10. Ti je shpresa jone e vetme.

84 11 10
                                    

Kur Alhena u kthye serish, te dy i ngulen syte te ajo. Dukej sikur kishin plot pyetje, keshtu qe ajo u ul perballe tyre dhe po i shikonte me nje buzeqeshje ne fytyre.

"Al, a mund te te kerkoj diçka?" E pyeti Agata papritur.

"Çfare?"

"Dua nje autograf prej mamit tend. Te lutem?" Alhena nuk dinte nese duhej te qeshte apo te qante ne ato momente. Nga te gjitha gjerat qe i kishte thene, Agata ishte fiksuar me mamane e saj.

"Patjeter, nese do kemi mundesi ta takojme mamane time ne kete apokalips, mund t'ia kerkosh vete autografin." Tha ajo e rrotulloi syte.

"Une kam nje pyetje." Foli Kiba papritur, duke e bere Alhenan te kthente vemendjen plotesisht drejt tij.

"Me thuaj."

"Prinderit e tu jane pjese e projektiti Genesis, apo jo?"

"Po. Babai im eshte ende, por mami hoqi dore shume vite me pare. Tani me duhet t'ju them diçka tjeter ende me re rendesishme."

"Çfare mund te jete me e rendesishme se plani per te shkaterruar boten?" Tha Agata duke u tallur.

"Plani per te shpetuar racen njerezore." U pergjigj Alhena plot seriozitet, duke i habitur te dy pak.

"Çfare do te thuash? Nuk ka per te perfunduar keq? Kemi ende shpresa te jetojme si me pare? Apo te vrasim te gjithe zombit?" Filloi te pyeste Agata e entuziasmuar.

"Mos u emociono kaq shume Agata. Qe kur mamaja ime hoqi dore prej projektit Genesis, ajo filloi te krijonte baza te shumta kudo, per te strehuar dhe shpetuar sa me shume njerez. Ne jemi duke shkuar drejt njeres prej ketyre bazave. Por, eshte pak si teper larg prej ketu dhe mund te vdesim gjate rruges..." Shpjegoi ajo.

"Oh..."

"Por, bazat ekzistojne gjithsesi. Nese arrijme te shkojme atje, do jemi te shpetuar. Mund te jetojme si me pare, mes njerezve dhe larg zombive apo jo?" Pyeti Kiba papritur. Alhena nuk mund ti tregonte te gjithe te verteten, edhe kaq ishte teper, prandaj buzeqeshi dhe pohoi me koke.

"Atehere, le te shkojme atje. Prinderit e mi jane aty gjithashtu apo jo?" E pyeti Agata pas pak.

"Po, jane te sigurt me mamin tim. Ajo kishte vite qe po pergatitej per diçka te tille. Nuk kishte fuqine te ndalonte kete projekt, por beri gjithçka per te shpetuar sa me shume njerez te mundej."

"A do marim edhe vajzen e vogel me vete?" Pyeti Kiba pas disa çastesh qetesie dhe te gjithe kthyen koken drejt Lyudmilas, e cila po flinte ende ne dysheme.

"Po. Ajo eshte vajza e nje mikut tim. Nuk mund ta le te vetme. Me duhet ta mbroj derisa ta gjej ate bastardin e ti dorezoj vajzen." Tha Alhena e nje buzeqeshje iu formua ne fytyre. Heren e kaluar Boyan kishte sakrifikuar jeten e tij per ta shpetuar. Te shpetonte vajzen e tij ishte me e pakta qe mund te bente per te. Tani ai ishte ende gjalle me siguri dhe ajo mund ta takonte serish. Vetem kur mendonte se sa shume nga miqte e saj mund te ishin ende gjalle, ndihej me mire.

"A do te na shpjegosh se si vajza arrin te nxjerr zjarr prej duarve apo..." Agata donte te mbaronte pyetjen, por ndaloi se foluri kur pa Alhenan te kthehej serioze serish.

"Supozohet se disa muaj pas fillimit te apokalipsit, zombit do kalojne ne nje evolucion, por ata nuk do te jene te vetmit. Edhe njerezit do fillojne te zhvillohen, por shume pak prej tyre. Disa do fillojne te zbulojne se kane aftesi te ndryshme, si Ljudmila. Por, rasti i saj eshte pak i komplikuar."

"Si i di ti keto gjera? Nga e di ti se çfare do te ndodh?" E pyeti Kiba plot dyshim, duke e lene Alhenan pa fjale per disa çaste.

"Une jam nje shkencetare. E kam studiuar projektin GENESIS per vite te tera bashke me shume shkencetare te tjere dhe dolem ne perfundime te tilla." Genjeu ajo dhe beri nje buzeqeshje te shtirur.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now