Pasi kaloi nje jave te kendshme me Aurelius dhe Bellamin, Katsumit i duhej te largohej, duke qene se kishte lene nje takim me babain e saj.
Pak dite me vone, ajo gjendej ne Japoni, ne nje shtepi private, e cila dukej komplet bosh. Katsumi kishte pritur aty per dy ore, kur me ne fund babai i saj u shfaq. Dukej pak me i lodhur nga hera e fundit qe ajo e kishte pare. Takeshi nuk kishte qene nje baba i keq, ai vetem i jepte para dhe e linte te bente ç'te donte. Pra, thjesht nuk i kishte interesuar kurre per te.
"Qenke rritur, Katsumi." Tha ai me nje ze pa emocione. U ul perballe saj dhe po e shikonte me vemendje. Ne fakt, ishte teper nervoz ne ato momente. Nuk e dinte si Katsumi e kishte mar vesh per Genesis, por duhej ta dinte me çdo kusht.
"Dhe ti qenke plakur." Ia ktheu ajo, duke e habitur pak. Ai beri nje buzeqeshje te trishte per disa sekonda. Ne fund, nuk duroi dot me dhe doli drejt ne teme.
"Si e di ti ate fjale?" E pyeti, ndersa e shikonte ne sy, me nje shprehje aq serioze ne fytyre. Nderkohe Katsumi kishte nje buzeqeshje ne fytyre gjate gjithe kohes, duke e bere Takeshin me nervoz.
"Cilen fjale?" E provokoi ajo.
E dinte qe per shume njerez, sidomos ata qe benin pjese ne Genesis, kjo fjale ishte si nje tabu. Ata nuk guxonin ta permendnin kurre, madje edhe pas apokalipsit, te pakte ishin personat qe flisnin per Genesis pa asnje problem.
Duhej thene se Katsumi kishte shume kurajo ta thoshte kete fjale kudo, kjo gje e shqetesonte shume Takeshin. Kush i jepte kaq shume guxim vazjes se tij? A i dinte ajo pasojat e te permendurit ate fjale valle?
"Ti e di per çfare po flas. Ku e degjove ate fjale?" E pyeti serish me nje ton te ashper.
"Oh, degjova Savinan ta permendte shume here. A do te dish çfare tjeter degjova?" Katsumi dukej sikur kishte ardhur aty per qejf, po i sherbente vetes pijet dhe embelsirat qe ndodheshin ne tavoline, ndersa Takeshin po e acaronte sjellja e saj.
"Perse i therret mamase tende ne emer?"
"Perse nuk me pyet se çfare degjova prej saj?" Ajo e injoroi komplet pyetjen e tij. Dukej sikur ishte shume e perqendruar te embelsirat qe po hante, por ajo ishte duke veshtruar çdo veprim sado te vogel te Takeshit plot vemendje.
Arsyeja perse ai nuk e pyeti ishte sepse e njihte shume mire ish gruan e tij. E dinte çfare ajo do te bente qe ne momentin qe hoqi dore prej Genesis.
Çuditerisht, edhe perse u largua prej Genesis, askush nuk u perpoq ti mbyllte gojen Savinas. Kjo do te thoshte vetem nje gje, qe asnje pjesetar i Genesis nuk e konsideronte Savina Mikhailov si nje rrezik.
Ata e lane te largohej me informacione mbi Genesis dhe nuk e vrane, sepse e dinin qe ajo nuk do guxonte te planifikonte kunder tyre. Dhe Savina vertete nuk e pari kurre guximin te vihej kunder tyre. Ajo thjesht ndertoi nje vend te sigurte per veten.
Ultimus Spes nuk ishte kurre nje plan per te shpetuar boten, ishte thjesht plani i Savinas per te shpetuar koken e saj.
"Savina eshte vertete nje femer e fuqishme. Nuk e dija qe mamaja ime ishte kaq e guxishme. Ajo po planifikon te shkaterroj Genesis. Do vertete shume kurajo per te bere diçka te till-"
"Mjaft!" Bertiti Takeshi papritur e goditi tavolinen me grusht. Ai dukej i tmerruar kur degjoi Genesis te dilte serish nga goja e saj, sikur te ishte diçka e mund ta thoshte aq lehte!
"Hej, i prishe embelsirat. Me ler ti shijoj te pakten. Kam disa vite larg Japonise, me ka mar malli per keto. Nuk arrij ti gjej dot ne Turqi."
"Katsumi Iwasaki!" Bertiti ai edhe njehere, per ti terhequr vemendjen dhe ajo me ne fund ngriti koken per ta pare ne sy. Ajo buzeqeshje e qete ne fytyren e saj vazhdonte ta acaronte Takeshin me shume.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...