41. Kam frike.

64 10 2
                                    

"Alhena, a mund te te bej nje pyetje tjeter?" Megami kishte rreth nje ore qe qendronte rrotull saj, duke i bere pyetje te shumta, por ende ndihej konfuz.

"Me thuaj." Foli Alhena, e cila ishte teper e perqendruar te kompjuteri qe kishte perballe saj. Gjate ketyre diteve qe kishin kaluar ne kete pallat, ajo kishte filluar te mblidhte shume pajisje elektronike dhe kimikate te ndryshme. E kishte detyruar Megamin ti mblidhte ne nje apartament te madh.

"Kur do te largohemi prej ketu? Dhe çfare je duke bere me ate kompjuter?" Ai po ndiqte çdo udhezim qe ajo i jepte, por nuk po e kuptonte perse nuk po largoheshin qe aty, por po perzienin kimikate te ndryshme plot kujdes dhe vemendje, sikur te ishte gjeja me e rendesishme ne bote ne ato momete.

"Po i dergoj nje mesazh vellait tim. Do largohemi se shpejti, por tani thjesht perqendrohu te puna jote dhe mos mendo per asgje tjeter." Nuk ishte hera e pare qe ajo i kishte thene te tregonte me shume vemendje dhe kujdes e ai rrotulloi syte menjehere.

Ne ate moment, nje shishe e vogel prej qelqi i ra nga duart dhe ishte gati te binte ne toke. Megami nuk arriti ta kapte edhe perse u perpoq dhe po priste qe te thyhej, por u çudit kur pa Alhenan te shtrire ne toke dhe kishte kapur shishen me dy gishta. Ai ngeli me gojen hapur per disa çaste.

"Çfare po ben? Do lendosh krahun ashtu. Kemi plot shishe te tjera, nuk ka problem edhe nese ajo thyhej." Meg ishte vertete i shqetesuar per plagen e saj, por shikimi vrases i saj e beri te trembej pak.

"Çfare mendon se po ben ti? Per pak na vrave te dyve." Bertiti ajo papritur, duke e habitur djalin e gjore me shume. "Perse me shikon ashtu? Vertete nuk e ke idene çfare ke ne duar?" Ajo u ngrit ne kembe ngadale dhe vetem kur vendosi shishen me nje perzierje kimikatesh ne tavoline, u qetesua pak, pastaj u kthye nga Meg, per te pare se ai dukej si nje femije i pafajshem qe as nuk e kishte idene se çfare po ndodhte. Ajo nuk e dinte nese duhej te qeshte ose te qante nga ajo shprehje e habitur dhe konfuze ne fytyren e tij.

"Nuk ke pare ndonjehere filma? Kimikate plus mjete elektronike baraz lende plasese. Ke ne duar diçka qe mund te shperthej nese ben nje veprim te gabuar, Megami." Shpjegoi ajo plot durim.

"Perse nuk ma the me pare?" Bertiti ai, tashme i tmerruar.

"Mendova se e dije." Alhena donte ti binte murit me koke. Kishte menduar se Megami ishte nje djale i zgjuar, vertete nuk po e kuptonte kete here çfare ajo po perpiqej te bente?

Te dy qendruan ne heshtje per disa çaste, pastaj Alhena i tha Megamit te mos prekte asgje derisa ajo ti dergonte nje mesazh vellait te saj. Kur arriti ta bente, ktheu te gjithe vemendjen te kimikatet. Duke qene se ajo nuk bente dot asgje me njeren dore, udhezoi Megamin per te perzier gjera te ndryshme dhe vetem kur Alhena tha se mbaruan, djaloshi i gjore arriti te merte fryme serish lehtesisht. Kishte qene i frikesuar gjate gjithe kohes. Nese bente nje gabim te vogel, mund te vdisnin te dy. E dinte qe Alhenas nuk i pelqente ti shpjegonte shume gjera, ose ndoshta mendonte se njerezit rrotull e kuptonin, por atij as nuk i shkoi ne mendje se ajo kishte ndermend te krijonte lende plasese.

"Si do te na ndihmojne keto...gjera?" Pyeti ai plot hezitim pas pak.

"Do na ndihmojne...ta shkaterrojme kete qytet dhe te eleminojme shumicen e zombive qe ndodhen ketu." Megami hapi syte i shokuar dhe beri disa hapa pas, tashme pak i frikesuar prej Alhenas.

"Megjithese do ishte me e lehte neqoftese Misa do te ishte ketu. Po pendohem qe nuk e lash te na bashkohej. Aftesia e saj eshte teper e fuqishme dhe e pershtatshme per nje masaker te tille." Djaloshi i gjore kishte ngelur me gojen hapur dhe nuk dinte si te reagonte, ndersa Alhena kishte nje buzeqeshje djallezore ne fytyre.

✨✨✨

Shume larg prej aty, ne ishullin Eureka, prane Kanadase, brenda nje baze ushtarake ndodhej nje grup njerezish qe po punonin pa pushim.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now