Ishte viti 2058.
Kishin kaluar 10 vite qe prej fillimit te apokalipsit ose 'fundit te botes'.Qendronte ulur mbi nje makine te madhe qe ndodhej ne mes te nje rruge. Kishte plot makina te tjera rrotull, por pothuajse nuk dukeshin, sepse zombit ishin me te shumte ne numer dhe shume prej tyre ishin mbledhur rreth makines ku ajo ndodhej.
Dielli ishte gati te perendonte, ndersa ajo e veshtronte me vemendje. E dinte qe ky do te ishte perendimi i fundit qe do shikonte, por nuk ishte e trishtuar, ama ndihej e penduar...Kishte bere shume gabime dhe shume njerez kishin humbur jeten per fajin e saj, duke e lene tashme te vetme.
"Hmm...Ka shume mundesi te jem e mbijetuara e fundit." Pershperiti dhe ne momentin qe dora e nje zombi arriti afer saj, levizi me shpejtesi dhe ai preu doren me thiken qe kishte.
"Si guxon te prekesh nje zonjushe pa leje, bastard?" Bertiti, pastaj filloi te qeshte. Nese dikush mund ta shihte ne ato momente, do mendonte se ishte e cmendur.
"Hahahah...mendoja se isha mesuar me vetmine, por tani qe nuk ka asnje njeri rrotull, kam filluar te flas me zombit." Vendosi doren ne ball dhe buzeqeshja iu zhduk prej fytyres. Nxorri cigaren e fundit qe kishte prej xhepit, por sa e vendosi ne buze, vuri re se nje zombi arriti te ngjitej siper makines.
"A nuk mund te prisje derisa te mbaroja cigaren e fundit, shemtire?" Bertiti e acaruar dhe u ngrit ne kembe menjehere. Shkoi drejt tij me nxitim, thika e saj kaloi ne qafen e tij dhe koka iu shkeput prej trupit. Ajo shtyu me kembe trupin e tij dhe vuri re se zombit po perdornin njeri tjetrin si shkalle per te arritur te ajo. Megjithate, nuk ishte e frikesuar. Shkoi u ul ne vendin ku po qendronte me pare dhe filloi te thithte cigaren. E shijoi ngadale duke pare diellin ndersa perendonte.
"S'kam me plumba dhe skam nga t'ia mbath..." Pershperiti dhe shtyu armen me njeren kembe. Nuk i duhej me. As thika qe mbante ne dore, por ate nuk mund ta leshonte, i ishte bere si pjese e trupit tashme.
"Hmm...sa do te doja te kisha nje mundesi te dyte. Do kisha degjuar keshillat e mamit dhe nuk do te beja rolin e heroines, duke u perpjekur te shpetoj çdo njeri qe me dilte para. Te pakten nuk jam e vetmja qe deshtoi..." Perfundoi dhe syte i ktheu drejt qiellit. Per keto 4 muajt e fundit, kishte qene e vetme, por kishte pasur nje qellim, te takonte serish vellain e saj. Ai ishte arsye e vetme perse ende perpiqej te mbijetonte, por jo me... Ishte e sigurte qe edhe ai tashme kishte vdekur...ose ndoshta ishte kthyer ne nje zombi.
Te dy kishin pasur fatin e races njerezore ne duar dhe ne fund e kishin 'rrezuar'. I vinte te qeshte kur e mendonte kete gje. Kishin pasur dy menyra per te shpetuar ata pak njerez te mbetur ne kete bote, por edhe ajo, edhe Aurelius kishin deshtuar...
"Tani as nuk mund te vdes e qete." Tha duke u tallur. Nuk donte te kthehej ne nje zombi dhe as te behej ushqimi i tyre, por e dinte shume mire qe kjo ishte dita e saj e fundit ne kete ferr.
"Jam e sigurte qe u perpoqe deri ne momentin e fundit, Aurelius. Koha te them lamtumire edhe une tani, vella-" Ishte duke pare drejt qiellit, kur nje zombi e nderpreu. Kishte arritur te ngjitej mbi makine dhe shkoi me nxitim drejt saj.
"A nuk mund te prisje..." Pershperiti dhe u kthye drejt tij duke e pare plot inat. "...derisa ti jepja lamtumiren kesaj bote te mallkuar?" Bertiti dhe i preu koken me nje levizje te shpejte.
"Ç'ke qe shikon? Mendon se do behem ushqim per krijesa pa tru si ju?" Foli, duke iu drejtuar nje zombi, i cili po perpiqej te zgjaste doren drejt saj. Hodhi thiken drejt tij duke ia ngulur ne ball dhe nxorri nje granate prej çantes qe kishte ne trup.
"Do shkojme te gjithe bashke ne ferr sot." Bertiti dhe i hoqi siguresen. Mbylli syte dhe beri nje buzeqeshje te hidhur, duke pritur per gjithçka te perfundonte.
Keshtu vdiq Alhena Turgenev, e mbijetuara e fundit ne kete bote.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...