73. Te dua ty.

31 4 0
                                    

"Çfare do prej meje?" Hedeon pyeti papritur.

Alhena buzeqeshi dhe iu pergjigj menjehere. "Dua qe ti te jesh udheheqesi i ketij projekti."

Hedeon priste çdo gje tjeter, por kurre nuk e mendoi se Alhena do i kerkonte diçka te tille.

"Perse une?" Pyeti ai plot dyshim.

"Sepse jane te pakte njerezit qe mund te besoj ne kete bote. Dhe e di qe do besh te pamunduren qe ky projekt te mos deshtoi."

Hedeon u mendua per pak, pastaj u pergjigj. "Nuk kam kohe per kete. Me duhet te gjej-"

"Do kerkoj une per te. Te premtoj."

Ne fund, Alhena arriti ta bindte. Ai pranoi te kishte pergjegjesi mbi te gjithe projektin ARCADIA.

"Gjithsej jane 3 baza per te projekt. Nje ne Kanada, nje tjeter ne Finlande dhe e fundit ne Rusi." Ajo filloi te shpjegonte. "Une dua qe te jesh pergjegjes per te treja bazat, te besh te pamunduren qe brenda 3 vitesh, projekti te jete finalizuar. Elif dhe Volkan, madje te gjithe personat qe ti beson dhe do ti japesh nje mundesi, mund ti besh pjese te ketij projekti. Do te kesh ne dispozicion disa grupe shkenctaresh, doktoresh dhe inxhinieresh. Kam lene pas disa ide te miat se si mendoja se ky projekt do te zhvillohej. Dhe nese ke nevoje per ndihme, mos hezito te me kontaktosh."

"E kuptova. Mund te largohesh tani. Sa here qe te shikoj ty, inatosem."

Alhena filloi te qeshte. "Ne rregull, atehere. Shihemi se shpejti."

Ajo la çdo gje ne duart e Hedeon dhe u largua prej aty. E dinte se Hedeon do bente te pamunduren per te realizuar kete plan.

Tani qe kjo çeshtje u zgjidh, ishte koha te mendonte si mund te zhvillonte projektin ARK. Gjithnje, ky projekt ishte realizuar prej vellait te saj dhe ajo nuk njihte ndonje person aq te zgjuar dhe te interesuar ne kete fushe sa ai. Dhe nuk i besonte te panjohurve.

Prandaj, vendosi ta merte vete persiper kete projekt. I duhej si fillim te mesonte shume gjera te reja ne kete fushe, por per te kjo gje ishte e lehte.

Iu deshen vetem tre jave te familjarizonte veten me kete projekt. Javen e katert filloi te ndertonte çdo gje prej fillimit.

Punesoi shume njerez dhe se shpejti filloi ndertimi i anijeve kozmike. Do te ndertonte vetem dy te tilla ne dy vende te ndryshme te botes, te cilat do te quheshin ARK1 dhe ARK2.

ARK2 do te ishte nje vendbanim i shume personave ne hapesire, kur apokalipsi te fillonte. Ndersa ARK1 do te ishte nje anije kozmike me e vogel dhe e pajisur me cryopods. Ky ishte nje plan rezerve qe ajo kishte menduar ne minuten e fundit.

Duke qene se nuk kishte njerez te cileve mund ti besonte, ajo i kerkoi Hedeon ti dergonte disa njerez te tij te besuar dhe çuditerisht ai dergoi Halonen. Kjo ishte vajza qe ajo kishte takuar ne apokalipsin e kaluar. E mbante mend qe kjo vajze arrinte te komunikonte me Hedeon me ane te aftesise se saj, telepatia. Me vone u shfaq Keison, ky djale kishte aftesine per te kontrolluar akullin, nese ajo e mbante mend mire.

Ne fund, ajo i la kete projekt ne doren e tyre. Kishte pergatitur çdo gje e vetme, ata thjesht duhet te ndiqnin çdo hap te planit te saj.

Pastaj, Alhena u largua dhe filloi kerkimin per te dashurin e saj qe dukej sikur ishte zhdukur prej kesaj bote. Ishte aq e shqetesuar, sa po shpresonte qe ta gjente sa me pare.

*****

3 vjet me vone, Rusi.

"Ku eshte ai bastardi? I thuaj te vij ketu, menjehere!"

"Misa, te lutem, qetesohu." Elif kishte nje dhimbje koke te tmerrshme.

Tre vjet me pare, Alhena i kishte dhene nje mision. Duhej te shpetonte jeten e kesaj vajze brenda 4 vitesh. Sigurisht qe Alhena e ndihmonte duke derguar vazhdimisht kura te ndryshme dhe doktore te shumte, por dukej sikur ajo nuk po permiresohej aspak.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now