23. Ne nuk vrasim te gjallet!

75 10 11
                                    

Pasi biseduan edhe pak, shume prej tyre shkuan te flinin neper makina ose ne tenda. Vetem Kiba dhe Megami qendruan zgjuar per te bere roje. Mengjesi erdhi shpejt dhe grupi i Alhenas u be gati per tu larguar duke i habitur te tjeret.

"Ku po shkoni?" Pyeti Rasvan i shqetesuar. Ai mendoi se ata do qendronin ketu te pakten edhe pak dite.

"Do shkojme ne fshat. Na duhet karburant dhe disa ushqime." U pergjigj Darko.

"Por, eshte teper e rrezikshme. Dy djemte provojne te shkojne ndonjehere, por ata tregohen teper te kujdesshem dhe nuk largohen shume prej ketu. Nuk keni per te gjetur asgje, sepse pjesa tjeter e grupit tone kontrolloi gjithe fshatin para se te largoheshin." I paralajmeroi Ilarion.

"Faleminderit per keshillen, por ne do shkojme njehere gjithsesi." Tha Darko, ndersa te tjeret moren disa arme dhe filluan te ecnin drejt fshatit.

"Prisni, a mund te vij edhe une me ju? E njoh mire kete vend." Foli Megami.

"Do vij edhe une." Bellamy mori nje arme dhe filloi ti ndiqte nga pas. Te njejten gje beri edhe Megami, duke i habitur pak, por ata nuk kundershtuan gjithsesi. Megjithese donin pak kohe larg grupit tjeter ne menyre qe te bisedonin mes tyre, nuk mund ti thoshin jo. Ata i shpetuan jeten dje, plus disa njerez me teper nuk ishte asnjehere gje e keqe.

"Çfare mendoni se duhet te bejme?" Pyeti Alhena ndersa po ecnin ngadale drejt fshatit.

"Une mendoj se duhet te qendrojme larg qytetit Onesti. Jam i sigurte qe te gjithe jane dakord me mua. Tani me thuaj pak, cili eshte destinacioni yne final? A eshte vertete e nevojshme te kalojme permes Onesti apo ka rruge tjera?" Iu drejtua Darko Alhenas.

"Destianacioni final eshte ishulli Mauritius, prane Madagascar." U pergjigj Kiba.

"Çfare? Por...Madagascar eshte ne nje kontinent tjeter." Ai po i shikonte me mosbesim. Ne fillim mendoi se ishin pak femije te çuditshem, por tani po mendonte mos ndoshta ishin te çmendur.

"Po, eshte afer Afrikes. E pash ne harte." Komentoi Agata, e cila dukej shume e lumtur dhe krenare per kete fakt.

"Perse duhet te shkojme aq larg?" Pyeti Darko, pak konfuz. Bellamy dhe Megami po e degjonin biseden dhe dukeshin pak te habitur, por asnjeri nuk po komentonte.

"Eshte nje baze atje...vend i sigurte per te gjithe." Foli Mila papritur, duke habitur pak te tjeret, pastaj kthyen koken drejt saj dhe kur pane floket e kuq, e kuptuan se ishte Misa. Mila as nuk ishte ne dijeni te ketij plani, prandaj u çuditen ne fillim, plus zeri i tyre ishte i njejte.

Ndryshimi i ngjyres se flokeve te saj kishte shokuar pak dy djemte qe po i ndiqnin, por perseri nuk thane asgje.

"Ndoshta shpresa e fundit e njerezimit." Pershperiti Alhena, por Darko e degjoi dhe e vuri re trishtimin dhe dhimbjen ne tonin e zerit te saj.

"Oh, ne rregull. Por, ka shume rruge per te shkuar atje." Tha ai dhe nxorri harten serish.

"Jam perpjekur te gjej rruget me te gjata dhe me te qeta qe te ishim te sigurte, por ushqimet nuk zgjasin pergjithmone. Ky fshat eshte i boshatisur. Qyteti i vetem i madh ketu rrotull ku mund te gjejme gjithçka eshte Onesti. Por, tani as nuk eshte nje opsion." Komentoi Alhena, e cila nderkohe po shikonte me vemendje rrotull per ndonje zombi. Ende nuk kishin arritur ne fshat.

"Por, ne kemi tre njerez te evoluar ne grup. Perse te mos shkojme?" Pyeti Misa papritur, duke bere Alhena te ndalonte hapat e te kthehej drejt saj.

"Mos po mendon se je e pavdekshme vetem sepse ke nje aftesi te veçante? Ai qytet ka brenda dyzet mije zombi. Dyzet mije!" Perseriti ajo per ta theksuar me shume kete fakt dhe vazhdoi te fliste. "Ti je thjesht nje milingone para tyre. Mos u tall me jeten tende ne situata te tilla, Misa. Nuk je aq e forte sa mendon. I gjithe njerezimi nuk ka asnje shans kunder zombive, ndersa ti mendon se mund te eleminosh nje qytet te tere me ta? A po enderron valle?"

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now