"Te silleshit si zombi ishte ideja e kesaj Alhenas? Te them te drejten, u habita kur pash se hoqe xhaketen dhe fillove te fliste e te levizje duart." Komentoi Vesna papritur.
"Ne fakt, na tmerrove te gjitheve. Per disa çaste menduam se zombit ishin evoluar me shume dhe tani as nuk mund ti dallonim prej njerezve." Foli Jarah, e cila po qendronte te dera e dhomes.
"Prandaj mu desh pak kohe te vija te te ndihmoja. Ne fillim as nuk po e besoja dot se ishe nje njeri, por kur pash fytyren tende te paharrueshme, nuk mund te qendroja pa bere asgje dhe nuk e besoja dot se ti ishe kthyer ne nje zombi." Vesna beri nje buzeqeshje te vogel dhe kaloi doren ne floke serish. E shikonte sikur nuk e besonte dot se ai ishte gjalle dhe perballe saj.
"Perse e trajton si nje femije?" Iu drejtua Jarah papritur.
"Sepse eshte femije. Eshte vetem 17 vjeç." U pergjigj ajo dhe u kthye drejt Jarah per ta pare ne sy.
E kishte njohur kete vajze kur sapo ishin futur ne kete qytet disa dite me pare, por edhe perse ajo i kishte ndihmuar shume, Vesna serish nuk i besonte dot. E kishte veshtruar me vemendje gjate gjithe kohes dhe kishte vene re se kjo vajze ishte shume e zonja me çdo lloj arme dhe i vriste zombit me shume lehtesi. As nje ushtar nuk luftonte ne menyre te tille, i dukej sikur Jarah ishte e trajnuar per te vrare zombi dhe kjo ide e tmerronte ndonjehere. Ishte perpjekur ti qendronte sa me larg, por Jarah gjente gjithnje nje arsye per t'iu afruar.
Ne anen tjeter, Alhena ishe e rrethuar prej nje grupi te madh zombi dhe dy zombi te evoluar qe qendronin perballe tyre, duke i bere zombit e tjere te mos e sulmonin. Makina e saj ishte rrethuar prej tyre pak me pare dhe po qendronte tashme siper saj, duke pare me vemendje zombit qe qendronin rrotull dhe ishin gati ta sulmonin ne çdo moment.
Ajo e dinte se do ndiqej prej tyre nese krijonte nje rremuje te tille para bankes, te cilen ata po e ruanin prej ditesh, por kurre nuk e kishte menduar se edhe zombit e evoluar do e ndiqnin. Tani ishte vertete ne telashe. Armet e vetme qe kishte ne trup ishin thika te llojeve te ndryshme dhe e dinte qe me to as nuk mund ti gervishte zombit e evoluar. Te pakten kishte menduar per nje plan te dyte nese i ndodhte diçka dhe ia kishte thene Megamit me pare. Nese ajo do te vdiste ne kete vend, Meg do te ishte shpresa e tyre e vetme per tu larguar prej ketij qyteti.
Ne fillim mendoi se mund te kishte rreth kater ose pese zombi te evoluar ne kete qytet. Njerin e kishin eleminuar, dy ishin perballe saj dhe nje tjeter mund te ishte prane bankes. Ndoshta mund te kishte edhe ndonje tjeter, por tani i duhej te perqendrohej te keta te dy.
Ishte e sigurte se njeri prej tyre kishte telepatine si aftesi, me te cilen komunikonte me zombit normal dhe i drejtonte. Tjetri duhej te kishte aftesine per te kontrolluar nje element, prandaj hodhi nje thike drejt tij per ta vertetuar dhe kur nje shkemb i gjate u ngrit prej tokes, e kuptoi se kishte te drejte. Beri nje buzeqeshje te trishte, sikur e dinte qe nuk kishte me shanse kunder tyre. Pastaj zbriti prej makines dhe qendroi ne toke, sepse keshtu mund te ndjente tronditjet e tokes kur ai ta sulmonte.
'Katsumi, a je ende gjalle?'
Degjoi nje ze ne mendjen e saj papritur. Ishte Hedeon, bastardi qe po perdorte aftesine e tij per tu futur ne mendjen e saj. A nuk mund ta linte te vdiste e qete?
'Jo per shume gjate. Jam e rrethuar prej dy zombive te evoluar dhe njeri prej tyre eshte teper i fuqishem. Nuk mendoj se mund te dal qe ketu gjalle.'
'Cfare? Ku je tani? A nuk vrapon dot prej tyre?'
'Çfare te ben te mendosh se mund te largohem prej zombive te evoluar?'
'Hej, ti nuk mund te vdesesh.'
'Oh, po. Ti di diçka mbi mua. Me thuaj, perse mendon se jam kaq e rendesishme?'
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...