"Tani le te vrasim disa femije-zombi." Tha ajo duke u tallur.
Beri disa hapa duke u larguar prej murit qe i fshihte dhe drejtoi armen te nje zombi qe qendronte para deres se mbyllur. Filloi te qellonte derisa plumbat i mbaruan dhe 7 zombi u gjenden menjehere ne toke. Por, rreth 10 te tjere dolen prej deres tjeter. Ne ate moment, Kiba dhe Agata filluan te qellonin drejt tyre, por plumbat e tyre nuk arrinin te qellonin ne shenjester shume here, duke bere zombit te shtoheshin e te vinin drejt tyre me shpejtesi.
"Beni disa hapa pas dhe vazhdoni te qelloni. Por jo mbi mua." Bertiti Alhena dhe qendroi ne te djathte te korridorit, duke vrare zombit qe vinin drejt saj. Ne anen e majte Kiba dhe Agata po qellonin te tjeret dhe degjuan fjalet e Alhenas, por Kiba ende nuk po qellonte dot ne shenje.
"Dreq. I urrej armet." Bertiti plot inat dhe kur mbaruan plumbat, kapi serish shkopin e bejabollit dhe shkoi te ndihmonte Alhenan, e cila nuk ishte ne nje situate aq te mire. Qendronte pas murit, e rrethuar nga te gjitha anet.
"Perse jane kaq shume ne kete klase?!" Bertiti Agata papritur. Çuditerisht, ajo qellonte me mire me arme se sa Kiba, por po habitej prej numrit te tyre. Deri tani, mund te kishin dale rreth 30 zombi prej asaj klase. Ashtu si Alhena tha, zombit e rritur ishin me te lehte per tu vrare, por femijet ishin si perbindesha te vegjel te shpejte qe e tmerronin me shume.
"Jane mbledhur te gjithe aty prej zhurmes. Prandaj nuk kishte shume neper klasa." Komentoi Kiba, duke goditur trurin e nje zombi te shkurter, por ai ishte me i shpejte dhe arriti te shmangej. Kiba nuk e kishte vene re se nje zombi tjeter po shkonte drejt tij dhe ne momentin qe kthetra e tij do prekte kemben e Kibas, Alhena e gjuajti me shqelm ne fytyre, duke e perplasur ne murin perballe.
"Bej kujdes, mos i ler te te gervishtin me thonjte." Bertiti ajo, duke e trembur Kiban per pak. Por ndihej mirenjohes qe ajo e shpetoi.
"Oh, ne djall! A nuk kane fund keta?" Edhe Alhena filloi te ankohej kur pa nje grup tjeter te dilnin prej klases.
"Alhena, shiko deren! Po e shkaterrojne!" Bertiti Agata sapo vuri re se disa zombi nuk kishin hequr dore prej asaj dere.
"Personi qe eshte brenda...ka shume mundesi te jete i gjakosur. Vetem gjaku i ben aq te fiksuar. Duhet ta kene ndjere dhe prej oresh dhe nuk largohen derisa ta shijojne." Shpjegoi Alhena, duke i bere trupat e tyre te dridhen prej frikes instiktivisht.
"Kiba, do perpiqem te kaloj mes tyre. Mund te vijne me shume drejt teje. Bej kujdes. Agata, vrapo nese nuk i perballon dot." Agata kishte bere shume hapa pas, duke vendosur gjithnje distance mes vetes dhe zombit, ndersa Kiba dhe Alhena ndodheshin mes tyre.
Drejt saj nuk po vinin shume zombi, por vendosi te qendronte aty per te mbeshtetur Kiban, i cili u gjend ne nje situate jo te mire, kur Alhena filloi te perplaste disa zombi neper mure e te kalonte mes tyre, duke shkuar drejt deres se mbyllur. Plumbat i kishin mbaruar disa minuta me pare, por kaloi ne thiken ne fytin e çdo zombi qe shikonte afer deres, ne te njejten kohe, shikonte shpesh pas, drejt klases prej te ciles vinte zhurma. Prej aty po dilnin ende zombi, por jo aq sa me pare.
"Nuk ka shume prej tyre. Duroni edhe pak." I informoi ajo kur pa se edhe pak kishin ngelur ne klase. Alhena qendroi para deres se mbyllur si nje roje, duke vrare zombit qe vinin drejt saj dhe dilnin prej klases tjeter, por disa i dergonte drejt Kibas. Vazhduan te vrisnin zombit me radhe, derisa i fundit doli prej klases. Alhena e shtyu drejt Kibas dhe ai e shtyu drejt Agatas. Te dy ishin teper te lodhur, ndersa Agata kishte plot arme dhe me ne fund po i perdorte, prandaj ia 'dhuruan' asaj te fundit.
"Huh, nuk isha lodhur ndonjehere kaq shume edhe kur vrapoja neper qytet." Komentoi Kiba dhe ra ulur ne toke, duke u mbeshtetur pas murit.
"Mos u relakso. Nuk e dime ende nese ka ndonje bastard te fundit te fshehur rrotull." E paralajmeroi Alhena dhe ai u ngrit ne kembe menjehere. Agata filloi te afrohej drejt tyre, por ishin aq shume zombi ne ate korridor, sa shume here gati ra mbi ta, sepse trupat e tyre i bllokonin rrugen dhe e pengonin.
"A ka ndonje njeri brenda?" Pyeti ajo dhe u be gati te hapte deren, por Alhena i kapi doren duke e ndaluar.
"Mos e hap deren pa lajmerim. Po sikur ai te mendoj se je nje zombi dhe te te qelloj sapo te hysh? Mund te jete nje femije i tmerruar, por edhe nje i rritur i frikesuar do ta bente gjithsesi." Agata pohoi me koke dhe u largua prej deres.
"Hej, a ka njeri aty? Jemi njerez. Epo zombit nuk flasin...Nejse, kushdo qe je, mund ta hapesh deren tani. Sapo eleminuam rreth 50 zombi per te shpetuar ty, sa per informacion." Kiba donte te qeshte, ndersa Agata i ra ballit me dore.
"Nuk i flitet keshtu nje personi te tmerruar." Tha ajo duke ngritur nje vetull.
"Provoje ti atehere." Tha Alhena e ngriti supet.
"Hej, duam thjesht te dime nese je mire. Mjafton te degjojme zerin tend dhe do largohemi nese ke frike prej nesh...Me thuaj diçka, te lutem!" Papritur, dera u hap, duke e bere Alhenan konfuze.
"Te njejten gje thash edhe une! Perse asaj ia hapi deren dhe mua jo?!" U ankua ajo duke pare drejt Kibas, i cili dukej i tmerruar dhe po nxitonte drejt Agatas. Alhena ktheu koken menjehere per te pare nje zombi te shkonte drejt Agatas dhe per nje çast trupi i saj u paralizua prej frikes. Jo! A do ta humbiste shoqen e saj perseri? Kete here e kishte kaq afer dhe as nuk e shpetonte dot? Perse po ndodhte kjo? A ishte e destinuar te vdiste ne fund? A nuk mund ta shpetonte kete bote ose te pakten disa njerez?
Alhena dhe Kiba nuk kishin per te arritur ne kohe dhe zombi ishte vetem pak centimetra larg Agatas kur pas tij u shfaq nje top zjarri dhe e beri trupin e tij te kthehej ne hi menjehere. Agata ra ne toke e tmerruar, Kiba ndaloi ne vend, duke pare drejt deres i shokuar, ndersa Alhena ende nuk po besonte dot qe Agata ishte ende gjalle. Pas disa sekondash qetesie, Alhena levizi dhe shkoi me nxitim drejt Agatas. I kapi fytyren me duar dhe po e kontrollonte per ndonje plage.
"Je mire! O zot, je gjalle!" Po thoshte me pabesi dhe e perqafoi fort, sikur kishte frike mos zhdukej. Kiba ishte i gezuar qe Agata ishte ende gjalle, por shikimin e mbante mbi femijen qe qendronte prane deres, duke menduar si mund te digjte trupin e nje zombi pa asnje mjet neper duar?!
"Po, jam gjalle. Jam mire...Wow, jam gjalle!" Agata spo e besonte dot as vete. Alhena u kthye menjehere pas kur vuri re shikimin e Kibas.
"Faleminderit." Tha ajo, duke i habitur te tjeret.
"Jam une ajo qe duhet t'ju falenderoj. Dhe me falni! Per fajin tim ishit ne rrezik." Foli vajza qe qendronte prane deres. Dukej pak e shkurter, me floket e gjate te kuq dhe sy te kuq. Kishte veshur uniformen e shkolles, por ishte e lyer me te zeze neper krahe, kembe e ne fytyre. Madje edhe kemisha e bardhe ishte me njolla te zeza e te kuqe. Kjo pamje mund te te tmerronte, por zeri i saj i embel tregonte se ishte nje vajze e vogel, por jo nje femije.
"Oh, ska problem. Jemi te gjithe mire, kjo ka rendesi, apo jo?" Agata i dha nje buzeqeshje dhe me pas e falenderoi serish.
"Prandaj nuk po pergjigjeshe...Ishe bllokuar aty brenda me nje zombi dhe je ende gjalle...woah! Nuk e besoj dot." Komentoi Kiba papritur.
"Eja shkojme ne nje klase tjeter. Na duhen te gjitheve disa rroba te tjera dhe le te shpresojme se uji ekziston ende."
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...