63. I dashuri im eshte i plotfuqishem.

47 8 2
                                    

Katsumi e genjeu qe ta bente te ndihej me pak nervoz e tashme po e shikonte ndersa ai ra ne gjunje dhe po mbante koken me te dyja duart. Ishte i zbehte ne fytyre dhe kishte shtrenguar dhembet fort, duke e perballuar mire situaten deri tani.

Ajo po e lejonte te shikonte te gjitha kujtimet e saj qe perfshinin Boyan. Dimitri kishte bere te njejten gje me te. Ato kujtime e kishin bere Katsumin te kujtonte gjithçka me pas, duke thyer keshtu kontrollin e vete aftesise se saj mbi veten.

Nje gje qe kishte kuptuar qarte gjate gjithe ketyre jeteve qe kishte jetuar, ishte fakti se aftesite e njerezve te evoluar nuk ishin aq te bukura sa ata mendonin ne fillim. Jo vetem qe ata nuk mund ti kontrollonin, por vete aftesia mund ti kontrollonte ata. Dhe kjo ishte nje gje e tmerrshme.

Ashtu si aftesia Time Leap qe kishte kontroll mbi Dimitrin, duke e detyruar ta perdorte e te kthente kohen pas qindra here, edhe aftesia Devour kishte kontroll mbi Katsumin, sa me shume qe ajo e perdorte, aq shume kujtime vazhdonte te humbiste. Aftesite me te fuqishme kishin pasoja me te renda.

Megjithate, keto aftesi shpesh here e ndihmonin personin te cilit i perkisnin. Jo vetem qe permes aftesise keta persona mund te ndjenin rrezikun sa me pare ne menyre qe ta shmangnin e te shpetonin veten, por ne momentin qe nje person tjeter i evoluar i sulmonte, aftesia aktivizohej pa vetedije, duke i mbrojtur menjehere. Ashtu si po ndodhte ne keto çaste.

Boyan po arrinte te duronte kete torture, sepse aftesia e tij ishte aktivizuar ne momentin qe Katsumi kishte perdorur Time Leap mbi te. Aftesia e tij gjithnje kishte qene Speed, vete shpejtesia.

Ne fakt, njerezit supozohej te evoloheshin pasi apokalipsi ndodhte. Duke qene se zombit ekzistonin dhe ishin nje rrezik i madh per ta, njerezit fillojne te evolohen qe te mos zhduken prej ekzistences.

Megjithate, ne apokalipsin 100, Katsumi Iwasaki kishte kthyer kohen pas dhe pasi mori aftesine Time Leap, e kishte bashkuar me aftesine e saj Devour, duke i perdorur se bashku. Dhe kjo gje thyente çdo rregull te mundshem te kohes dhe hapesires.

Askush nuk kishte provuar te bashkonte dy aftesi kaq te fuqishme me pare. Kjo ishte diçka qe vete koha dhe hapesira nuk e kishin parashikuar dot. Kjo ishte menyra se si Katsumi kishte arritur te thyente lakun kohor ne te cilin kjo bote ndodhej per 100 apokalipse me radhe dhe i kishte dhuruar te gjitheve fundin e nje torture si ajo e meparshmja dhe nje fillim te ri.

Tani, ajo ishte nje anomali ne kete bote. Diçka qe nuk duhej te ekzistonte. Ishte nje person qe ishte evoluar para se apokalipsi te ndodhte dhe thyente komplet rregullin e kesaj bote. Ajo mund ta shkaterronte kete bote nese donte, por fatmiresisht per te gjithe njerezimin, ky nuk ishte qellimi i saj.

Duke qene se nje person kaq i fuqishem nuk duhej te ekzistonte para apokalipsit, vete koha dhe hapesira duhej te ishte perpjekur ta fshinin komplet ekzistencen e Katsumi Iwasakit, por duke qene se Time Leap i perkiste tashme asaj, koha i perkiste dhe i bindej vete Katsumit, duke bere keshtu te pamundur qe te kishte nje rrezik me te madh se Katsumi Iwasaki ne kete bote. Edhe vete apokalipsi nuk ishte kaq i rrezikshem sa ajo per njerezimin.

Pra, nese ajo donte, mund te perdorte kohen vetem mbi nje person te caktuar, duke pershpejtuar evolucionin e tij dhe duke lejuar keshtu ekzistencen e aftesive te ndryshme edhe 6 vite para se apokalipsi te ndodhte.

Kjo ishte ekzaktesisht ajo qe po bente ne ato momente. Po pershpejtonte kohen vetem mbi Boyan, duke e detyruar te evolonte aftesine e tij, ne menyre qe te mbronte veten kunder saj.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now