Alhena u ngrit ne kembe e para dhe filloi te ecte drejt korridorit. Agata i kapi doren vajzes dhe shkuan pas saj, ndersa Kiba veshtronte vajzen me kujdes.
Alhena i kishte thene se duhet te ishin te kujdesshem ndaj personave te plagosur sepse ne shumicen e rasteve mund te ishin te infektuar, por ajo as nuk e kontrolloi vajzen e panjohur. Ai donte ta pyeste perse, por qendroi i heshtur, sepse vuri re se Alhena nuk ishte aq mire. Dukej sikur ishte ne mendime dhe nuk ishte aq vigjilente sa me pare. Ndoshta ai çasti kur shoqja e saj per pak vdiq para syve te tyre e beri keshtu.
Ai dhe Agata mendonin se ajo ishte e forte, sepse pranonte lehtesisht çdo gje rreth ketij apokalipsi sikur te mos ishte gjeja me tmerrshme qe po ndoshte, por sikur e kishte perjetuar diçka te tille me pare. Per nje moment kishin harruar se edhe ajo ishte nje njeri dhe kishte emocione. Ata mendonin se ishte e pamposhtshme, sepse donin te besonin qe ne nje bote kaq te çmendur e te rrezikshme, ishte dikush qe mund ti mbronte. Tani e kuptuan se ajo nuk mund ti mbronte gjithnje. Duhej ta mernin kete situate me seriozisht nese donin te jetonin me gjate!
Pas disa minutash, te gjithe u gjenden brenda nje klase ne katin e dyte, por ne anen tjeter te nderteses. U ulen neper karrige e filluan te nxirrnin ushqime prej çantave qe kishin lene aty me pare.
"A je e uritur?" Agata po kujdesej per vajzen sikur te ishte nje bebe.
"Si quhesh?" E pyeti Kiba papritur.
"Emri im eshte Lyudmila. Po ju kush jeni?"
"Une jam Agata. Ky eshte Kiba dhe kjo vajza e frikshme quhet Alhena."
"Vertete? A te dukem e frikshme une ty?" Lyudmila pohoi me koke dhe kapi doren e Agatas.
"Dua te shkoj ne tualet." Pershperiti dhe Agata mori çanten e saj, nje arme ne dore dhe te dyja dolen prej dhomes.
"Qe kur eshte bere Agata kaq trime?" Pyeti Kiba i habitur.
"Shko ps tyre, por qendro jashte tualetit." Ai beri si i tha dhe u largua pas tyre. Ne dhome ngeli vetem Alhena, e cila buzeqeshi pak, pastaj filloi te qeshte me ze.
"Njerezit kane evoluar ne diten e dyte te apokalipsit! Hahahahah, e pamundur! Ne çfare dreq bote ndodhem? A eshte ky ndonje univers paralel apo çfare?" Filloi te pershperiste me pabesi.
Ishte tepe konfuze ne ato çaste. Nuk e kishte pranuar ende faktin se sapo vdiq duke kryer vetevrasje dhe u 'ringjall' ose u kthye pas ne kohe ne diten e pare te apokalipsit. Ne fakt, qe ne fillim e kishte konsideruar kete gje si nje enderr. Po priste te mbaronte sa me shpejt, por çdo gje dukej kaq reale!
Donte te besonte qe ishte kthyer pas ne kohe, por gjithsesi nuk ishte e sigurt nese mund te ndryshonte dicka. Sot nuk arriti dot te shpetonte shoqen e saj. Agata per pak vdiq para syve te saj! Nuk e pranonte dot kete fakt! Ajo nuk ishte kaq e dobet. Nuk kishte qene kaq e dobet prej vitesh. Apokalipsi e kishte ndryshuar. E kishte kthyer ne nje person pa ndjenja. Vdiqen kaq shume persona para syve te saj me pare, disa i vrau vete, por nuk derdhi asnje pike loti. Ndersa tani...kjo po i dukej si nje makth!
Gjate apokalipsit te pare qe kishte perjetuar, e kishte vene re qarte se pas dy viteve, zombit fillonin te zhvilloheshin dhe pas tyre, edhe njerezit. Zombit fillonin te ktheshin ngadale ne krijesa me te frikshme, me te shpejta, me te rrezikshme, me vdekjeprures se me pare. Per fat te mire, disa njerez kalonin ne evolucion gjithashtu!
Ne jeten e saj te meparshme kishte pare plot persona qe arrinin te kontrollonin elementet e natyres: zjarrin, ujin, token, ajrin, madje edhe metalin, bimet, eren dhe vetetimat. Disa te tjere kishin aftesi me te çuditshme si lidhje telepatike ose telekinesis, super-shpejtesi ose super-force, fuqi sheruese, fuqi per te rishkruar ose fshire memorien, etj. Ajo nuk kishte qene nje prej ketyre njerezve te veçante, por kishte pare disa persona rreth saj se si i perdornin fuqi te tilla dhe i kishte veshtruar gjithnje me detaje. Kishte dashur te eksperimentonte me ta, ne fund ishte nje shkenctare dhe i adhuronte te mesonte me shume per gjera te tilla. Kishte qene po kaq e interesuar ne fillim edhe per zombit, por nuk e kishte mar situaten seriozisht, prandaj kishte perfunduar duke vdekur ne nje vend qe as nuk e njihte.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...