"Nuk dua te shkoj askund! Ik, nuk dua te te shikoj as ty tani!"
Zeri i Misas po degjohej edhe neper korridoret e spitalit. Pothuajse i gjithe stafi i ketij spitali e dinte karakterin e saj dhe se si zemerohej shpejt. As babai i saj nuk mund ta qetesonte, ne fakt ai ishte i vetmi qe arrinte ta duronte.
"Misa, me degjo njehere-" Boyan ishte vertete i acaruar, por po e permbante veten, sepse e dinte qe Misa nuk ishte ne gjendje te mire dhe nese bente nje gabim te vogel, ajo mund te behej me keq.
"Jo! Te thash qe nuk dua te largohem qe ketu! Une jam 20 vjeçe tashme, nuk mund te veprosh pa me pyetur mua."
"E di, prandaj po perpiqem ta diskutoj kete gje me ty. Perse nuk me degjon njehere e pastaj me bertit sa te duash?"
Edhe Katsumi nuk po i duronte dot me te bertiturat e saj. Ajo po qendronte jahste deres se dhomes se Misas, duke degjuar biseden e tyre, por Misa as nuk e la Boyan te shpjegonte gjithçka, por kundershtoi menjehere.
"Jo! Dua te rri vetem tani! Me ler te qete!"
"Ne rregull. Po largohem qe te qetesohesh pak."
Boyan doli prej dhomes me nje shprehje teper te frikshme ne fytyre. Infermierja beri menjehere disa hapa pas, ndersa Katsumi i vendosi njeren dore ne shpatull per ta qetesuar pak.
"Telefonova Lydmilan pak me pare. Mendova se ndoshta motra e saj mund ta qetesonte pak. Nese nuk funksionon, do te perpiqem te flas edhe une me te." Tha ajo, ndersa i beri me shenje infermieres te largohej. E kishte thirrur vetem sepse i duhej numri i kontaktit te Lydmilas.
"Misa nuk reaguar kurre kaq keq. Nuk reagoi keshtu as kur i thane se i kane ngelur vetem kater vjet..." Ai vendosi njeren dore ne balle, sepse po i fillonte nje dhimbje koke nga e gjithe kjo situate.
"Ndoshta ka frike, Boyan." Fjalet e Katsumit e habiten pak.
"Frike? Nga çfare?" Pyeti ai menjehere.
"Une arrita te kaloj kohe me Misan ne apokalipsin e kaluar dhe kuptova se ajo nuk kishte frike prej vdekjes, ajo kishte frike se Lydmila do te vdiste pa ndihmen e saj. Kishte frike edhe te largohej prej trupit te Lydmilas, sepse nuk donte ta humbiste. Kishte frike te ndahej prej saj. Mendoj se...ajo ka frike te ndahet prej teje dhe Milas kete here."
Ato fjale e bene Boyan te qante pa e kuptuar as vete. "Oh...dreqin! As une nuk dua te ndahem prej saj! Kam kaq frike ta humbas Misan time te vogel kete here, Al." Pershperiti ai.
"Atehere...po sikur te mar edhe Milan me vete? Nese Lydmila eshte prane saj per ta shoqeruar, ndoshta nuk do te ndihet e vetme dhe e braktisur? Dhe ti mund te vish ti vizitosh vajzat çdo muaj, ne rregull? Mos qaj me, nuk te shikoj dot keshtu, Boyan. Te premtoj se vajzat e tua do te jene te sigurta me mua. Hm?"
"E kuptova. Faleminderit, e dashur." Ai e perqafoi menjehere, ndersa po fshinte lotet.
Ne ato momente, ne fund te korridorit ndodhej Lydmila, e cila dukej sikur me veshtiresi po merte fryme, duke qene se kishte vrapuar nga shkolla e saj deri aty, kur mori nje mesazh prej spitalit ku qendronte motra e saj. Por, ajo skene qe pa para dhomes se Misas, e hutoi aq shume sa nuk arriti te reagonte dot per pak çaste.
Babai i saj nuk kishte qene kurre kaq afer me ndonje femer tjeter, perveç asaj dhe Misas. Ai nuk kishte pasur asnje te dashur qe kur mamaja e tyre kishte vdekur dhe ta shikonte babain e saj te perqafonte nje femer te panjohur ne ato momente, e beri Milan te pushtohej prej frikes. Po ndihej shume keq ne ato momente.
"Babi!" Bertiti papritur, duke bere te dy te largoheshin prej njeri-tjetrit dhe ta kthenin vemendjen te ajo.
Lydmila po ecte drejt tyre me kembet qe i dridheshin, ndersa shikonte Katsumin plot inat.
YOU ARE READING
Apokalipsi 111
Fantasy🧟Zombi Apokalips 🧟 Te vdesesh kishte qene e lehte deri ne ato momente, por jo me. Tashme, njerezit qe prekeshin prej pikave te atij shiu te çuditshem, do te infektoheshin me semundjen me te tmerrshme qe njerezimi kishte perjetuar ndonjehere. Dhe t...