20. Je e falur!

67 8 2
                                    

Pasi te gjithe njerezit u futen ne kishe, Misa nxorri flake prej duarve te saj dhe e drejtoi ndaj kafazit duke djegur ngadale te gjithe zombit qe ndodheshin aty derisa te gjithe u kthyen ne hi. Agata, e cila deri tani kishte qene siper makines se tyre, u be perseri e dukshme dhe zbriti prej aty, per te shkuar drejt tyre.

Nderkohe, Alhena mbante ende shikimin mbi priftin, ose ate qe kishte ngelur prej tij dhe Ilian, trupi i te cilit gjendej afer kembeve te saj. Dukej e perhumbur ne mendime dhe as nuk e vuri re se Darko i ishte afruar, derisa ai i vendosi nje dore ne shpatull, duke e trembur pak.

"Nese ke nevoje per falje, dua thjesht te te them, je e falur." Pershperiti ai, duke e habitur pak. Pastaj u kujtua çfare kishte thene pak me pare: 'Nuk kam nevoje per falje nga askush.'

Ajo buzeqeshi hidhur dhe foli me ze te ulet. "Nuk do e thoje kurre kete nese do e dije çfare mekatesh kam bere e sa jete kam mar une..."

"A e ke falur ndonjehere veten per gjithçka qe ke bere?" Ajo pyetje e la pak te shokuar dhe pa fjale. Darko u largua pa mar nje pergjigje dhe Agata e vuri re qe Alhena nuk dukej aq mire, prandaj e la te vetme dhe shkoi brenda ne kishe, pas Darkos dhe Misas.

"A e kam falur veten? Hah...pas dhjete vjetesh ne kete ferr, kjo eshte hera e pare qe e degjoj kete." Pershperiti ajo kur te gjithe u larguan. Ne fytyre kishte nje buzeqeshje te vogel, por pa e kuptuar edhe vete, lotet filluan te binin ne faqet e saj.

"Ah...mendoj se nuk e kam falur kurre." Tha ajo dhe fshiu lotet menjehere, pastaj shkoi drejt kishes.

"Kiba, Agata, Misa. Behuni gati. Koha te largohemi qe ketu." Tha ajo duke ngritur pak zerin. Ata e degjuan dhe u mblodhen rreth saj.

"Te gjithe duken te lumtur qe ne po largohemi." Komentoi Agata, e cila nuk e kishte kuptuar qarte gjithçka qe ndodhi, por e dinte qe prifti e meritoi ate vdekje.

"Une jam me e lumtur qe ne po largohemi qe ketu. As nuk duhej te kishim ndaluar ketu." Foli Misa pas saj.

"Ti e di qe nuk mund te udhetojme gjate nates dhe nuk kishim zgjidhje tjeter." Tha Kiba. Alhena po shikonte rrotull per Darkon, donte ta pershendeste para se te largohej, por ai nuk dukej askund.

"Le te shkojme. Merni armet tuaja dhe lini disa per keta njerez te gjore. Me siguri kane ndonje tufe me zombi te fshehur neper qytet. Do i duhen."

"Ata as nuk i meritojne ato arme. Çfare budallenjsh!" Tha Misa duke i pare me inat.

"Ti..." Alhena i nguli syte per nje moment, duke e trembur pak. Asaj per dreq nuk po i kujtohej nese kishte bere ndonje gje kunder ketij engjelli te vdekjes!

"Çfare? Çfare bera? Perse me shikon ashtu?" Pyeti Misa, duke u perpjekur te dukej e forte, por po bente disa hapa pas ne te njejten kohe.

"Ti kupton gjuhen ukrainase, apo jo?" E pyeti Alhena, duke e habitur pak.

"Mila tha se di vetem gjuhen bullgare, angleze dhe polonisht." I nderpreu Agata.

"Vetem se ajo nuk eshte Mila." Shtoi Kiba.

"Kam qene ne nje udhetim me babin ne Ukraine me pare dhe e kuptoj gjuhen, por nuk di ta flas. Çfare problemi ke ti me kete?" Iu kthye Misa pak e inatosur. Per nje moment mendoi se do vdiste ne duart e Alhenas, po mendonte çfare kishte bere...

"Asnje problem. Po fillon te me pelqesh me shume, Misa." Tha Alhena dhe i dhuroi nje buzeqeshje djallezore.

"Me tmerron kur thua gjera te tilla." Pershperiti Misa dhe u fsheh pas Kibas.

"Hahahaah, le ikim prej ketu. Kete here do e drejtoj Misa makinen." Foli Alhena serish e filloi te ecte drejt daljes. Ata moren armet e tyre dhe e ndoqen.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now