35. Ndihem kaq e pafuqishme!

51 9 2
                                    

"Oh, dhe mos i mbyllni syte, per asnje moment. Zombit i mbajne gjithnje syte hapur." Tha Alhena, para se te shtynte deren.

Pastaj dolen jashte morgut, per te pare se ne rruge ndodheshin pak zombi dhe vetem disa prej tyre e degjuan zhurmen qe beri dera kur u hap dhe filluan te shkonin drejt tyre menjehere. Alhena dhe Meg filluan te ecnin si nje zombi, duke u larguar prej aty ngadale, ndersa Bel dukej i paralizuar prej frikes. Kur pa disa zombi te vinin drejt tij, instikti i tij ishte te vraponte, por i mbante mend mire fjalet e miqve te tij, prandaj nuk reagoi aspak, por ishte ne panik.

Nuk dinte ç'te bente dhe ne fillim as nuk i vuri re ata te dy te largoheshin. Ishte shume vone per ti ndjekur tani dhe vendosi te qendronte pa levizur. Donte mbyllte syte, ndoshta ne ate menyre nuk do ishte aq i frikesuar. Pastaj u kujtua se çfare i tha Alhena pak me pare dhe as nuk guxoi t'i perpeliste syte. Po perpiqej te mosi ngulte syte zombive, te mendonte per diçka tjeter, por nuk mundej, sepse tashme zombit ishin shume afer. Mendoi se do te vdiste ne ato momente, por ata nuk e sulmuan, por e injoruan. Bel ishte teper i shokuar, por kur pa se Alhena dhe Meg kishin ndaluar, filloi te ecte drejt tyre me kembet qe i dridheshin.

Zombit nuk i ndoqen dhe as nuk i sulmuan. Te tre ndiheshin pak te lehtesuar, por te ecnin mes nje tufe me zombi te uritur, duke u sjell si nje prej tyre, ishte nje gje qe te shkaterronte nervat. Te tre kishin frike se nese benin gabimin me te vogel, do perfundonin ushqim per zombit.

Ndoqen Megamin, sepse ai e dinte rrugen deri te banka, brenda te ciles ndodheshin te tjeret. Kur iu afruan vendit, vune re se kishte plot zombi rrotull, duket qarte se ata e dinin qe kishte njerez brenda. Zombit e kishin rrethuar banken dhe e kishin bllokuar pothuajse çdo hyrje te mundshme. Kishte aq shume rrotull sa te tre i humben shpresat per pak çaste. Gjithsesi, vazhduan me planin e tyre.

Megami filloi te ecte rrotull derisa gjeti nje vend te pershtatshem ne nje ndertese tjeter per tu fshehur prej zombive dhe nxorri pushken snajper, te vetmen arme qe arriti te mbantee rreth trupit. Iu desh te linin pothuajse te gjitha gjerat e tyre ne ate morg, por mbajten arme te ndryshme neper rroba. Nuk i kishin ngelur shume plumba, por duhej te mbronte shpinen te tjereve kur te futeshin e te dilnin prej bankes.

Alhena vazhdoi te ecte rrotull derisa gjeti nje makine qe mund te punonte. Kur pa se nuk kishte shume zombi rrotull, theu xhamin, duke bere alarmin e makines te degjohej menjehere dhe te terhiqte vemendjen e te gjithe zombive rrotull. Ajo u fut ne makine me shpejtesi, e ndezi dhe u nis menjehere.

Alhena kishte rolin me te rrezikshem ne planin e tyre. Ajo do terhiqte vemendjen e te gjithe zombive, ndoshta edhe te zombive te evoluar, duke i bere te gjithe ta ndiqnin. Ndersa Bellamy do gjente momentin e duhur per tu futur ne banke dhe te kontaktonte me te tjeret ose te konfirmonte nese kishte ende te mbijetuar.

Alarmi i makines vazhdoi te degjohej, duke e bere tufen me zombi te shperqendrohej dhe te shkonin menjehere pas Alhenas. Ndersa zombit po largoheshin, Bellamy hoqi xhaketen dhe shkoi perpara hyrjes se nderteses. Ktheu koken drejt kameras dhe filloi te levizte duart qe te ti bente te tjeret ta shikonin e te hapnin dyert nga brenda.

"Hej, hapeni deren. Jam njeri! Jam ketu per t'ju ndihmuar. Vesna, jam Bellamy! A je aty brenda? Hapeni deren, ju lutem!" Filloi te bertiste, duke bere disa zombi te ktheheshin drejt tij, por dera endej nuk po hapej. Donte te qante ne ato momente. Po mendonte situaten me te keqe te mundshme. Zombit po shkonin me vrap drejt tij dhe as nuk mundej ta mbronte veten, prandaj mbylli syte, por vetem pak sekonda me vone degjoi te shtena dhe hapi syte menjehere, per te pare zombit qe po binin ne toke njeri pas tjetrit.

"Megami..." Pershperiti, duke e ditur qarte se ai po e ndihmonte, por nuk mund te qendronte aty me shume. Nese dera nuk hapej, do te thoshte se nuk kishte te mbijetuar brenda bankes dhe i gjithe ky plan ishte i kote.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now