ARCADIA kishte gjithsej 3 baza, ARCADIA1 ndodhej ne Rusi, ARCADIA2 ne Kanada dhe ARCADIA3 ne Finlande.
Darko ishte pjese e projektit ARK2 ndersa Kiba dhe Agata ishin pjese e ARCADIA3.
Tre vjet kishin kaluar dhe Alhena ende nuk kishte gjetur asnje gjurme te Dimitrit. Megjithate, ajo vazhdonte te kerkonte pa pushim.
Ajo ishte bere pjese e Genesis tashme dhe gjate gjithe kohes kishte perdorur aftesine e saj Devour per te mar aftesite e te gjithe personave te mundshem. Hedeon dhe te tjeret e kishin keshilluar te mos e bente, por ajo ishte kokeforte dhe vazhdoi planin e saj deri ne fund.
Keto vite kishte bashkepunuar me babain e saj per te gjetur nje kure per semundjen e Misas, por gjithnje diçka nuk shkonte. Ishte kaq e merzitur dhe duhej ta falenderonte Hedeon qe pati idene brilante te vendoste Misan ne gjume.
Papritur, i erdhi nje thirrje ne celular. Kete e perdorte vetem per te kontaktuar me Hedeon, por ky numer nuk i perkiste atij. Gjithsesi, ajo u pergjigj.
"Jam Taylan. Nuk jemi me te sigurte. Savina po na kerkon kudo."
Alhena harroi ta pyeste se si e gjeti kete numer, sepse keto fjale e habiten.
"ARK1 eshte gati ne çdo çast. Mendoj se ai eshte vendi me i sigurte per ju ne keto momente. Atje ke disa persona qe une i besoj. Kerko per Milan ose Halonan."
"Me thuaj vendndodhjen."
"Ne rregull. Me telefono serish kur te mberrini."
"Mos u shqeteso, Aurelius eshte ne duar te sigurta."
*****
1 vit me vone, Maj 2046ARK2 ishte derguar ne hapesire nje vit me pare. Nuk mund te fshihnin faktin se derguan ne hapesire nje anije gjigande kozmike, por ata konfuzuan gjithe njerezit dhe i shperqendruan duke krijuar nje shperthim gjigand ne oqeanin Atlantik. Ndersa te gjithe e kishin vemendjen aty, ARK2 u dergua ne hapesire, duke mos pasur asnje problem. Kur disa shtete reaguan, ishte teper vone per te perdorur arme te ndryshme per te ndaluar kete anije kozmike te largohej prej planetit.
Nje vit kishte kaluar dhe njerezit ende flisin per kete ndodhi. Por, askush nuk e kuptonte arsye perse kjo anije u dergua ne hapesire. Pjesetaret e Genesis ishin te vetmit qe dyshuan per kete çeshtje, por Alhena i shperqendroi duke krijuar probleme te ndryshme per ta.
"Tani as nuk mund ta dergojme ARK1 ne hapesire." U ankua Keison.
Halona, Keison, Mila, Volkan, Aurelius, Taylan, Bellamy, Megami, Kiba, Agata, Hedeon, Elif, Vesna dhe Boyan. Te gjithe ishin lidhur nepermjet videokameres.
"Çfare te beri te mendonte se do ishte e lehte?" Foli Halona.
"ARK1 do te dergohet ne hapesire ne momentin qe apokalipsi ndodh. Kur njerezit te jene ne panik, ju do te keni shansin te niseni per ne hapesire." Tha Hedeon.
"Ju?" Pyeti Mila plot dyshim.
"Keison, Halona, Mila, Volkan; ju te katert do te jeni udheheqesit e ARK1."
"Jo! Po motra ime?" Kundershtoi ajo.
"Misa eshte e sigurte me mua. Situata e saj eshte e veçante dhe ajo nuk mund te leviz prej kesaj baze."
"E kuptoj..." Pershperiti ajo dhe nuk kundershtoi me.
Papritur, u degjua celulari i Hedeon. Kur pa numrin qe po e telefononte, ai u pergjigj menjehere dhe i bere me shenje te tjereve te mos flisnin.
"Çfare ndodhi?" Pyeti ai menjehere.
"Plani Genesis sapo ka filluar. Shiu i kuq fillon sonte, me sakte pas 10 oresh. Nuk ka me kohe."
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...