendronte e vetme dhe te dy ngjiten shkallet per ne katin e dyte.
"Mos beni zhurme dhe mos ndizni asnje elektrik dore, ne rregull?" I paralajmeroi ajo edhe njehere para se te alrgoheshin.
"Patjeter." Te dy u larguan dhe duke u endur neper korridore, me ne fund e gjeten dhomen me shtratin me te rehatshem. Syte e tyre u ambjentuan me erresiren pas pak minutash dhe te dy u hodhen ne shtrat. Bel dukej sikur e zuri gjumi menjehere, ndersa Meg nuk e leshonte thiken prej njeres dore dhe qendroi zgjuar per pak ore, derisa me ne fund e mori gjumi.
Nderkohe, Katsumi ndodhej e vetme ne dhomen e ndenjes. Ishte shtrire ne nje divan dhe qetesia mbizoteronte, por çuditerisht, ajo arrinte te degjonte diçka. I dukej si nje zhurme qe perseritej ne mendjen e saj. E kishte degjuar kete vazhdimisht qe kur zombi i evoluar u perpoq te futej ne mendjen e saj dhe nuk po largohej. E dinte se nje zombi nuk mund ta bente diçka te tille, por atehere...kush kishte arritur te futej ne mendjen e saj?
Ajo kishte vendosur njeren dore ne tavolinen qe ndodhej prane divanit dhe levizi vetem nje gisht duke e goditur tavolinen tre here rresht, per te imituar zhurmen qe degjonte. Ishte tamam si nje trokitje e lehte qe perseritej vazhdimisht. Nje, dy, tre. Nje, dy, tre. Nje, dy, tre...
Dora e saj vazhdonte te godiste lehte tavolinen dhe pas pak kjo zhurme nuk po e bezdiste me, por po e bente te relaksohej. Megjithate, e bente te ndihej edhe ne rrezik, sikur dikush po perpiqej te futej ne mendjen e saj duke e bere te relaksohej si fillim, prandaj u tregua vigjilente dhe nuk fjeti aspak ate nate.
🌺🌺🌺
Kjo pjese eshte pak e shkurter, por do postoj edhe nje tjeter pas kesaj dhe eshte e preferuara ime sepse me ne fund dashuria ime, Hedeon shfaqet🥺🥰
S'me besohet qe kam shkruar 30+ pjese dhe nuk kam arritur akoma te gjysma e historise. Kam pershtypjen se ky liber do zgjas pak si shume...😩
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...