70. Frike.

129 11 6
                                    

"Katsumi!" Zeri entuziast i Aurelius u degjua sapo ai pa motren e tij te dera e dhomes. Ajo shkoi me nxitim drejt tij, i dha nje buzeqeshje dhe i kapi njeren dore, per ta puthur lehte me pas.

"Me bere te shqetesohem. Perse u largove pa me lajmeruar?" E pyeti ajo menjehere, ndersa Aurelius po perpiqej te shmangte shikimin e saj.

"A po fsheh diçka prej meje?" Vazhdoi ta pyeste ajo, duke e bere te ishte me nervoz se me pare.

"Thjesht...u merzita me mamin." Pershperiti ai. Nuk i pelqente te genjente dhe as nuk dinte si te genjente. Po dridhej i gjithi, kur mendonte se Katsumi mund ta kuptonte se ai nuk po thoshte te verteten.

"Nje zenke te beri te largoheshe drejt nje shteti tjeter? Nuk te besoj. Me trego te verteten."

Aurelius donte vertete ti tregonte gjithçka e te plaste ne te qara ne krahet e saj, por Savina e kishte paralajmeruar...e kishte kercenuar te mos thoshte asgje. Nuk mundej te fliste edhe nese donte.

Katsumi e kuptoi se ai nuk kishte ndermend ti tregonte asgje per momentin, prandaj nuk kishte zgjidhje tjeter.

"A ka lidhje me Genesis?" Sapo degjoi kete fjale, Aurelius filloi te dridhej i gjithi.

"Hej, çfare mendon se po ben? Aurelius nuk eshte ne gjendje te mire, lere te qetesohet." Taylan hyri papritur ne dhome dhe kur pa Aurelius te dridhej prej frikes, hodhi nje shikim vrases drejt Katsumit.

"Kush...eshte ai?" Pyeti Aurelius papritur me nje ze teper te ulet.

"Ah, ky eshte Taylan..." Katsumi ndaloi se foluri, sepse nuk dinte si ta prezantonte.

"Une jam bodyguardi yt qe sot. Kenaqesia eshte e imja, Aurelius." Shtoi ai, duke i habitur te dy, moter e vella.

Katsumi nuk e dinte se çfare Taylan donte prej vellait te saj, por nga ai shikim i tij e kuptoi se ai donte te qendronte prane Aurelius, dhe nuk pranonte 'jo' si nje pergjigje. Perse qendronte gjithnje prane vellait te saj ky bastardi? Po fillonte te kishte me shume dyshime tani.

"Oh, por nuk kam nevoje per bodyguard. Katsumi, nuk eshte e nevojshme-"

"Nuk mund te refuzosh. Si mund te thuash qe nuk te duhet nje bodyguard pas asaj qe ndodhi dje?" E nderpreu Katsumi me nje ton te ashper, duke e frikesuar pak.

"Ne rregull. Nuk do e refuzoj. Me fal..." Ai uli koken dhe kishte nje shprehje te trishte ne fytyre, madje dukej sikur ishte ne faj. Taylan hodhi serish nje shikim vrases drejt Katsumit. Perse po e merziste vazhdimisht vellain e saj valle?

"Aurelius, a ke frike prej meje?" Edhe Katsumi e vuri re se diçka nuk shkonte. Edhe perse Aurelius frikesohej lehte, ai kurre nuk ishte sjell keshtu ne pranine e saj. E shikonte gjithnje me nje buzeqeshje ne fytyre.

"Jo, jo...nuk eshte-" Kur ajo provoi ta prekte serish, Aurelius filloi te dridhej me shume. Tani ishte e sigurte qe diçka vertete nuk shkonte.

Taylan nuk duroi dot me dhe shkoi drejt tyre me nxitim. Kapi doren e Katsumit, duke e larguar prej Aurelius, pastaj iu afrua Aurelius dhe u ul prane tij qe ta perqafonte. Vendosi njeren dore ne shpinen e tij, ndersa doren tjeter po e kalonte neper floket e tij.

"Shhh, mos u frikeso. Gjithçka eshte ne rregull. Askush nuk mund te te lendoj me." Pershperiste ai dhe Aurelius filloi te qetesohej ngadale.

Diçka nuk shkonte ne kete ambjent! Katsumi po perpiqej kaq shume te kuptonte çfare po ndodhte mes ketyre te dyve, por kishte ngelur komplet e shtangur.

E njihte mire vellain e saj, ai nuk afrohej me te njerezit e panjohur kaq lehte. Perse po qendronte kaq i bindur ne krahet e Taylan atehere? Ajo as nuk mbante mend ta kishte merzitur Aurelius me pare. Perse dukej i frikesuar prej saj? A mos ndoshta Savina i ka thene diçka?

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now