"Hedeon, Elif sapo na kontaktoi." Emel u fut ne zyren e Hedeon pa trokitur dhe nga shprehja ne fytyren e saj, dukej qe ishte diçka urgjente. Ajo as nuk priti qe Hedeon ta pyeste, por vazhdoi te fliste.
"Nuk kam lajme te mira. Vellai yt...Elif tha se i ka ndodhur diçka. Ai kishte thene se donte te te shihte ty dhe Katsumin edhe nje here."
"Edhe nje here? Çfare dreqin i ndodhi vellait tim?" Hedeon u ngrit ne kembe menjehere dhe tashme e kishte te gjithe vemendjen te ajo. Emel u skuq pak ne fytyre prej turpit, por buzeqeshi kur ai po e veshtronte dhe u pergjigj.
"Nuk e di. Ajo nuk pranon te thote asgje me shume. Me tha vetem te te lajmeroja."
Duke qene se kishte kontaktuar me Katsumin pak me pare, aftesia e saj e kishte bere pak te dobet, prandaj askush nuk donte ta shqetesonte, por nuk mund ti fshihnin asgje mbi vellain e tij, ose Hedeon do i vriste pa u menduar dy here.
"Me jep celularin. Dua te flas me Elif." Tha ai dhe po priste qe Emel ti jepte celularin qe kishte ne duar, por Volkan hyri ne zyre papritur, duke i nderprere biseden.
"Hedeon, ti e di qe ajo nuk do te te thoje asgje, sepse vellai yt ia ka kerkuar kete. Eshte e kote." Volkan kishte te drejte dhe Hedeon e kuptoi kete, prandaj pasi u qetesua, beri nje pyetje.
"Ku jane ata tani?"
"Ne Silivri. Vetem nje ore larg prej ketu, por duke qene se pothuajse e gjithe popullsia e Stambollit po kthehet ne zombi dhe me nje shpejtesi te madhe, mund te na duhet nje dite e tere per te mberritur atje." U pergjigj Volkan pa hezitim.
"Beni gati makinat. Do shkojme te gjithe ne Silivri." Volkan ishte gati te largohej sapo mori urdherin, por Emel vendosi te fliste papritur, duke e bere te ndalonte hapat e te shikonte reagimin e shefit te tyre.
"A nuk mund ta mendosh edhe nje here kete, Hedeon? Kjo baze eshte e sigurte. Te tjeret mund te mos duan te largohen qe ketu." Ai ngriti koken dhe po e veshtronte Emel drejt ne sy, me nje shikim vrases.
"Oh, me thuaj pak. Kush nuk do ti bindet urdherave te mia?" Emel ngeli pa fjale dhe po pendohej qe foli. "Me jep emrat e tyre." Shtoi ai, pa asnje emocion ne fytyre.
"Jam i sigurte qe askush nuk do te kundershtoj, Hedeon." Foli Volkan kur kuptoi se Emel ishte teper e frikesuar per te hapur gojen serish.
"Ka ndonje lajm prej atyre qe shkuan ne kerkim te Katsumit?"
"Po, disa prej tyre jane afer qytetit Onesti, por askush nuk guxon te futet brenda. Thone qe edhe rrotull, gjendja eshte shume keq."
"Kuptova. Behuni gati atehere. Do nisemi neser, heret ne mengjes." Volkan kapi doren e Emel dhe e terhoqi jashte zyres se tij, duke mbyllur deren pas tyre.
"Hedeon asnjehere nuk e kontrollon dot inatin kur behet fjale per vellain dhe motren e tij." E informoi ai, pastaj i leshoi doren Emel, e cila po dridhej e gjitha prej frikes. Volkan e dinte qe Emel e pelqente shefin e tyre dhe bente gjithçka per ti rene ne sy. Por sipas Volkan, çdo gje qe ajo bente, ishte e kote. Ajo nuk e njihte Hedeon aq mire sa mendonte.
Volkan kishte qene shoku i tij i ngushte qe prej femijerise dhe e dinte mire arsyen perse Hedeon kthehej ne nje perbindesh kur behej fjale per vellain e tij. Ai gjithashtu e dinte se Hedeon nuk ka qene asnjehere i interesuar ne nje njeri tjeter. Ai ishte nje person teper i ftohte per te ndjere diçka per dike tjeter. Ai as nuk e imagjinonte dot Hedeon te pelqente nje njeri tjeter pervec vetes. E vetmja gje qe i interesonte atij ishin personat qe i konsideronte si familjen e tij dhe fati i kesaj bote.
Ai e njihte Hedeon per shume vite, por kurre nuk do te thoshte se njihte me mire se kushdo tjeter. As vellai i tij nuk do te guxonte ta thoshte kete gje, ndersa Emel dukej kaq e sigurte dhe kishte kaq shume besim te vetvetja, sa ndonjehere Volkan mendonte nese ishte vertete idiote, apo thjesht teper e dashuruar me Hedeon, sa as nuk e shikonte dot faktin se ai ishte komplet nje person pa ndjenja. Gjithsesi, ndonjehere i vinte keq per vajzen e gjore. Hedeon per pak e kishte vrare ne disa raste dhe ajo as nuk e kishte kuptuar.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...