62. Me duket sikur te kam njohur per nje kohe te gjate.

50 7 2
                                    

Pasi arriti te bente nje marreveshje me babain e saj, Alhena u largua menjehere prej aty. Qendroi ne Japoni per rreth nje jave dhe gjate gjithe kohes dukej e merzitur. Arsyeja ishte biseda qe kishte bere me Takeshin, ose me sakte nje pyetje qe ai i kishte bere para se ajo te largohej.

"A ke nje person qe dashuron, Katsumi?"

Kur degjoi kete pyetje, ajo i hodhi nje shikim sikur donte ta vriste ne ato çaste, nje gje qe e habiti me shume babain e saj, duke e bere te buzeqeshte ne te njejten kohe.

"A po me kercenon?"

I kishte folur me nje ton te ashper. Takeshi nuk kishte arritur te reagonte per pak sekonda.

"Jo. Ishte thjesht nje pyetje."

Nuk e hiqte dot nga mendja ate pyetje. Dhe pas asaj bisede, as nuk dinte ç'te mendonte me per babain e saj. Ai ishte sjelle aq çuditshem. A po e kercenonte vertete valle?

"Ugh, mjaft." I foli vetes, duke u perpjekur te largonte keto mendime. Per nje arsye te paditur, qe prej atij momenti kur Takeshi i beri ate pyetje, ajo kishte ndjere nje frike te papershkrueshme.

U perpoq ta injoronte ate ndjenje sa me shume te mundej, sepse tashme ishte duke mberritur ne Bullgari. Pak ore me vone e gjeti veten perballe nje spitali.

"A mund t'ju ndihmoje, zonjushe?" E pyeti nje infermiere kur e pa te endej neper korridore.

"Ne cilen dhome ndodhet Misa Kaiser?"

Kur degjoi ate emer, infermierja beri disa hapa pas dhe u be gati te largohej, por fjalet e Katsumit e ndaluan menjehere.

"Te sugjeroj te me thuash numrin e dhomes po e deshe punen tende per me gjate."

"Me falni, a jeni ju nje pjestare e familjes-"

"Jo. Jam nje mike e saj. Dhe dua ta takoj Misan tani."

"Zonjushe, nese e njihni vertete vajzen, atehere duhet ta dini kush eshte babai i saj. Gjenerali na ka urdheruar te mos lejojme askend prane vajzes se tij. Me vjen keq, por kam frike se nuk mundem t'ju ndihmoj."

Kjo infermiere po e acaronte kaq shume, sa Katsumi ishte bere gati ta vriste, por po e permbante veten, sepse do i duhej te merej me pasojat pastaj dhe kjo gje do te ishte shume e bezdisshme.

Megjithate, kur degjoi fjalet e saj, buzeqeshi pak. Boyan i donte vertete shume vajzat e tij, qe i mbronte ne kete menyre.

"Me jep nje numer kontakti te Gjeneral Kaiser." Ajo kerkese e Katsumit e trembi infermieren e gjore me shume.

"Çfare-"

"Perse me shikon ashtu? Duhet ti mar leje gjeneralit qe te shikoj vajzen e tij, apo jo? Telefonoje atehere."

Infermierja u bind dhe i kaloi celularin e saj Katsumit sapo telefonoi numrin e babait te Misas.

"A eshte mire Misa? Perse po me telefononi kaq papritur?" Zeri i tij i shqetesuar u degjua menjehere, duke e bere Katsumin te buzeqeshte pak.

"Pershendetje, Gjeneral Kaiser. Besoj se vajza jote eshte mire per momentin. Me thane se duhet te te mar leje ty qe te takoj Misan."

"Kush je ti?" E nderpreu ai menjehere me nje ton te ashper.

"Katsumi Iwasaki. Emri i babait tim eshte Takeshi Iwasaki. Jam e sigurte qe ke degjuar per te."

"Ti-çfare do prej nesh?"

"Misa ka per te vdekur pas kater vitesh. Ti e di shume qarte se ajo nuk ka per te duruar me gjate se aq. Une po te jap nje mundesi te shpetosh vajzen tende. Eja me tako ne spital."

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now