24. Keni per te vdekur!

48 8 0
                                    

Kaluan disa ore neper fshat e pastaj u kthyen te gjithe serish ne kamp. Vetem kishin veshtruar zombit, duke qendruar te fshehur dhe moren çfaredo qe gjenin neper makinat ne rruge, ose ne shtepite qe vizituan.

"A gjetet çfare po kerkonit?" Pyeti Rasvan, kur i pa te gjithe te ktheheshin me çanta neper duar.

"Vetem karburant dhe disa ushqime. Nuk jane te mjaftueshme, por ne do te largohemi gjithsesi." U pergjigj Darko.

"Vertete? Por, ku do shkoni? Qytetet jane te rrezikshme." I paralajmeroi Ilarion.

"Pikerisht. Prandaj do shkojme drejt nje qyteze ketu afer, Roman." U pergjigj ai serish.

"Megami, perse dukesh sikur edhe ti po pergatitesh per diçka?" Pyeti Mona papritur. Ai dukej sikur u tremb pak prej kesaj pyetje ne fillim, pastaj ngriti koken dhe po i shikonte ne sy.

"Edhe une do largohem." Tha ai duke i habitur te gjithe. Ata ishin te shokuar sa nuk dinin as çfare te thoshin.

"Ku ke ndermend te shkosh, djalosh?" E pyeti Rasvan pas pak.

"Drejt Onesti. Me duhet te gjej motren time." U pergjigj ai plot vendosmeri.

"Eshte teper e rrezikshme, Megami. Nuk mund te mbijetosh i vetem ne kete apokalips." Bertiti Ilarion papritur. Ky djale i kishte hyre ne zemer atyre te treve, sepse gjithnje kujdesej per te tjeret, ashtu si motra e tij, Vesna.

Darko hodhi menjehere shikimin nga Alhena. Kur syte e tyre u ndeshen, ai kishte nje shprehje te trishte ne fytyre, sikur po i lutej qe ajo te ndalonte ate djalosh te gjore. Alhena thjesht e injoroi e ktheu shikimin drejt Bellamy. A do shkonte edhe ai me mikun e tij valle? Ajo nuk priti shume gjate per pergjigjen e tij, sepse Bellamy foli menjehere.

"Mos u shqetesoni, une do shkoj bashke me Megami. Ai nuk do te jete vetem." Te gjithe rrotulluan syte. Bellamy as nuk mbante dot nje arme ne duar, ishte me delikat se disa femra. Nese ai largohej me Megami, nuk do e ndihmonte aspak. Ne te kundert, do e ngadalesonte de do e vinte me shume ne rrezik. Ne fund, te dy do vdisnin gjithsesi.

Rasvan, Mona dhe Ilarion po perpiqeshin ta benin te nderronte mendje, nderkohe Alhena dhe miqte e saj shkuan drejt makines se tyre. Cuditerisht askush nuk po fliste dhe qendruan ne qetesi per shume minuta, duke furnizuar makinen e duke vendosur ushqime aty. Ne fund, Kiba nuk duroi dot me dhe u kthye drejt Alhenas e i ngulli syte, derisa ajo filloi te ndihej pak ne siklet dhe ktheu shikimin drejt tij plot inat.

"Çfare do?" E pyeti ajo me nje ton te ashper.

"Dy djeme 19 vjeçar kane vendosur te shkojne drejt vdekjes dhe ti nuk po ben asgje per ti ndaluar. A nuk ishte ti ajo qe the se ne nuk vrasim te gjallet? Perse po i le ata vdesin atehere?" Kiba dukej teper i irrituar, sa i habiti pak te tjeret, por ata ishin dakord. Nuk mund ti injoronin ata dy djeme te gjore. Duhet ti paralajmeronin te pakten.

"Çfare lidhje ka zgjedhja e tyre me mua?" Pyeti Alhena, tashme konfuze. Megami e dinte gjendjen ne Onesti sepse e degjoi prej tyre dhe ai serish donte te shkonte. Perse duhej ta ndalonte ajo? Asaj i interesonte vetem jeta e saj dhe e miqve te saj. Nuk kishte kohe te mendonte per asgje tjeter, sepse duke kaluar neper fshat sot, kishte zbuluar diçka te tmerrshme dhe nuk donte te qendronte ne kete vend asnje sekonde me shume.

"Ti e di çfare po ndodh ne ate qytet, por nuk na lejon ti them asgje. Nese ata shkojne ne Onesti dhe vdesin, gjaku i tyre do jete ne duart e tua." Bertiti ai dhe po e shikonte ende plot inat. Alhena ngeli pa fjale. Perse ishte serish faji i saj? Ajo nuk po i thoshte atyre dy budallenjve te shkonin krahehapur drejt vdekjes!

"Edhe une mendoj se duhet ti themi diçka." Foli Agata pas pak. Mila qendroi ne heshtje dhe nuk komentoi.

"Ata e dine gjendjen e qytetit, sepse degjuan biseden tone me pare. Kjo eshte zgjedhja e tyre dhe nuk ka asnje lidhje me ne."

"Perse nuk shkon te flasesh me ta? Nese i thua te verteten...ndoshta do binden e do qendrojne ketu." Sugjeroi Darko papritur.

"Ju nuk po kuptoni diçka." Tha ajo duke i pare me nje shikim teper serioz. "Ata do vdesin gjithsesi. Edhe nese largohen, edhe nese qendrojne ketu, ata kane per te vdekur, sepse ky vend nuk eshte me mire se Onesti."

"Eshte thjesht nje tufe me zombi..." Agata dukej sikur donte te thoshte diçka, por Alhena e nderpreu menjehere.

"Nuk eshte thjesht nje grup zombish." Bertiti ajo, pak e acaruar. "Eshte nje grup zombish me nje lider."

"Çfare?" Darko ishte i vetmi qe arriti te fliste, sepse Agata, Kiba dhe Mila po e shikonin sikur te ishte aliene.

"Zombit kane nje lider, nje zombi te evoluar. Ashtu si po evolohen njerezit, kjo gje ndodh edhe te zombit ne te njejten kohe. Zombit e evoluar jane ndryshe nga zombit normal. Jane me te forte, me te shpejte, me te rrezikshem dhe secili prej tyre ka nje aftesi te veçante. Me kalimin e kohes, ata fillojne te zhvillojne edhe inteligjence. Do te jene ne gjendje te mendojne." Ajo ndaloi per nje moment per te pare fytyrat e tyre dhe i dha disa sekonda te mbyllnin gojen, sepse ishin aq te shokuar sa as nuk po leviznin, kishin ngrire ne vend.

"Dhe ne kete fshat ka nje zombi te tille, i cili po organizon kete tufe zombish qe ndodhet aty. Nese do i kishit pare me vemendje, do e kishit kuptuar se ata leviznin te organizuar. A nuk e vute re se disa zombi qe na shikonin, por nuk na sulmonin? Perse mendoni se ndodhi kjo? Sepse lideri tyre i urdheroi te vepronin ne kete menyre." Shtoi ajo.

"Ti...je duke thene-" Darko as nuk dinte çfare te thoshte ose si te reagonte. Ishte habitur vertete kur kishte zbuluar aftesine e tij e me pas Alhena i kishte shpjeguar gjithçka mbi evolimin e njerezve, por tani i duhej te besonte se edhe zombit evolohen? Por, nese kjo gje ndodh vertete...atehere njerezimi nuk ka asnje shprese!

"Mund te mendoni se zombit ndjejne vetem uri dhe asgje tjeter, por nuk eshte e vertete. Zombit arrijne te ndjejne edhe frike, kjo eshte e vetmja gje qe i ben te binden. Frika nga lloji i tyre, nga nje zombi me i fuqishem se nje grup i tere se bashku." Vazhdoi te fliste ajo.

"Hej, nga i di ti gjithe keto gjera?" E pyeti Misa papritur. Floket e saj ishin kthyer te kuq qe kur Alhena filloi te fliste per zombit e evoluar.

"Nese te them se e kam perjetuar kete apokalips me pare dhe ne momentin e vdekjes u ringjalla dhe u ktheva pas ne kohe, a do me besoje?" E pyeti Alhena me nje buzeqeshje tallese ne fytyre. Ata qendruan ne qetesi serish.

"Jo, nuk te besoj." Foli Misa pas pak.

"Jam nje shkenctare dhe e kam studiuar kete dreq projekti prej vitesh. Edhe sa here me duhet tjua them kete gje? Gjithçka qe po ndodh ka qene e planifikuar." Genjeu ajo plot trishtim ne fytyre.

Askush nuk do e besonte gjithsesi. Kurre. Kjo ishte dicka qe duhej ta mbante perbrenda gjithe jeten. Nuk mund ti tregonte askujt dhimbjen, zemerimin dhe trishtimin qe kishte perjetuar gjate atyre 10 viteve qe kishte kaluar pas apokalipsit.

"Pra, zombit evolohen gjithashtu...Por, a nuk jemi edhe ne njerez te evoluar? A nuk mund ti vrasim?" Pyeti Agata pas pak.

"Eshte teper e rrezikshme, ju sapo i keni aktivizuar aftesite tuaja dhe nuk dini ti perdorni ne maksimum. Pastaj, ky lloj zombi mund te kete nje aftesi si telepatia. Ai mund te komunikoje me te gjithe zombit perreth. Ne as nuk mund ti afrohemi nje zombi te tille pa eleminuar tufen me qindra zombi si fillim. A eshte diçka qe doni ta provoni?"

"Jo. Le te largohemi qe ketu sa me shpejt." U pergjigj Darko menjehere.

"Perse nuk marim edhe dy djemte me vete? Ata do jene me te sigurte me ne." Sugjeroi Kiba papritur.

"Do provoj te flas me ta, por nuk mund tju premtoj asgje." Alhena u dorezua ne fund dhe kjo i beri te tjeret te buzeqeshnin pak.

Ajo u largua prej aty per te gjetur dy djemte. Rasvan i tha se te dy shkonin shpesh prane nje lumi te vogel qe kalonte neper pyll dhe ajo filloi ti kerkonte. Eci gjate dhe po shikonte rrotull me kujdes e me ne fund pa nje koke bjonde e buzeqeshi. Donte ta trembte pak dhe filloi te ecte me ngadale dhe pa bere asnje zhurme drejt tij.

Bellamy i kishte kthyer shpinen dhe ndodhej pas nje peme, sikur po veshtronte diçka prej aty me vemendje. Kur e kuptoi kete gje, Alhena mendoi se ai po shikonte ndonje zombi, prandaj nuk e trembi, por tani ishte shume afer tij dhe ai as nuk e kishte vene re prezencen e saj. Si mund ti thoshte se ishte pas tij, pa e trembur e pa bere zhurme?

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now