"Po shkojme drejt Lviv apo jo?" Pyeti Mila rreth gjysme ore me vone.
"Po. Na duhen rreth dy ore e gjysme te mberrijme, nese rruga nuk eshte plot makina sigurisht." U pergjigj Alhena.
"A ka shpesh shume njerez qe udhetojne ne ate rruge?"
"Kemi zgjedhur nje rruge pak a shume te braktisur, por le te shpresojme qe eshte vertete e tille." Tha Alhena e ktheu shikimin drejt Kibas, i cili dukej teper i perqendruar te rruga. Ai dhe Agata nuk kishin folur qe kur u larguan prej pikes se karburantit.
"A mos ndoshta je lodhur Kiba? Deshiron te nderrojme vendet?" E pyeti ajo pas pak.
"Jo, jam mire." U pergjigj ai shkurt. Pastaj heshtja mbizoteroi serish ne makine. Rreth dhjete minuta me vone, ishte Agata ajo qe prishi qetesine.
"A do na duhet...te vrasim edhe njerez, Al?" Pyeti ajo papritur. Alhena buzeqeshi hidhur dhe u pergjigj vetem pak minuta me vone.
"Jo." Kjo fjale i habiti te tjeret dhe te tre u kthyen drejt saj. "Nese nuk doni te vrisni, atehere nuk do e beni. Per me teper, nuk eshte nevoja qe ju te vrisni askend, do e bej une per ju." Perfundoi ajo dhe ktheu koken drejt dritares serish.
Ishte menduar gjate dhe megjithese donte qe ata te mesoheshin me kete bote, ishte vetem dita e trete e apokalipsit dhe i duhej ende kohe te perjetonin eksperienca te ndryshme. Pastaj, nese nuk donin vertete ta benin, atehere ajo nuk mund ti detyronte dhe as nuk donte qe ata te ktheheshin ne vrases. Ishin miqte e saj dhe per sa kohe ajo ishte rrotull, do bente gjithçka qe ata te kishin nje jete sa me normale.
Kiba dhe Agata u preken fjaleve te saj, por ende i duhej pak kohe te mesoheshin me gjithçka qe po ndodhte. Alhena i kishte treguar edhe shume gjera te tjera qe po ia benin mendjen lemsh. Te dy u futen ne mendime, ndersa Mila thjesht qendronte e heshtur.
Edhe ky udhetim ishte i qete. Kishin kaluar kufirin dhe tani ishin ne Ukraine. Dy ore e gjysme me vone arriten prane qytetit Lviv. Ky qytet ishte me i madh se Zamosc dhe me nje numer me te larte popullsie.
"A do kalojme permes qytetit?" Pyeti Kiba papritur.
"Jo, ndiq rrugen qe kalon perreth qytetit dhe te çon ne Ivano Frankivs'k." Tha Alhena. Ajo kishte nje kujtese te mire dhe mbante mend se ne apokalipsin e meparshem kishte kaluar permes qytetit Lviv dhe nuk kishte qene aspak nje eksperience e bukur. Sigurisht qe nuk do ta perseriste te njejtin gabim.
"Do qendrojme atje gjate nates?" Pyeti Agata me vone.
"Po. Nuk eshte ide e mire te udhetojme naten. Na duhen rreth tre ore te tjera te mberrijme, pra duhet te jemi atje rreth ores pese pasdite dhe na duhet te kalojme disa ore duke gjetur nje vend te pershtatshem per te kaluar naten."
Gjithçka qe ajo tha kishte kuptim, prandaj askush nuk kundershtoi. Rruga nga Lviv drejt Ivano Frankivs'k kishte me shume zombi se çdo rruge tjeter ku kishin kaluar. Madje rruget ishin plot makina te ndaluara kudo dhe te gjithe njerezit qe kishin qene brenda ose afer tyre ishin kthyer tashme ne zombi.
"Alhena...a mund te them diçka?" Pyeti Mila papritur.
"Patjeter."
"Une mendoj se...jane dy njerez te gjalle brenda makines se kuqe ne ate drejtim." Tha ajo dhe vendosi gishtin tregues drejt dritares se makines. Kiba uli menjhere shpejtesine makines, ndersa Agata ktheu vemendjen drejt saj.
Alhena nuk po degjonte te bertitura dhe as thirrje per ndihme, por duke qene se Mila kishte zhvilluar nje aftesi, shqisat e saj arrinin te perceptonin dicka qe te tjeret nuk mundeshin, prandaj ajo e besonte plotesisht Milan dhe ishte gati te shkonte te ndihmonte ata persona, por vuri re se asnje nga ata te tre nuk kishte dal prej makines. Ne fakt, te tre po shikonin drejt saj, sikur po i luteshin qe ti ndihmonin te tjeret.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...