Kur u futen ne kishe, u habiten prej numrit te shumte te njerezve qe kishte aty brenda.
"Te gjithe njerezit e ketij qyteti ndodhen ketu?" Pyeti Agata duke i pate plot habi.
"Dhe perse duken te gjithe kaq te lumtur? Po me japin te ngjethura." Komentoi Kiba.
"Duket sikur apokalipsi nuk ka ndodhur ndonjehere ne kete qytet. Ose dikush i ka bere te gjitheve larje truri." Tha Alhena duke pare drejt priftit. Biseda e tyre po zhvillohej ne polonisht, ne menyre qe te tjeret te mos e kuptonin.
"Mund te na bashkoheni nese deshironi. Tani eshte koha per disa lutje." I informoi personi qe kishte mare armet e tyre me pare. Alhena i perktheu tre te tjereve fjalet e tij, por asnje prej tyre nuk u largua prej saj.
"Faleminderit, po qendrojme ketu. Nuk duam t'ju bezdisim." Tha ajo dhe bashke me tre miqte e saj shkuan ne nje cep dhe qendruan aty, duke pare me vemendje gjithçka qe po ndodhte rrotull.
Te gjithe personat qe ishin shperndare neper dhomen e madhe dhe po bisedonin me njeri tjetrin ndaluan menjehere sapo degjuan zerin e priftit. Filluan te leviznin me shpejtesi dhe u ulen neper stolat e shumte qe kishte rrotull. E gjithe vemendja e tyre ishte te prifti.
"Al, nuk ka asnje roje te dyert. Po sikur zombit te shfaqen papritur?!" U ankua Agata.
"Dhe jane te gjithe te paarmatosur. Çfare dreqin po ndodh ketu?" Shtoi Kiba.
"Nuk e di por me siguri do e marim vesh se shpejti." Tha ajo, duke mos e hequr shikimin prej priftit per asnje moment. Ate pasdite asgje e çuditshme nuk ndodhi. Thjesht te gjithe filluan te luteshin, me pas disa persona shperndane ushqim rrotull dhe ne fund njerezit gjeten nje vend ne dysheme per te fjetur.
"Mund te flini, vajza. Une do qendroj zgjuar." Tha Kiba kur vuri re se asnjera prej tyre nuk kishe ndermend te flinte.
"Jo." Kundershtoi Alhena menjehere. "Te gjithe do fleme." Shtoi dhe i shkeli syrin Kibas. Ai thjesht pohoi me koke dhe te katert u shtrine pertoke per te fjetur. Agatan dhe Milan i zuri gjumi menjehere, ndersa Alhena dhe Kiba kishin syte mbyllur, por ishin ende zgjuar dhe as nuk kishin ndermend te flinin sonte.
Gjate nates arriten te degjonin zhurma te ndryshme e te çuditshme, por bene sikur nuk degjuan asgje. Alhena hapi syte heret ate mengjes dhe veshtroi rrotull me kujdes, vetem per te kuptuar se shume njerez qe ishin dje aty ishin zhdukur.
"Hej, Kiba. Zgjoji ato te dyja. Duhet te dalim prej ketij vendi sa me shpejt." Pershperiti ajo dhe Kiba hapi syte menjehere, pastaj filloi te zgjonte Agatan dhe Milan.
Nderkohe, Alhena po kerkonte per ndonje nga personat qe shoqeronin priftin gjithnje. I duhej te kerkonte armet e saj mbrapsht dhe te largohej qe ketu sa me shpejt. E dinte qe diçka e çuditshme po ndodhte ketu, por as nuk donte ta dinte çfare ishte. Ishin futur ne shume probleme dhe situata te rrezikshme sa here qe kishin provuar te ndihmonin te tjeet, prandaj kete here as nuk i shkonte ne mendje.
Perveç salles se madhe ku ndodheshin shumica e njerezve, kishte edhe nje dere qe te çonte drejt nje dhome tjeter. Me siguri aty qendronte prifti, prandaj ajo shkoi ne ate drejtim dhe trokiti ne dere. Vetem pak minuta me vone dera u hap dhe nje pistolete u drejtua menjehere ne koken e saj.
"Oh, dreq." Pershperiti ajo dhe ngriti duart ne shenje dorezimi menjehere. "Po sikur nuk lejoheshin armet ne shtepine e Zotit?" Tha ajo plot tallje.
"Ne kemi mare leje prej Zotit per te mbajtur arme. Eshte nje bote e rrezikshme tashme." U degjua zeri i priftit, i cili ndodhej pas personit qe po i drejtonte pistoleten. Alhena ngeli pa fjale per pak çaste.
"Oh, me thuaj. Si e moret lejen prej Zotit? Me ler ta gjej, me siguri eshte shfaqur ndonje Jezus i dyte. Ose Zoti ka zbritur vete ne toke vetem per te te dhene ty leje per te mbajtur arme." Tha ajo plot ironi.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...