69. Do te bej te perjetosh vete ferrin!

62 8 2
                                    

"Hej, a ke ndermend te vdesesh para meje?" Foli ajo me padurim pas pak minutash. Po priste qe ai te kishte kontroll mbi aftesite e tij, por vuri re se diçka nuk shkonte.

"Kontrollo njehere njeren aftesi, pastaj tjetren. A po me degjon? Ke per te vdekur nese provon ti perdoresh te dyja njekohesisht." E informoi ajo, por Taylan as nuk po e degjonte. Ai kishte vendosur koken mes duarve dhe ishte duke luftuar kunder aftesive te tij, diçka qe e la edhe Katsumin te habitur per pak çaste.

"Taylan! Dreqin, as nuk arrin te me degjosh! Mos lufto kunder aftesise, duhet ta pranosh dhe ta besh tenden, pastaj ta kontrollosh." Ajo po hezitonte ti afrohej, sepse nuk dinte çfare mund te bente per te ne ato çaste. Perse duhej ta ndihmonte njehere?

"Meqe vellai im te ka qejf, po te ndihmoj. Por, do te jesh ne borxh ndaj meje, bastard." Pershperiti pas pak, duke shkuar ngadale drejt tij. I kapi nofullen dhe i ngriti koken, duke e bere ta shikonte ne sy dhe aktivizoi aftesine e saj.

Duke perdorur Devour, ajo mori aftesine e kontrollit te metalit, duke e lene Taylan te kontrollonte vetem aftesine e tij te dyte. Tani e vuri re se ku qendronte problemi.

Taylan po reagonte shume keq ndaj aftesise se tij te dyte. Jo vetem qe po e refuzonte sa me shume te mundej, por madje po luftonte ndaj vete aftesise se tij.

Katsumi nuk dinte nese duhej te qante apo te qeshte ne ato çaste. Nje person kaq i fuqishem, me dy aftesi te evoluara dhe te veçanta, ishte refuzuar njeren prej tyre, sepse kishte frike?!

"Nese refuzon aftesine tende edhe njehere, do te te bej te perjetosh vete ferrin." Foli ajo pas pak me nje ton te ashper e dominues.

Zeri i saj i ftohte, bashke me ata sy te frikshem qe dukej sikur po i veshtronin vete shpirtin, e bene Taylan te kthehej ne realitet dhe te kuptonte se nese nuk i bindej fjaleve te saj, kjo vajze kishte per ta vrare pa u menduar dy here.

Ai shtrengoi dhembet, sepse nuk duronte dot kur dikush perpiqej ta dominonte, por e dinte qe ajo ishte me fuqishme se ai dhe duhej te bindej. Po nguronte pak, por ne fund beri ate qe i tha Katsumi.

Pranoi aftesine e tij dhe iu desh pak kohe qe ta kontrollonte. Gjate gjithe kohes, Katsumi ishte prane tij, duke e veshtruar gjendjen e tij.

Kur Taylan po kafshonte buzen, filloi ti dilte gjak, por kjo gje nuk e ndaloi. Ai arrinte te ndjente shijen e gjakut ne goje, por nuk i bente pershtypje. Tani, ishte duke u perpjekur te perballonte kujtimet e 110 apokalipseve te meparshem.

Shume minuta me vone, kur Katsumi vuri re se ai kishte kontroll mbi aftesine Amnesia, ajo i ktheu pas aftesine e kontrollit te metalit.

Devour mund te merte aftesite e te tjereve e ti bente te sajat, por ajo perdori Time Leap, duke ndaluar kohen pikerisht ne momentin qe aftesia ishte gati te behej e saja dhe duke parandaluar keshtu edhe vdekjen e Taylan. Ne fund, arriti ti kthente serish Taylan aftesine e tij, pa e lenduar aspak.

Kur ai arriti te stabilizonte dy aftesite e tij, ngriti koken per te pare se Katsumi po e shikonte plot padurim.

"Me ne fund! Tu desh shume kohe te kontrolloje vete aftesite e tua. Mos me thuaj qe nuk e ke provuar kurre me pare?" U ankua ajo menjehere.

"Katsumi Iwasaki?" Pyeti ai, plot mosbesim por edhe pasiguri. Ai kishte pare shume foto te sajat ne zyren e Aurelius, prandaj arriti ta dallonte kush ishte. Por, nuk po e kuptonte perse ajo ndodhej ketu. Ata nuk ishin takuar kurre ne apokalipset e kaluar.

"Me nje aftesi kaq te fuqishme sa Amnesia, perveç Dimitrit, ti duhet te jesh i vetmi person ne kete bote qe ke pasur gjithnje kujtimet e çdo apokalipsi. S'me besohet qe po e them kete, por tani po me vjen pak keq per ty." Komentoi ajo papritur, duke e bere Taylan te mos dinte si te reagonte. Ai ishte ende pak konfuz dhe i hutuar.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now