Sapo mberriten ne Australi, Katsumi ndezi celularin dhe u habit kur pa se kishte plot thirrje te humbura prej Bellamit. Duke qene se kishin vetem disa ore qe ishin ndare prej tyre, ajo u habit dhe u tremb njekohesisht.
"Çfare problemi ka?" Pyeti Vesna, kur vuri re se Katsumi u vrenjt ne fytyre.
"Bellamy me ka telefonuar shume here. Shpresoj mos te jete diçka serioze." Shpjegoi ajo dhe e telefonoi menjehere.
"Me ne fund u pergjigje!" U degjua zeri i Bellamit menjehere. Dukej qe nga toni i zerit qe ishte ne panik dhe shume i shqetesuar, tani edhe Vesna u vrenjt ne fytyre. Çfare mund te kishte ndodhur valle?
"Me thuaj, perse me telefonove kaq shume here? Çfare ndodhi?" E pyeti Katsumi menjehere.
"Aurelius eshte zhdukur. Mendoj se eshte zene me mamin tuaj, sepse ajo telefonoi babin tim dhe e pyeti nese Aurelius ndodhej ketu. Une kam dite pa folur me te dhe tani po me ben te shqetesohem. A te ka kontaktuar ty te pakten?"
"Bellamy, me thuaj te verteten. Perse u merzite me Aurelius?"
Ajo pyetje e Katsumit e beri te habitej pak dhe te inatosohej njekohesisht. "Çfare lidhje ka zenka jone me kete situate? Po te them se vellai yt eshte zhdukur. Savina ka dite qe po e kerkon ne gjithe shtetin. A nuk je e shqetesuar?"
"Mendoj se kam nje ide ku mund te jete. Thjesht me thuaj perse u merzite me te."
"Sepse ai kishte pasur nje tjeter zenke me Savinan dhe kete here ajo po e detyronte te bente diçka qe ai nuk donte. Une i thash te te tregonte ty, sepse e di qe ti do e ndihmoje, por ai refuzonte dhe me tha te mos tregoja asgje. Prandaj, nuk mund te te them me shume se kaq. Nese Aurelius e mer vesh, atehere nuk do te jete me shoku im."
"Ne rregull. Faleminderit, Bellamy. Nese Aurelius te kontakton, me lajmero."
"Patjeter. Edhe ti. Jam i shqetesuar."
"Mire. Flasim me vone." Katsumi ishte gati te mbaronte telefonaten, kur zeri i Bellamit e beri te ndalonte.
"Prit. Babi im kerkon te flas me ty."
"Kaloi celularin atehere."
Vetem pak sekonda me vone u degjua zeri i Cezar Blackwood. "Pershendetje Katsumi. Nuk doja ta beja kete bisede permes celularit, por nuk kam zgjidhje tjeter. Savina i ka treguar Aurelius gjithçka disa dite me pare dhe mesa duket ai nuk e perballuar mire kete gje. Bellamy me thote se ajo madje i ka kerkuar Aurelius te bente diçka qe ai nuk donte. Ti duhet ta dish me mire se mua per çfare behet fjale. Jam duke e kerkuar vellain tend per momentin dhe sapo mora nje lajm se dikush e ka pare ne kufirin e Kanadase. Doja vetem te te lajmeroja te mos e takosh mamane tende per momentin. Nuk mund te te them perse permes kesaj telefonate, por me beso, kam nje arsye te forte."
"E kuptova. Faleminderit, Cezar. Isha duke shkuar ta takoja ne fakt. Do te te degjoj ty kete here. Mos u shqeteso per Aurelius, mendoj se e di ku mund te jete tani." Duke qene se Cezar po bente ç'te mundje per te gjetur vellain e saj, sjellja e saj ndaj tij u permiresua pak.
"Me telefono nese te duhet ndihme ose nese gjen vellain tend. Une dhe Bellamy jemi vertete te shqetesuar."
Kete here ajo e kuptoi qarte prej tonit te zerit te tij qe Cezar nuk ishte duke u shtirur, ai ishte vertete i shqetesuar per Aurelius, duke qene se e kishte pare te rritej prane djalit te tij per gjithe keto vite. Katsumi kishte te drejte kur hamendesoi se Cezar bente gjithçka per familjen e tij. Ne kete rast, ai e konsideronte Aurelius si familjen e tij, ndryshe as nuk do te ofronte ndihme.
"Ne rregull. Do te te vizitoj serish per te bere nje bisede."
"Do te te pres atehere. Kujdesu per veten, Katsumi."
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...