Vesna ishte duke pritur per Alhenan, ndersa Megami e Bellamy po bisedonin me njeri-tjetrin. Kjo gje kishte po habiste shume personat qe kishin punuar ne shtepine e Cezar Blackwood prej vitesh, sepse ata e kishin pare Bellamin te rritej dhe ai asnjehere nuk i afrohej njerezve te panjohur. As nuk bente biseda te tilla plot entuziasm. Edhe kur Aurelius, shoku i tij i ngushte vinte per ta vizituar, ai nuk dukej kaq i lumtur.
Ajo qe i habiste me shume ishte fakti se Bellamy po i dukej si nje person komplet tjeter ne ato çaste. Ai nuk po i fliste Megamit me ate tonin arrogant, nuk po ankohej si nje femije i vogel e nuk po shante apo ofendonte asnje.
Ne te kundert, kishte duart ne te dyja faqet e veta, ndersa qendronte perballe Megamit, duke e degjuar me vemendje çdo fjale te tij dhe pergjigjej gjithnje kur ai bente nje pyetje. Por,
dukej kaq i lezetshem ne ato momente, sa edhe Megami nuk duroi dot dhe i shtypi faqet me dy gishta, pastaj qeshi kur pa ate shprehje te habitur ne fytyren e tij.Bellamy nuk kishte qejf ta preknin apo ta trajtonin si femije, por nje arsye qe as vete nuk e kuptonte, nuk refuzonte dot Vesnan, Katsumin apo Megamin. Ata nuk dukeshin sikur po talleshin me te, arrinte te shikonte se çdo veprim i tyre ishte i sinqerte.
Madje, i dukej sikur Katsumi dhe Vesna po e trajtonin si nje vella te vogel. E kishte pare si Katsumi trajtonte vellain e saj, kishte veshtruar edhe Vesnan per kete kohe te shkurter se si trajtonte Megamin dhe po kuptonte se sjellja e tyre nuk ndryshonte shume ndaj tij.
Kjo gje e bente te ndihej mire. Qe i vogel, ai kishte pasur plot persona qe vetem shtireshin rrotull, ose qendronin prane tij per interes. I urrente keta njerez te tille. Por, Katsumi, Vesna, Megami, madje edhe Aurelius e trajtonin komplet ndryshe. Ata nuk kerkonin asgje prej tij, thjesht i pelqente shoqeria e tij.
Kishte nje buzeqeshje te madhe ne fytyre, aq sa i verboi te tjeret rrotull. Disa sherbyes shkuan te lajmeronin Cezar, sepse djali i tij po sillej shume anomalisht.
Ndersa Bellamy ndihej i lumtur ne ato momente, i pelqente sidomos kur Megami kishte te gjithe vemendjen mbi te.
"A te pelqen Megami?" Degjoi nje pershperime afer veshit dhe pa e kuptuar as vete, u pergjigj menjehere.
"Po! Eshte shume i bukur!" Kur degjoi te qeshuren e Katsumit dhe Vesnas, kuptoi çfare kishte thene dhe vendosi menjehere duart para fytyres. Donte te fshihej ne ato momente. Ishte skuqur i gjithi prej turpit.
Megami nuk e degjoi, sepse ai foli me se te ulet, Vesna arriti ta degjonte vetem se ishte nje njeri i evoluar tashme ndersa Katsumi ishte afer tij, dhe ishte ajo qe e kishte pyetur.
"Hahahahah. Ti nuk ke per te ndryshuar kurre." Komentoi ajo dhe ndersa po mendonte nese duhej ti kthente kujtesen e jeteve te meparshme Bellamit apo jo, syte e saj ndryshuan per nje milisekonde, pa e kuptuar as ajo vete.
"Katsumi! Mos!" Zeri i Vesnas e beri te kuptonte se per pak kishte humbur kontrollin mbi aftesine e saj dhe u tremb.
Dreq! Nese humbiste perqendrimin, diçka e tmerrshme mund te ndodhte!
Vesna kishte ndjere nje frike te tmerrshme ne momentin qe aftesia e Katsumit u shfaq dhe duke qene se ajo ishte afer Bellamit, mendoi se do e lendonte, prandaj bertiti dhe i terhoqi vemendjen me sukses, por tani kishin vemendjen e Bellamit, Megamit dhe disa sherbyesve mbi to.
Katsumi dukej ende pak e shokuar qe per pak humbi kontrollin, prandaj u ul prane Bellamit, ndersa ai instiktivisht i vendosi njeren dore ne shpine, duke bere levizje te lehta e vazhdimisht, per ta qetesuar pak.
"A ndihesh mire, Katsumi?" E pyeti ai. Vesna ishte paralizuar prej frikes per disa çaste, por kur degjoi pyetjen e Bellamit, e kuptoi se Alhena nuk ishte mire, perderisa as nuk po pergjigjej. Ajo shkoi me nxitim drejt tyre dhe u ul prane saj.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...