Dimitri dhe Alhena e kishin njohur njeri tjetrin qe prej heres se pare qe apokalipsi kishte ndodhur. Situata te ndryshme i kishin bere te besonin njeri-tjetrin, ne nje bote ku besimi pothuajse nuk ekzistonte me.
Pasi kaluan disa vite bashke, ata tashme e dinin se aftesite e sicilit prej tyre ishin teper te fuqishme dhe ata kishin refuzuar ti perdornin gjate gjithe kohes. Te tjeret mendonin se ata nuk ishin njerez te evoluar, por te dy thjesht ishin duke i genjyer te gjithe.
Alhena e dinte se nese perdorte aftesine e saj, do i duhej te vriste plot njerez per ti bere aftesite e tyre te vetat. Plus, nuk e dinte se çfare aftesish mund te perballonte ose jo.
Ndersa Dimitri nuk kishte kontroll te mire mbi aftesine e tij ne fillim. E vetmja gje qe dinte te bente atehere ishte te ngadalesonte kohen, duke shmangur keshtu ndonje plumb ose ndonje zombi. Ndonjehere, e frikesonte vete aftesia e tij dhe fakti qe ai nuk mund ta kontrollonte.
Me kalimin e kohes, Alhena filloi ti thoshte atij gjithçka qe dinte mbi Genesis dhe planin e familjes se saj per te shpetuar boten.
Filluan te shpetonin shume njerez dhe i dergonin ne baza te sigurta, duke i dhene shprese, por asnjeri prej te dyve nuk mund ta imagjinonte ne ato momente se bota nuk do te shkaterrohej prej zombive, por prej njerezve te evoluar.
Njerezit e evoluar qe benin pjese ne planin Genesis i perdornin aftesite e tyre per te vrare njerezit qe kishin ngelur, te mbijetuarit e fundit. Ata donin te ishin krijesat e vetme ne kete bote. Donin qe kjo bote ti perkiste vetem atyre dhe gati e arriten kete qellim.
Gabimi me i madh qe ata bene ishte te vrisnin Aurelius Mikhailov. Me vdekjen e tij, Ultimus Spes kishte deshtuar pa filluar ende ne apokalipsin e pare, por kishte sjell gjithashtu edhe fundin e Genesis.
Kur mori lajmin se vellai i saj nuk ishte me ne kete bote, Alhena e humbi komplet arsyen dhe donte hakmarrje. Dimitri nuk arrinte ta ndalonte dhe ajo filloi te ndiqte neper bote personat qe benin pjese ne planin Genesis dhe i vriste pasi merte aftesite e tyre.
Shume prej tyre vdiqen pa e ditur se si, ndersa te tjere u penduan qe provokuan Katsumi Iwasakin. E dinin mire se kush ajo ishte, disa madje u perpoqen ta benin te ndalonte duke e kercenuar me jeten e babait te saj, por ne fund ajo e vrau Takeshi Iwasakin me duart e veta.
Alhena, e cila ne fillim po i vriste per hakmarrje, vazhdoi ti vriste bastardet, per te shpetuar te mbijetuarit e fundit. Ajo udhetoi rreth botes dhe merte çdo aftesi qe mundej. Pasi kuptoi se kjo bote po shkaterrohej jo prej zombive, por prej njerezve te evoluar, ajo vendosi te zhdukte çdo aftesi prej kesaj bote.
Dimitri u perpoq ta ndalonte shume here, por te dy e dinin se aftesia e Alhenas tani ishte shansi i tyre i fundit. Prandaj ai e la te shkonte.
Ndersa Alhena asgjesonte çdo pjesetar te Genesis, Dimitri mblodhi ata pak te mbijetuar qe kishin ngelur dhe shpetoi sa me shume njerez te mundej, duke i derguar te gjithe drejt nje baze te sigurte.
Alhena i kishte thene se kjo baze i perkiste vellait te saj dhe per te shpetuar veten, ata duhej te braktisnin planetin, per te shkuar drejt hapesires. Jo vetem qe zombit po shtoheshin çdo dite e me shume, por ata pak persona te ngelur prej Genesis filluan te bombardonin vende te ndryshme te planetit per te vrare te mbijetuarit e fundit.
Megjithate, Dimitri refuzonte te shkonte. Ai vazhdoi te priste per Alhenan per rreth dy vite. Ne fund, ushqimet kishin mbaruar dhe shume njerez po vdisnin prej urise, por ai serish refuzonte te largohej pa te.
Kur me ne fund Alhena u shfaq ne ate baze, ai humbi çdo shprese te vogel qe kishte. Ai person qe po qendronte para tij nuk ishte Katsumi qe ai njihte.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...